By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë
May 8, 2025
ATK thirrje këngëtarëve dhe artistëve: Pagesa e tatimeve, obligim ligjor
May 8, 2025
Dodë Gjergji: Lutje për Papën e ri që ta udhëheq Kishën me urtësi e dashuri
May 8, 2025
Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë
May 8, 2025
Reçica e Rama akuzojë njëri-tjetrin për gjendjen në KRM `Pastrimi`
May 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: NATO dhe BE dënojnë ashpër valën “e tmerrshme” të sulmeve të Rusisë në Ukrainë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > NATO dhe BE dënojnë ashpër valën “e tmerrshme” të sulmeve të Rusisë në Ukrainë
Ballina 2Rajon / Botë

NATO dhe BE dënojnë ashpër valën “e tmerrshme” të sulmeve të Rusisë në Ukrainë

Kosova Times
Last updated: 2022/10/10 at 3:38 PM
Kosova Times Published October 10, 2022
Share
SHARE

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, dhe aleatët evropianë, kanë kritikuar valën “e tmerrshme” të sulmeve ajrore të Rusisë në Ukrainë, të cilat kanë lënë të vdekur shtatë civilë dhe kanë plagosur mbi 60 të tjerë, më 10 tetor.

Moska, në anën tjetër, i ka konsideruar sulmet si hakmarrje për veprimet “terroriste” të Kievit, duke përfshirë aty edhe sulmin në fundjavë, nëurën e vetme që lidh Rusinë me Gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Kievi dhe disa qytete tjera ukrainase janë shënjestruar në orët e para të 10 tetorit nga disa valë të sulmeve me raketa.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se katër rajone – Lviv, Poltava, Sumi dhe Ternopil – kanë mbetur pa rrymë pas sulmeve, dhe se me probleme të ngjashme mund të përballen edhe qyteza tjera.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia i ka planifikuar me qëllim sulmet në mëngjesin e 10 tetorit për të shkaktuar sa më shumë viktima civile, dhe se ka sulmuar infrastrukturën shtetërore për energji, përmes dronëve të prodhuar nga Irani.

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë më 10 tetor se sulmet kanë qenë shenjë e hakmarrjes ndaj veprimeve të Kievit.

Sipas tij, ushtria ruse ka përdorur më 10 tetor “armë precize” nga ajri, deti dhe toka, për të shënjestruar objektet kyçe të energjisë dhe ushtrisë.

Mirëpo si pasojë e sulmeve në Kiev, dhe qytetet tjera të mëdha ukrainase, janë goditur ndërtesa banimi dhe objekte të rëndësishme infrastrukturore.

“Kam folur me ministrin e jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba dhe kam dënuar sulmet e tmerrshme në infrastrukturën civile të Ukrainës”, ka thënë Stoltenberg.

“NATO-ja do të vazhdojë të mbështesë popullin e guximshëm ukrainas për të luftuar kundër agresionit të Kremlinit, aq sa të ketë nevojë”.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se është “e shokuar” nga sulmet e Rusisë.

“Rusia ia ka dëshmuar edhe një herë botës se çfarë përfaqëson: terror dhe brutalitet”, ka thënë von der Leyen.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

You Might Also Like

Gjermania pezullon statusin e partisë AfD si ekstremiste e krahut të djathtë

Beogradi u çlirua nga ukrainasit, por propaganda ruse dhe serbe e fshehin këtë

Trump: Papa i parë amerikan, çfarë nderi

BE kritikon udhëtimin e Vuçiqit në Moskë: Serbia të tregojë orientimin

Papa i ri shpallet Robert Prevost nga SHBA

Kosova Times October 10, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zelensky zbulon ‘ferrin’: dronin e ri të Ukrainës me raketa me rreze të gjatë

Kosova Times Kosova Times December 6, 2024
I shpallur në kërkim, arrestohet në Morinë 48-vjeçari
Përdorimi jo i drejtë i rrjeteve sociale sjell konflikte në shkolla
Kurti: Viti 2025 – i inkurajimit të grave për lidere në çdo fushë
Traktori i blinduar lëvron arat e minuara të Ukrainës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?