By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sllovenia ka detin më të pastër në Evropë
July 31, 2025
Barcelona: Sa më shumë të paguajnë turistët, aq më pak do të duhet të paguajnë qytetarët
July 31, 2025
Provoni cilbirin – një gatim turk të thjeshtë por të shijshëm, ideal për ditët e nxehta
July 31, 2025
Një thesar i vërtetë në shtëpi: Ky produkt ushqimor i lirë zgjidh thembrat e ashpra, kërpudhat ..
July 31, 2025
Horoskopi ditor për 30 korrik
July 31, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Komisioni për Reformën Zgjedhore – Kërkohet ndihma e ndërkombëtarëve, angazhohen ekspertë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Komisioni për Reformën Zgjedhore – Kërkohet ndihma e ndërkombëtarëve, angazhohen ekspertë
Ballina 1Lajme

Komisioni për Reformën Zgjedhore – Kërkohet ndihma e ndërkombëtarëve, angazhohen ekspertë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/10 at 1:12 PM
Kosova Times Published October 10, 2022
Share
SHARE

Komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore në Kosovë e ka miratuar planin e punës së Komisionit, përderisa për buxheti u tha se do të diskutohet pas takimit me partnerët ndërkombëtarë.

Me ndërkombëtarët u tha se do të diskutohet edhe për mënyrën se si do të realizohet reforma.

Komisioni gjithashtu morri vendim që brenda kësaj jave të ketë takim me shoqërinë civile, kurse më 25 dhe 26 tetor të mbahet punëtori dy ditore.

Kryetari i Komisionit, Abelard Tahiri, tha se partitë kanë të drejtë të angazhojë ekspertë në bazë të numri të deputetëve, duke shtuar se deri në fund të javës duhet të dërgohet emrat e propozuar.

“Propozimi është t’i shtohet edhe një caktimi i ekspertëve nga Grupet Parlamentare. Do të ishte e mirëseardhur angazhimi i ekspertëve të jemi më efektiv ne punën tonë si Komision. Propozohen 2 këshilltarët e VV, një nga PDK, një nga LDK, një nga AAK. Ne duhet t’i procedojmë deri në fund të kësaj jave emrat”.

Sa i përket shqyrtimit të planit të punës, Tahiri tha se duhet të jenë sa më fleksibil, duke përmendur një varg çështjesh që Komisioni duhet të adresojë.

“Çka mund të adresojmë janë çështje që kërkojnë ndryshime ligjore. Ne mund t’i propozojmë seancës ndryshime ligjore. Sa i përket takimeve me partnerë të zyrës së BE kanë qenë vazhdimisht në monitorimin e zgjedhjeve”.

“Nuk mendoj që duhet me u ndal, por me vazhduar me qenë pjesë e takimit. Në këto rrethana është krijuar ky komision Ad-Hoc. Adresimi te keqpërdorimi i votës duhet t’i trajtojmë. Edhe ndryshimet Kushtetuese, edhe çështjet ligjore duhet të jenë pjesë e diskutimit”.

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, tha se është i nevojshëm konsensusi për të arritur një akordim për këtë çështje.

“Propozoj sa më parë të japim emra për këshilltar dhe ta mbështesin. Puna jonë është t’i analizojmë të gjitha rekomandimet e partive politike, shoqërisë civile”.

“Ne në Kuvend duhet të dërgojmë raportin me rekomandime. Ne na duhet konsensus. Ne po koncentrohemi tek Ligji për zgjedhje të përgjithshme. Nuk mund ta prezantojmë në opinion si formë zgjedhore”.

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi, tha se roli i Komisionit është që të rekomandohen ndryshimet e të procedohen në seancë, raporton EO.

“Rekomandimet raportet ekzistojnë. Ne kemi rolin me materializuar rekomandimet në dispozita ligjore, Ligjin për zgjedhje të përgjithshme”.

“Roli jonë është me amendamentuar projektligjin. Ne mund t’i analizojmë raportet, por nuk mendoj që duhet të shkojë në seancë. Roli jonë është të ndryshojmë Ligjin për zgjedhje”.

Deputeti i PDK, Ilmi Reçica kërkoi debat parlamentar për të bërë një reformë të mirëfilltë.

“Nëse ne kemi në plan të punës të ne bisedojmë me organizata pse të mos kemi një debat parlamentar për të bërë një reformë të mirëfilltë. Varet se a do t’i bëjmë me ndryshime Kushtetuese apo ligjore”.

You Might Also Like

Padi penale për dëmtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren

Tragjedi në Prizren, një punëtor bie nga kulmi dhe humb jetën

Lladrovci: Asnjëherë nuk e kam shantazhuar Thaçin, Lushtaku më ka luftuar

OEK mirëpret vendimin e Komerciales për anulimin e njoftimit të ZRRE-së

Trepça thotë se një pjesë e pronave janë uzurpuar, paralajmëron lirim

Kosova Times October 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Sulmoi fizikisht nënën dhe motrën e tij, arrestohet i dyshuari

Kosova Times Kosova Times September 14, 2024
Hyseni: Po zgjidhet edhe problemi i kampusit të Universitetit ‘Kadri Zeka’
Latifi: Epopeja e UÇK-së në Rahovec u shkrua me gjak
Koreja e Jugut nuk e përjashton mundësinë e furnizimit të Ukrainës me armë
Gjenden mbetje njerëzore në dy valixhe, policia nis hetimet
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?