By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 15 dhjetor
December 15, 2025
Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç
December 14, 2025
Sulm brutal me acid në park: Gruaja nga Xhorxhia po lufton për jetën e saj
December 14, 2025
The Telegraph mbi vullnetarët serbë në Ukrainë: Ata kanë mbështetjen e Dodikut
December 14, 2025
Fitore dramatike për Prishtinën, Rahoveci triumfon bindshëm ndaj Pejës
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi: Dorëheqja e kryetarëve shqiptarë, kërkesë e Beogradit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi: Dorëheqja e kryetarëve shqiptarë, kërkesë e Beogradit
Ballina 1Lajme

Krasniqi: Dorëheqja e kryetarëve shqiptarë, kërkesë e Beogradit

Kosova Times
Last updated: 2023/09/13 at 4:04 PM
Kosova Times Published September 13, 2023
Share
SHARE

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës (MAPL), Elbert Krasniqi, tha më 13 shtator se dorëheqja e kryetarëve shqiptarë të katër komunave me shumicë serbë në veri të Kosovës është kërkesë vetëm e Beogradit. Ai i bëri këto komente pas deklaratës së emisarit amerikan Gabriel Escobarit se dorëheqja e tyre është rruga më e mirë për zgjedhjet e parakohshme në veri.

Krasniqi theksoi në një konferencë për media në Prishtinë se “ne nuk jemi këtu për t’u përkujdesur për kërkesat e Beogradit”, duke këmbëngulur se kryetarët mund të largohet nga zyrat vetëm përmes një udhëzimi të ri administrativ.

“Në të kaluarën kryetarët në veriun e vendit kanë qenë në dispozicion të Listës Serbe dhe grupeve kriminale dhe asnjëherë në dispozicion të qytetarëve, udhëzimi administrativ është proces demokratik…dhe gjithçka tjetër nuk është kërkesë e qytetarëve atje as kryetarëve të komunave, janë kërkesa të Beogradit”, tha Krasniqi.

Escobari tha sot për Zërin e Amerikës se rruga më e shpejtë dhe më e lehtë për zgjedhjet e reja në veri të Kosovës do të ishte nëse kryetarët e tanishëm shqiptarë japin dorëheqje.

Kryetarët shqiptarë në katër komunat me shumicë serbe në veri, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, morën detyrën pas zgjedhjeve të prillit, të cilat u bojkotuan dhe kundërshtuan ashpër nga serbët lokalë, duke shkaktuar tensionim të situatës.

Si pasojë, BE-ja më pas vendosi disa masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mospërmbushjes së kërkesave, ndërkaq SHBA-ja njoftoi se Prishtina nuk do të merrte pjesë në stërvitjet ushtarake të NATO-s, Defender Europe 23.

Kosova është zotuar për riorganizimin e zgjedhjeve, por dëshiron ta bëjë këtë përmes një udhëzimi administrativ që u mundëson qytetarëve t’i shkarkojnë kryetarët e komunave të tyre përkatëse përmes një peticioni.

Krasniqi e përsëriti se “masat ndëshkuese janë të padrejta për Kosovën e kemi bërë të qartë disa herë, si Kosovë jemi të përshkuar për përmbushjen e obligimeve që i kemi, si dakordimet në Bratislavë jemi duke i përmbushur. Pothuajse janë të përmbushura të gjitha, si tërheqja e policisë dy herë nga 20 për qind dhe udhëzimi administrativ. Pjesa tjetër është pjesë e demokracisë dhe ia lamë në dorë qetarëve”.

Në korrik, Kosova dhe Bashkimi Evropian u pajtuan për hapat që duhet të ndërmerren për shtenisionimin e situatës, përfshirë edhe reduktimin e pranisë policore në komunat veriore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Kosova i ka tërhequr dy herë nga 25 për qind numrin e policëve në ndërtesat komunale në veri.

You Might Also Like

Maqedonci ngushëllon SHBA-në pas sulmit terrorist në Siri

Bankat rrisin tarifat e disa shërbimeve për 100%, BQK pranon 17 ankesa

Janjiq: Serbia de fakto e ka njohur Kosovën

Nga UÇK te Ushtria: Rrugëtimi i FSK-së drejt forcës moderne

Sulmi terrorist, Begaj: Shqipëria në solidaritet të plotë me Australinë

Kosova Times September 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ka vdekur aktori Bernard Hill, i cili luajti në filmat Titaniku dhe The Lord of the Rings

Kosova Times Kosova Times May 5, 2024
LDK-ja kërkon veprim nga Prokuroria, pas vendimit të Supremes
Kommersant: burri i themeluesit të Wildberries po përpiqet të ndalojë bashkimin e tregut me Russ përmes Rospatent
Çfarë biseduan Kurti me Drejtorin Ekzekutiv të Institutit Tony Blair për Ndryshim Global, Ryan Wain
FSB publikoi videon: “Ky është njeriu që vrau një gjeneral në mes të Moskës për 100 mijë dollarë”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?