By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 qershor
June 11, 2025
Bislimi: Sorensen, vizion të qartë për dialogun, Serbia po saboton procesin
June 10, 2025
Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë
June 10, 2025
Kurti shpreh ngushëllime pas sulmit tragjik në një shkollë në Graz
June 10, 2025
Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës
June 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në vazhdën e krizave politike rritet numri i incidenteve me motive etnike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Në vazhdën e krizave politike rritet numri i incidenteve me motive etnike
Ballina 1Lajme

Në vazhdën e krizave politike rritet numri i incidenteve me motive etnike

Kosova Times
Last updated: 2023/09/13 at 10:04 PM
Kosova Times Published September 13, 2023
Share
SHARE

Incidentet me motive etnike në Kosovë janë duke u rritur gjatë vitit 2023, krahasuar me dy vitet e mëparshme, thonë të dhënat e Policisë së Kosovës.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë (REL), Policia e Kosovës thekson se nga fillimi i këtij viti janë regjistruar 16 incidente ndëretnike dhe shton se këto raste po hetohen sikurse të gjitha veprat tjera penale.

Sipas policisë, gjatë vitit 2022, numri i rasteve të incidenteve me motive etnike shënoi rënie, në krahasim me vitin 2021, por nuk sqaron arsyet e mundshme se pse sivjet janë rritur sërish incidentet e tilla.

Meqë ra fjala, në vitin 2022, policia ka cilësuar 11 incidente me motive etnike, ndërsa në vitin 2021 kanë qenë 14 të tilla.

REL-i i është drejtuar Qeverisë së Kosovës me pyetjen nëse janë të informuar se trendi i incidenteve ndëretnike është në rritje dhe çfarë mund të bëjnë institucionet për këtë, por përgjigja nuk ka marrë deri në publikimin e këtij artikulli.

Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha më 12 shtator se çështja e “sulmeve ndaj serbëve të Kosovës” do të jetë një nga temat kryesore në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, të enjten, në Bruksel.

Çfarë incidentesh po ndodhin?

Djegia e shtëpisë së një të kthyeri serb në komunën e Vushtrrisë dhe sulmi i pretenduar ndaj një serbi në rrugën për në fshatin Dobrotin të komunës së Graçanicës, në afërsi të Prishtinës, janë dy incidentet e fundit të raportuara më 11 shtator nga Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Policia e Kosovës nuk iu përgjigj konkretisht pyetjes së REL-it për këto raste, por nënvizoi se, “bazuar në kompetencat dhe detyrat e saj për zbatimin e ligjit, ajo [Policia e Kosovës] është gjithmonë e përkushtuar që të kujdeset për të gjithë qytetarët dhe pronën e tyre, pa dallim etnie, race apo orientimi”.

Në anën tjetër, Igor Markoviq nga organizata joqeveritare Aktiv, e cila monitoron rreziqet e sigurisë për serbët në Kosovë, thotë se numri i incidenteve ndëretnike është më i madh sesa ai që policia ia ka konfirmuar REL-it.

Ai shpjegon se serbët e kthyer janë “më të cenuarit” dhe se në përgjithësi nuk i raportojnë incidentet në polici ose policia nuk i ka karakterizuar si të motivuara etnikisht.

“Ka pasur një numër të madh të sulmeve në pronën dhe sigurinë fizike të të kthyerve, po flasim për pjesën perëndimore të Kosovës”, thotë Markoviq dhe shton se një situatë e tillë mund të ndikojë negativisht në normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në fillim të korrikut, në komunën e Istogut, persona të paidentifikuar i vunë zjarrin edhe një shtëpie të një serbi të kthyer, ndërkaq incidenti u dënua nga zyrtarë të lartë të Kosovës dhe diplomatë të huaj.

Çfarë shohin serbët në Kosovë si rreziqe sigurie?

Që nga viti 2016, organizata joqeveritare Aktiv nga Mitrovica e Veriut ka analizuar pikëpamjet e komunitetit serb në Kosovë për çështje të ndryshme, përfshirë këtu edhe sigurinë.

Në raportin për vitin 2022, incidentet ndëretnike konsiderohen si rreziku i tretë më i madh për sigurinë e komunitetit serb në Kosovë. Ky hulumtim është kryer nëpërmjet një mostre prej 540 njerëzve të anketuar nga dhjetë komuna me shumicë serbe, në veri dhe në jug të lumit Ibër.

Rreth 40 për qind e të anketuarve, në jug dhe veri, theksuan paqëndrueshmërinë politike si rrezikun më të madh për sigurinë dhe kjo çështje u perceptua pothuajse në mënyrë të barabartë nga serbët në veri dhe në jug.

