By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 10 janar 2026
January 10, 2026
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: GAP: Për 12 vjet gati është dyfishuar numri i kosovarëve në Gjermani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > GAP: Për 12 vjet gati është dyfishuar numri i kosovarëve në Gjermani
Ballina 1Lajme

GAP: Për 12 vjet gati është dyfishuar numri i kosovarëve në Gjermani

Kosova Times
Last updated: 2023/09/13 at 2:02 PM
Kosova Times Published September 13, 2023
Share
SHARE

Për 12 vjet pothuajse është dyfishuar numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në Gjermani, sipas një analize të publikuar nga Instituti GAP. GAP-i ka publikuar të mërkurën raportin statistikor “Migrimi i kosovarëve në Gjermani: Analizë statistikore”, në të cilin analizon të dhënat e emigrimit të kosovarëve në Gjermani duke përdorur rezultatet e mikrocensusit të vitit 2022 të Zyrës Federale të Statistikave të Gjermanisë për vitet 2010 – 2022.

Disa nga gjetjet kryesore të raportit tregojnë se sipas matjes së fundit të vitit 2022, në Gjermani jetojnë 542 mijë persona me sfond migrimi nga Kosova, nga të cilët 330 mijë kanë lindur në Kosovë.

“Nga këta 542 mijë persona, 289 mijë (53%) janë burra ndërsa 254 mijë (47%) janë gra. Nga krahasimi i të dhënave të vitit 2022 me ato të vitit 2010, konstatohet se numri i qytetarëve me origjinë nga Kosova që jetojnë në Gjermani pothuajse është dyfishuar. Rrjedhimisht, në një periudhë kohore 12 vjeçare shënohet rritje nga 291 mijë në 542 mijë, që rezulton në 251 mijë (86%) më shumë persona me sfond migrimi nga Kosova. Në vitin 2021, 21,468 persona kanë hyrë nga Kosova në Gjermani, dhe 4,323 persona me origjinë nga Kosova janë larguar nga Gjermania ku migrimi neto në këtë vit ishte 17,164 persona”, thuhet në raport.

Në mikrocensusin e vitit 2022, sipas GAP-it, 110 mijë persona deklaruan se bashkimi familjar është arsyeja kryesore e emigrimit të tyre nga Kosova në Gjermani; 85 mijë persona deklaruan se arsyeja kryesore është arratisja, azil-kërkimi dhe mbrojtja ndërkombëtare; 64 mijë persona deklaruan si arsye punësimin; ndërkaq, 41 mijë të tjerë emigruan për të krijuar familje.

“Të dhënat e vitit 2022 tregojnë se nga gjithsej 330 mijë persona të lindur në Kosovë, mosha mesatare në kohën kur ata emigruan në Gjermani ishte 22 vjeç. Po ashtu, nga 264 mijë kosovarë aktivë në tregun e punës në Gjermani, 251 mijë janë të punësuar, ndërsa 13 mijë janë të papunë”, thuhet tutje në raport.

You Might Also Like

KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare

Mbi 1 miliard euro, fondet peng i aprovimit nga Kuvendi i Kosovës

Rasti i BSK-së, i përkeqësohet gjendja të dyshuarit gjatë seancës

Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri

Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero

Kosova Times September 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Moti sot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara

Kosova Times Kosova Times January 28, 2025
Publikohet Deklarata për të Zhdukurit
Delfin Pllana emërohet ambasador i Kosovës në Hungari
“E luta të më përdhunonte dhe të më vrasë”:Rrëfen nxënësja 15 që u rrëmbye nga profesori që e mbajti me muaj
Haavisto e Sorensen, kandidatë favorit për emisar të BE-së për dialog
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?