By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
RTK-ja finaliste në garën prestigjioze ndërkombëtare “Japan Prize 2025”
August 7, 2025
Ora po ecën
August 7, 2025
Dronët ukrainas sulmuan një rafineri nafte në Krai Krasnodar dhe dy stacione hekurudhore pranë Volgogradit
August 7, 2025
142 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
August 7, 2025
Operacion policor pas incidentit me të shtëna
August 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konfuzioni që shkaktoi Stoltenbergu për forcat e sigurisë në veri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konfuzioni që shkaktoi Stoltenbergu për forcat e sigurisë në veri
Ballina 1Lajme

Konfuzioni që shkaktoi Stoltenbergu për forcat e sigurisë në veri

Kosova Times
Last updated: 2023/09/08 at 5:49 PM
Kosova Times Published September 8, 2023
Share
SHARE

Askush nga institucionet e Kosovës nuk ka sqaruar ende nëse NATO-ja dhe misioni i saj paqeruajtës në Kosovë, KFOR, kanë eventualisht ndonjë kërkesë të re në lidhje me dërgimin e policisë speciale të Kosovës në veri – zonë e banuar me shumicë serbe.

Dilema nëse kjo polici duhet të marrë miratimin e KFOR-it për dislokim atje, është ngritur një ditë më parë, pas një deklarate të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Duke iu referuar një dokumenti të vitit 2013, në të cilin Qeveria e Kosovës zotohet ndaj NATO-s se nuk do ta dislokojë Forcën e Sigurisë së Kosovës në veri pa konsultime me KFOR-in, Stoltenberg ka thënë:

“Ne presim konsultime për secilin veprim të forcave të sigurisë së Kosovës, Policisë së Kosovës, që mund të ketë ndikim në siguri. Çdo zbarkim i forcave speciale kërkon miratimin e KFOR-it dhe ka nevojë për konsultim të afërt mes autoriteteve të Prishtinës dhe KFOR-it”.

I pyetur nga gazetarët nëse kjo nënkupton kushte të reja për Kosovën, Stoltenberg e ka mohuar.

Ai i ka bërë komentet në një konferencë të përbashkët për media me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në Bruksel.

Për më shumë sqarime, REL-i i është drejtuar NATO-s dhe misionit të saj në Kosovë, KFOR, Zyrës së Presidentes së Kosovës, Zyrës së Kryeministrit të Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, por prej asnjërit institucion nuk ka marrë përgjigje.

Zyra e Presidentes e ka sugjeruar REL-in që t’i referohet deklaratës së Osmanit gjatë konferencës për media me Stoltenbergun, si dhe intervistës së shefit të stafit të presidentes, Blerim Vela, për Televizionin Klan Kosova.

Osmani në Bruksel ka thënë se dokumenti i vitit 2013 “fokusohet vetëm në Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

Ngjashëm, Vela ka konfirmuar se “Osmani ia ka sqaruar Stoltenbergut se dokumenti i vitit 2013 ka në fokus vetëm Forcën e Sigurisë së Kosovës”.

“Unë nuk mund ta gjykoj se a ka qenë ngatërrim apo me qëllim [deklarata e Stoltenbergut] për këtë çështje. Por, ka qenë një dakordim se ky [dokumenti] zbatohet vetëm në raport me FSK-në”, ka thënë Vela.

Beogradi zyrtar, i cili vazhdon ta kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, të shpallur më 2008, e ka komentuar deklaratën e Stoltenbergut. Presidenti Aleksandar Vuçiq ka thënë se shpreson që ajo “të ketë ndikim, nëse jo te [kryeministri i Kosovës, Albin] Kurti, atëherë të paktën te disa të tjerë, te EULEX-i [misioni i BE-së në Kosovë] dhe te sjellja e KFOR-it”.

KFOR-i është vendosur në Kosovë pas luftës, më 1999, dhe është përgjegjës për sigurinë në vend.

Çfarë thotë dokumenti i vitit 2013?

Në letër-zotimin që kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ia ka dërguar shefit të atëhershëm të NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, ai, në emër të Qeverisë së Kosovës, ka ofruar “garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë veprime në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in”.

Letra nga 2013 ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi, dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Andreas Fogh Rasmussen ku Thaçi premtoi se FSK-ja nuk do të shkojë në veri të vendit, pa pëlqimin e KFOR-it.

Letra nga 2013 ndërmjet kryeministrit të atëhershëm Hashim Thaçi, dhe ish-sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Andreas Fogh Rasmussen ku Thaçi premtoi se FSK-ja nuk do të shkojë në veri të vendit, pa pëlqimin e KFOR-it.

