By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Kurti në hapjen e festivalit `Mitrovica Internacional Jazz`
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Institucionet serbe mbesin në objektin në Mitrovicë të Veriut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Institucionet serbe mbesin në objektin në Mitrovicë të Veriut
Ballina 1Lajme

Institucionet serbe mbesin në objektin në Mitrovicë të Veriut

Kosova Times
Last updated: 2023/09/08 at 5:57 PM
Kosova Times Published September 8, 2023
Share
SHARE

Katër institucione të Serbisë, të vendosura në një objekt komunal në Lagjen e Boshnjakëve të Mitrovicë të Veriut vazhdojnë të shfrytëzojnë këtë ndërtesë, edhe pas përfundimit të orarit të punës më 8 shtator.

Kjo datë ishte paralajmëruar si afati i fundit për të liruar objektin, pasi autoritetet kanë argumentuar se i përket komunës së Mitrovicës së Veriut.

Nga kjo komunë nuk kanë qenë të qasshëm për koment, kurse zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani, i tha më herët Radios Evropa e Lirë se nuk kanë pranuar kërkesë për të asistuar në largimin e institucioneve nga ky objekt. Megjithatë, ai shtoi se policia është e gatshme të kryejë detyrat e saj për këtë çështje në momentin që i kërkohet.

Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, Drejtoria e Fondit të Sigurimit Pensional dhe Invalidor, Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës dhe Qendra për Punë Sociale prej kohësh përdorin këtë ndërtesë komunale.

REL ka marrë vesh se disa punëtorë të këtyre institucioneve e kanë kaluar natën në këtë objekt si dhe gjatë ditës të së premtes.

Ekipi i Radios Evropa e Lirë po ashtu ka parë se punonjësve u është sjell ushqim në fund të orarit të punës.

Po ashtu, më herët gjatë 8 shtatorit presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se serbët “nuk do t’i dorëzojnë” ndërtesat në veri të Kosovës.

Si erdhi deri te kjo situatë?

Një aksion për largimin e këtyre institucioneve të Serbisë nga objekti komunal në Mitrovicë të Veriut, fillimisht ishte paraparë të zhvillohej më 25 gusht, por ishte shtyrë për dy javë.

Para kësaj, inspektorati komunal u kishte dërguar këtyre institucioneve një paralajmërim që të lironin zyrat pasi ato nuk kishin dorëzuar dokumente apo kontrata për të dëshmuar se kanë leje ta shfrytëzojnë objektin.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, më 7 shtator iu drejtua komunitetit ndërkombëtar, përfshirë shteteve të QUINT-it dhe përfaqësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, duke thënë se paralajmërimi për largimin nga ky objekt i institucioneve serbe “mund të çojë në thellimin e krizës në veri të Kosovës dhe rritjen shtesë të tensioneve në terren”.

Në letrën, që Petkoviq u dërgoi përfaqësuesve ndërkombëtar, u tha se veprimet e tilla të “njëanshme dhe joligjore nga Prishtina paraqesin një provokim të rrezikshëm” që sipas tij kërcënojnë të drejtat dhe jetën e popullit serb që jeton në veri të Kosovës.

Ndërkaq, më 6 shtator, Lista Serbe –partia më e madhe e serbëve të Kosovës dhe gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar – tha se institucionet serbe nuk do të largohen nga objekti.

Autoritetet në Mitrovicë të Veriut kanë argumentuar se objekti u përket atyre dhe se i njëjti duhet të lirohet për shkak të disa “punimeve”. Megjithatë, në një deklarim të mëhershëm për REL-in, ato nuk specifikuan për çfarë lloj punimesh bëhet fjalë.

Mitrovica e Veriut gjendet në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe. Kjo komunë, së bashku me tri komuna të tjera në veri, që nga prilli kanë kryetarë shqiptarë, të cilët u zgjodhën në votimet e bojkotuara nga popullata serbe.

Në fund të majit, tensionet në veri të Kosovës u rritën, pasi kryetarët e rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale.

Pas rritje së tensioneve, Qeveria e Kosovës u pajtua në korrik që të ndërmerrte hapa drejt shtensionimit të plotë të situatës. Një ndër hapat për të cilat u pajtuan Prishtina dhe Brukseli parasheh edhe krijimin e bazës ligjore që do të mundësonte mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri.

Në këtë drejtim, më 5 shtator u publikua udhëzimi i ri administrativ që mundëson largimin e kryetarëve të komunave përmes një peticioni.

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

Kosova Times September 8, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Rubio: SHBA mund të bëjë marrëveshje të reja tregtare pas tarifave

Kosova Times Kosova Times March 16, 2025
Tahiri:Takimet me kundërshtarët, fushëbeteja që nuk guxojnë të shmangen
Shkon në 4 890 numri i viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri
Horoskopi ditor për 28 gusht 2024!
Shqipëria forcon mbrojtjen me rezervistë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?