By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Izraeli publikon pamje të agjentëve që ngrenë sisteme sulmi në Iran
June 13, 2025
Komandanti i forcave speciale çeçene bën thirrje për mobilizim të një milion rusëve në përgjigje të sulmeve izraelite ndaj Iranit
June 13, 2025
Drejtpërdrejt: Izraeli sulmoi Iranin – Zhvillime minutë pas minute
June 13, 2025
Dasma Bezos-Sanchez në Venecia, 250 të ftuar, 30 taksi të rezervuara
June 13, 2025
Arrestohet në Greqi vrasësi i dyshuar i nënës dhe vajzës së gjetur në Villa Pamphili
June 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kur qan zemra e mërgimtarit shteret edhe oqeani!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Kur qan zemra e mërgimtarit shteret edhe oqeani!
Opinion

Kur qan zemra e mërgimtarit shteret edhe oqeani!

Kosova Times
Last updated: 2023/09/17 at 8:32 AM
Kosova Times Published September 17, 2023
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Zemra e ne mërgimtarëve çdo ditë qanë për vendlindjen që e kemi lënë! Bashkë me vendlindjen i kemi lënë familjet dhe kujtimet më të bukura të fëmijërisë dhe rritës sonë. I kemi lënë miqtë dhe shoqërinë.

Me trup në dhe të huaj, me mendje në vendlindje

Gjatë periudhës së luftës çlirimtare, në vendin e punës vetëm kur e godisja me kokë ndonjë trup të fortë zgjohesha shpejtë nga meditimi për vendlindjen, familjen miqt dhe shoqërinë.

Vetëm ata që e kanë provuar, të tjerët nuk e kuptojnë dot këtë ndjenjë të thellë shpirtërore të mërgimtarëve.

Zemra e mërgimtarit çdo ditë loton e nuk pushon së qari për vendlindjen sado të katandisur nga kusarët politikë. Mërgimtarin e zë gjumi dhe zgjohet me ëndrrat për kthim në atdhe, kurse politikanin e zë gjumi dhe zgjohet nga gjumi duke ëndërruar ngritjen në karrierë politike dhe pasurim të paligjshëm.

Krahas nostalgjisë për vendlindjen dhe thyerjeve shpirtërore që përjetonim nga abuzimet e njerëzve të papërgjegjshëm, jetonim me shpresën e madhe për një të nesërme më të mirë.

Nuk ishte aspak e lehtë për neve që na duhej të punonim çdo ditë pandërprerë në vendet e punës, përderisa nuk e dinim me javë e muaj të tërë për fatin e familjeve tona në flakët e luftës.

Përkundër kësaj situate asnjëherë nuk jemi ndalur së vepruari për të mirën e vendit dhe bashkatdhetarëve.

Kur qan zemra syri loton

Për ta kuptuar më mirë kuptimin e fjalisë së mësipërme, po ua përshkruaj momentin kur e kam marr lajmin për masakrën e forcave serbe mbi Familjen Jashari në Prekaz.

Ishte fillimi i Marsit 1998, asokohe isha pa familje dhe banoja në një banesë kolektive me emigrant nga shtete të ndryshme ballkanike dhe aziatike. Dy vëllezër algjerian (Gharbi) e kishin blerë një Antenë Satelitore për t’i përcjellë programet në gjuhën e tyre. Mirëpo në shenjë miqësie dhe respekti që kishin ndaj meje çdo mbrëmje në orën 18 e 30 e ndërronin vet kanalin, duke e hapur Televizionin Shqiptar, për të më mundësuar përcjelljen e lajmeve të mbrëmjes.

Në momentin e dëgjimit të lajmit dhe shikimit të pamjeve nga masakra e forcave serbe ndaj Familjes Jashari në Prekaz më kishin pa tradhtuar lotët! Në atë moment, njëri nga vëllezërit algjerian më pyet me zë të ulët; “Janë familja jote”?

“Janë pak më shumë se familja ime, janë familja e të gjithë shqiptarëve”, dhe vazhdova me sqarimin e gjithë asaj që kishte ndodhur asokohe ndaj kësaj familje shqiptare. Algjeriani mbeti i habitur dhe i tronditur nga rrëfimi, më ngushëllojë sikur të ishin familjarët e mi!

Ndjenja e brendshme shpirtërore është reflektim i shpirtit të njeriut. Nuk janë fjalët ato që e tregojnë shpirtin e njeriut, por është ndjenja e brendshme shpirtërore e cila shpërthen nga jashtë me emocione të papërshkruara me fjalë. Kur qan zemra e mërgimtarit shteret edhe oqeani!

You Might Also Like

Sikur nesër të ishin votimet – për kënd do të votojë qytetari?

DIOGUARDËT ME LIGËN QYTETARE SHQIPTARO-AMERIKANE ZBARKOJNË NË MAQEDONINË ILIRIANE

RREZIKIMI I SIGURISË KOMBËTARE NË KOSOVË

Edhe liria e fituar më gjak po nëpërkëmbet nga sjellja e papërgjegjshme e të zgjrdhurve në parlament

Bllokimi i zgjedhjes së kreut të Kuvendit të Kosovës një krizë serioze institucionale dhe politike

Kosova Times September 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

S`ka fitues në ndeshjen Monaco – Paris Saint Germain

Kosova Times Kosova Times March 1, 2024
KMDLNj: E dënojmë fuqishëm largimin e minatorëve grevistë nga puna
Dëshmitari i 46-të në rastin Thaçi dhe të tjerët
Godet policet, perfundon ne pranga
Ndihmat nderkombetare arrijne ne BH
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?