Në dokument thuhet se ky zotim “është në përputhje të plotë me obligimet ekzistuese të Kosovës kundrejt NATO-s, të cilat Qeveria e Republikës së Kosovës i zbaton me seriozitet të madh”.

Gjithashtu, në dokument theksohet se Qeveria e Kosovës e ka të qartë se KFOR-i, në përmbushjen e mandatit të tij, mund të angazhohet me përfaqësuesit legjitimë të komunitetit lokal në veri të Kosovës, si pjesë e një procesi të rregullt bashkëveprimi.

Paralajmërim për kërkesë të re?

Shpat Balaj, hulumtues në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, beson se deklarata e Stoltenbergut, marrë parasysh nivelin e organizatës që ai drejton, “nuk ka të bëjë me ndonjë ngatërrim”.

“Unë mendoj që kjo [deklaratë] është në vazhdën e narracionit të bashkësisë ndërkombëtare në përgjithësi, për situatën që është krijuar në veri të vendit, në vitet fundit. Nuk është më sekret se ata nuk janë të kënaqur dhe se nuk e përkrahin vendosjen e forcave speciale të Policisë së Kosovës për të mbajur rendin dhe sigurinë në veri të vendit”, thotë Balaj për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, deklarata e Stoltenbergut është mesazh për institucionet e Kosovës që t’i tërheqin forcat speciale policore nga veriu i vendit.

Balaj thotë se e sheh deklaratën e shefit të NATO-s më shumë si një lloj paralajmërimi për një koordinim më të gjerë të institucioneve të Kosovës me KFOR-in, kur bëhet fjalë për veprimet dhe angazhimet në veri.

“Kjo mund të lexohet më shumë si një mesazh apo kërkesë që potencialisht është duke dashur ta parashtrojë NATO-ja ose, në përgjithësi, bashkësia ndërkombëtare. Por, për të bërë diçka konkrete, unë mendoj se duhet një marrëveshje konkrete, siç është letër-këmbimi [i vitit 2013], i cili më pas ka vazhduar të njihet si marrëveshje zyrtare”, thotë Balaj.

Tensionet në veri

Veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, është vazhdimisht vatër e trazirave.

Banorët atje nuk iu binden vendimeve të institucioneve të Kosovës, por atyre të Serbisë, që funksionojnë në zonë përmes strukturave paralele.

Tensionet tani janë të larta për shkak të marrjes së pushtetit lokal nga përfaqësues të partive shqiptare.

Kryetarët shqiptarë kanë dalë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme të prillit, të cilat popullata lokale serbe i ka bojkotuar.

Ata kanë hyrë në zyrat komunale në fund të majit, nën përcjelljen e policisë speciale të Kosovës.

Serbët lokalë e kanë kundërshtuar një gjë të tillë dhe, në disa raste, kanë protestuar dhunshëm.

Në përpjekje për të shtensionuar situatën, autoritetet e Kosovës kanë bërë një marrëveshje me përfaqësues të BE-së, më 10 korrik.

Marrëveshja parasheh tërheqjen e policisë speciale të Kosovës nga objektet komunale në veri dhe organizimin e zgjedhjeve të reja në katër komunat atje: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Deri më tash, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka tërhequr gjysmën e forcave speciale policore nga objektet komunale, si dhe është në proces e sipër të organizimit të zgjedhjeve.

You Might Also Like

RTK-ja finaliste në garën prestigjioze ndërkombëtare “Japan Prize 2025”

142 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Arrestohet personi i dënuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Policia në Pejë ekzekuton 87 urdhërarrestime gjatë muajit korrik

Moti në Shqipëri, me kthjellime dhe erëra të forta në bregdet

Kosova Times September 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një nga vizitorët e mbijetuar në festivalin Nova tha se pas sulmit terrorist, 50 izraelitë kryen vetëvrasje

Kosova Times Kosova Times April 17, 2024
Konjufca: Bajrami i Kurbanit na e kujton se sa të rëndësishme janë solidariteti dhe porositë hyjnore
Bajrami: Rritja e investimeve të huaja direkte në Kosovë është kryesisht rezultat i inflacionit dhe i blerjeve të banesave nga diaspora
Sheholli: Vjosa Osmanit ja siguruam ne votat për t’u bërë Presidente përms Listës Serbe
Gratë ruse në hall pas ikjes së burrave për shkak të luftës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?