Nga ana tjetër, ekzistojnë dallime në përgjigjet që kanë të bëjnë me incidentet dhe krimet ndëretnike. Për shembull, të dhënat tregojnë se incidentet ndëretnike janë problemi më i madh për serbët në jug të Ibrit, ndërsa kriminaliteti është problemi më i madh për serbët në veri të Kosovës.

Pse janë shtuar incidentet ndëretnike?

Situata e paqëndrueshme politike, kriza në veri të Kosovës dhe “retorika e ashpër” e zyrtarëve kosovarë janë disa nga arsyet pse incidentet ndëretnike janë shtuar këtë vit, konsiderojnë Igor Markoviq nga Aktiv dhe Ivan Nikoliq nga organizata Komunikimi për zhvillim të shoqërisë nga Graçanica.

Markoviq thekson se çdo krizë në veri “derdhet” në incidente individuale ndëretnike në jug dhe nënvizon se kjo çështje duhet të trajtohet më seriozisht nga institucionet e Kosovës dhe komuniteti ndërkombëtar.

Ivan Nikoliq thekson se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpeshherë përmendin serbët dhe Serbinë në një kontekst negativ dhe nën dritën e ngjarjeve të fundit të viteve ‘90.

“Kjo sigurisht që nuk kontribuon për pajtimin e këtyre dy komuniteteve, as për një të ardhme më të mirë, por krijon një hendek, i cili ishte, së paku, më i vogël në vitet e kaluara”, thotë Nikoliq.

Autoritetet e Kosovës ia ngarkojnë përgjegjësinë Serbisë për krizat në veri të Kosovës dhe në këtë kontekst shpesh përmenden “grupet kriminale që punojnë për Beogradin”.

Kryeministri i Kosovës disa herë iu është drejtuar pjesëtarëve të komunitetit serb në gjuhën e tyre amtare me mesazhin se Qeveria e tij nuk po punon kundër tyre, por në favor të tyre.

Bisedimet për sigurinë në kuadër të dialogut?

Në prag të vazhdimit të dialogut në Bruksel më 14 shtator, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi se e kishte njoftuar të dërguarin special të BE-së, Miroslav Lajçak, për “problemin e sigurisë së qytetarëve të komunitetit serb në Kosovë”.

“Dhe, të enjten do ta theksoj atë problem, do të jetë një nga temat kryesore”, tha presidenti i Serbisë.

Igor Markoviq dhe Ivan Nikoliq vlerësojnë se çështja e sigurisë është dashur të ngrihet shumë kohë më parë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili po zhvillohet për më shumë se dhjetë vjet në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Valët e incidenteve (ndëretnike) nuk janë të reja, ato ndodhin kryesisht në periudhën e pranverës, siç tregohet nga hulumtimet tona gjatë viteve të fundit. Reagimi i bashkësisë ndërkombëtare ka qenë mjaft i vakët, nga institucionet e Kosovës edhe më i paktë, kështu që nuk besoj se tema e sigurisë do të jetë në agjendën e dialogut në Bruksel, gjë që është për të ardhur keq nëse e shohim shtimin e incidenteve”, thotë Markoviq.

Ivan Nikoliq, gjithashtu, shpreh mendimin se çështja e sigurisë duhet të jetë “temë parësore” në kuadër të dialogut.

Ai konsideron se situata e sigurisë “dikton jetën dhe bashkëjetesën e mëtutjeshme në Kosovë” dhe se çdo gjë tjetër është “krejtësisht e pakuptimtë, nëse situata e sigurisë nuk është në nivel të kënaqshëm”.

You Might Also Like

Bislimi: Sorensen, vizion të qartë për dialogun, Serbia po saboton procesin

Konfirmohet vrasja e vajzës nga Vitia në Grac të Austrisë

Mustafa për Bukoshin: Ishte kolos i pavarësisë së Kosovës

Suspendohen tre policë pas incidentit ndaj eskortës së Kurtit në Skenderaj

Arrestohen tre persona për mashtrim me kredi

Kosova Times September 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Opinion

Përtej Vetos së Putinit: Domosdoshmëria Strategjike e Ukrainës në NATO

Kosova Times Kosova Times March 24, 2025
Raportohet për shpërthime në Zubin Potok
Nagavci për shkarkimin e rektorit: Nuk ndërhyjmë në autonominë e Universitetit
Vuçiq thotë se Serbia nuk ndryshon qëndrim për sanksionet ndaj Rusisë
Al Kawari: Katari do të jetë gjithmonë në krah të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?