By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti për barazimin: Të pakënaqur me rezultatin, por jo me kombëtaren
June 8, 2025
Komuna e Podujevës nga sot nis dezinsektimin e hapësirave publike
June 8, 2025
Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm
June 8, 2025
Gjokoviqi `lavdëron` Shqipërinë
June 8, 2025
Media britanike “Times”: Zbuloni pikat sekrete dhe piktoreske të jugut të Shqipërisë
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dhoma e Përfaqësuesve do të hapë hetim për gjykimin e Bidenit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Dhoma e Përfaqësuesve do të hapë hetim për gjykimin e Bidenit
Ballina 2Rajon / Botë

Dhoma e Përfaqësuesve do të hapë hetim për gjykimin e Bidenit

Kosova Times
Last updated: 2023/09/12 at 6:43 PM
Kosova Times Published September 12, 2023
Share
SHARE

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Kevin McCarthy, tha më 12 shtator se ka udhëzuar një komitet të Dhomës që të hapë zyrtarisht një hetim për gjykimin e presidentit Joe Biden, lidhur me marrëveshjet biznesore të familjes së tij.

Njoftimi për nisjen e procedurave, që në anglisht njihet si “impeachment”, vjen para zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024.

McCarthy tha se hetimi i Komitetit për Mbikëqyrje i Dhomës së Përfaqësuesve deri tani ka gjetur një “kulturë korrupsioni” përreth familjes Biden, përderisa republikanët po hetojnë marrëdhëniet se si ka bërë biznes djali i presidentit, Hunter Biden, para se Joe Biden të merrte detyrën e presidentit.

“Këto janë pretendime për shpërdorim të pushtetit, pengim dhe korrupsion dhe ato kërkojnë një hetim të mëtejmë nga Dhoma e Përfaqësuesve”, tha McCarthy, republikan nga Kalifornia.

“Prandaj unë po e udhëzoj Komitetin e Dhomës për të hapur një hetim zyrtar për shkarkimin e presidentit Joe Biden”, shtoi ai.

Njoftimi i bërë nga McCarthy vjen në kohën kur ai po përballet me presion në rritje nga krahu i djathtë i partisë së tij që të ndërmarrë veprime ndaj Bidenit.

McCarthy pritet të ketë disa takime gjatë kësaj jave me ligjvënësit, përfshirë edhe takime prapa dyerve të mbyllura për të diskutuar për shkarkimin e Bidenit.

Shtëpia e Bardhë e ka cilësuar njoftimin për nisjen e hetimit si proces të motivuar politikisht.

“Kryetari McCarthy nuk duhej të binte nën presionin e anëtarëve të së djathtës, të cilët po kërcënojnë me mbylljen e Qeverisë nëse nuk nis gjykimi, pa prova, ndaj presidentit Biden. Pasojat për popullin amerikan janë shumë serioze”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ian Sams.

Hapja e hetimit për gjykim ndaj Bidenit, vjen në kohën kur ish-presidenti republikan, Donald Trump – i cili dy herë u gjykua por u lirua nga akuzat nga Senati – po përballet me akuza serioze në gjykata. Vetëm gjatë këtij viti, Trump, që po ashtu është kandidat për president, është përballur me katër akuza. Ndër akuzat që rëndojnë ndaj Trumpit është edhe ajo se ai tentoi të përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020, të cilat Biden i fitoi.

Çfarë është “impeachment”?

Procedura për shkarkimin e presidentit që në anglisht njihet si “impeachment” do të thotë të ngresh akuza në Kongres, që do të përbëjnë bazën për gjykim.

Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara thotë se një president largohet nga detyra për “tradhti, ryshfet, shkelje të rëndë ose kundërvajtje të tjera”.

Procedura për shkarkim zhvillohet në dy faza. Nis me seanca dëgjimore në Dhomën e Përfaqësuesve dhe, nëse miratohet me shumicë të thjeshtë, procesi kalon në Senat, ku edhe mbahet gjykimi.

Në Senat, pastaj, duhen dy të tretat e votave për largimin e presidentit nga detyra dhe një gjë e tillë nuk është arritur kurrë në historinë e Shteteve të Bashkuara.

Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve po hetojnë se si Hunter Biden ka bërë marrëveshje biznesore, por deri më tani ata nuk kanë paraqitur ndonjë dëshmi të fuqishme që e lidhin atë dhe presidentin. Ata kanë treguar disa raste, kryesisht kur Biden ishte nënpresident i Barack Obamas, kur ai kishte folur në telefon me djalin e tij dhe kishte shkuar në vendet ku kishte darkuar djali i tij me partnerët e biznesit.

Republikani James Comer, që udhëheq Komitetin Mbikëqyrës, po heton në financat e familjes Biden, dhe pritet që të kërkojë të dhënat bankare të Hunter BIden, që t’i prezantojë para panelit, për të parë rrjedhjen e parave.

Të martën, Comer ka kërkuar nga Departamenti amerikan i Shtetit që t’i ofrojë dokumente lidhur me punën e Bidenit si nënpresident gjatë administratës Obama për të pastruar aferat korruptive në Ukrainë. Comes dëshiron të kuptojë qëndrimin e DASh-it për ish-prokurorin ukrainas, Viktor Shokin, të cilin Biden dhe shumë nga aleatët perëndimorë dëshironin ta largonin nga detyra për shkak të akuzave për korrupsion.

Marrëveshjet biznesore në Ukrainë dhe Kinë nga Hunter gjatë kohës kur Biden ishte nënpresident, kanë qenë në shënjestër të vazhdueshme të akuzave nga republikanët.

Hunter Biden aktualisht është nën hetime nga një prokuror special i Departamentit të Drejtësisë për dyshimet për shmangie të taksave dhe pritet që në fund të këtij muaji ndaj tij të ngrihet akuzë për shkelje të mbajtjes së armëve të zjarrit.

Shtëpia e Bardhë ka insistuar se Biden nuk është përfshirë në asnjë nga marrëveshjet biznesore të të birit. Demokratët në Komitetin Mbikëqyrës kanë argumentuar se pretendimet ndaj Bidenit janë të pabaza, të cilat po bëhen para zgjedhjeve të vitit 2024, ku Biden kërkon që të rizgjidhet në postin e presidentit.

Këto zhvillime vijë para afatit të 30 shtatorit, kur duhet të miratohet projektligji për shpenzime, pasi në atë datë përfundon viti fiskal. Kongresi duhet të miratojë fondet e reja, ose Qeveria amerikane mund të mbyllet.

You Might Also Like

Ndeshja ndaj Serbisë, Proda: Policia dëshmoi profesionalizëm

Publikohen pamjet e ndjekjes së të miturit që qëlloi kandidatin presidencial të opozitës kolumbiane

Sulm i fuqishëm me dron në Moskë. Aeroportet janë mbyllur, fabrika është në flakë…

Trumpi dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles pas përleshjeve të dhunshme

Kandidati për president në Kolumbi qëllohet me plumba në kokë në mitingu

Kosova Times September 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Fushë Kosova ndan rreth 335 mijë euro për arsim

Kosova Times Kosova Times July 16, 2024
Zhytësit në një makth të tmerrshëm Ja si duket kur gjendesh nën ujë në mes të një tërmeti (VIDEO)
Gjyqtari Latif Demolli merr yllin e tretë – rangu më i lartë në IBA
Hapja e zyrës së DEA-s në Shqipërii: Rusta: Do ‘paketojnë’ peshqit e mëdhenj
Kurti reagon për djegien e dyqanit të nënkryetares së Zveçanit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?