By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukraina pret përgjigjen e SHBA-së për propozimin e fundit të paqes të Kievit, ndërsa Zelensky fillon takimet diplomatike në Berlin
December 14, 2025
UGSH, dega SHBA. Nderohen gazetarë të shquar shqiptaro-amerikanë
December 14, 2025
Ju tregoj unë: Ja si erdhi deri te shkatërrimi i organizimit të brendshëm të UÇK-së dhe LPK-së (1998–1999)
December 14, 2025
Panairi në ndërtesën më të lartë në BE – pamja nga maja është e pabesueshme
December 14, 2025
Shikoni zbritjen poshtë pistës më të gjatë të rrëshqitjes me slitë në Evropë: 60 minuta lumturie
December 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia kërkon nga Gjykata Botërore ta hedhë poshtë rastin për gjenocid
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia kërkon nga Gjykata Botërore ta hedhë poshtë rastin për gjenocid
Rajon / Botë

Rusia kërkon nga Gjykata Botërore ta hedhë poshtë rastin për gjenocid

Kosova Times
Last updated: 2023/09/18 at 3:54 PM
Kosova Times Published September 18, 2023
Share
SHARE

Rusia i kërkoi gjykatës më të lartë të Kombeve të Bashkuara me seli në Hagë që të hedhë poshtë atë që e cilësoi si “rast të pashpresë” që sfidon argumentin e Moskës që ka thënë se pushtimi i saj i Ukrainës u krye për të parandaluar gjenocidin.

Këtë kërkesë Rusia e bëri në nisje të seancës dëgjimore për këtë rast në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), që njihet edhe si Gjykata Botërore.

Moska ka thënë se Ukraina po e përdor këtë rast për të fituar një vendim gjyqësor lidhur me ligjshmërinë e aksionit ushtarak të Rusisë. Ekspertët kanë thënë se nëse do të merret vendim në favor të Kievit, ai nuk do të ndalte luftën, por në të ardhmen mund të ketë ndikim gjatë pagesave për reparacione.

Ukraina e ka ngritur këtë rast në gjykatë disa ditë pasi Rusia nisi pushtimin më 24 shkurt të vitit 2022. Kievi argumenton se Rusia po shkel ligjin ndërkombëtar duke thënë se pushtimi mund të justifikohet me ndalimin e një gjenocidi, që pretendon se po ndodh në lindje të Ukrainës.Ukraina ka thënë se nuk ka rrezik të gjenocidit në lindje të shtetit, ku trupat e Kievit kanë luftuar kundër forcave të mbështetura nga Rusia që nga viti 2019. Ukraina ka thënë se traktati për gjenocid, në asnjë rast nuk lejon që të kryhet pushtim për të ndaluar një gjenocid të pretenduar.

Zyrtarët rusë kanë vazhduar ta akuzojnë Ukrainën për kryerje të gjenocidit. Të hënën, Rusia përsëriti pretendimet se “regjimi rusofobik dhe neo-nazist në Kiev” po përdor Konventën për Gjenocid të Kombeve të Bashkuara të vitit 1948, ku thuhet se dy shtetet janë palë. Delegacioni rus tha se ky është pretekst “për të zvarritur” këtë rast para gjykatës.

Seancat dëgjimore, që do të zgjasin deri më 27 shtator, do të përqendrohet në themelet e çështjes në vend se në argumentet ligjore lidhur me juridiksionin e gjykatës. Moska kundërshton juridiksionin e kësaj gjykate.

Konventa e vitit 1948 e përkufizon gjenocidin si krime të kryera “me qëllim për të shkatërruar, të gjithin apo një pjesë, një komb, një etni, një racë apo një grup fetar”.

“Ukraina insiston se nuk ka ndodhur gjenocid”, tha përfaqësuesi i Rusisë, Gennady Kuzmin, gjatë fjalës hapëse.

“Vetëm ky pretendim do të duhej të ishte i mjaftueshëm që gjykata të hidhte poshtë këtë rast. Sepse sipas jurisprudencës së gjykatës, nëse nuk ka gjenocid nuk mund të ketë shkelje të Konventës për Gjenocid”.Kuzmin përmbylli fjalën e tij duke thënë se pozicioni ligjor i Ukrainës “është i pashpresë” lidhur me mundësinë që të shtyjë përpara këtë rast, duke u kërkuar gjykatësve që të hedhin poshtë rastin.

Ukraina veçse e ka një fitore ligjore pasi gjykata marsin e vitit të kaluar ishte në favor të saj gjatë vendimit preliminar. Bazuar në atë vendim, gjykata urdhëroi Rusinë që të ndalë menjëherë veprimet ushtarake në Ukrainë.

Përderisa Rusia ka injoruar urdhrin e gjykatës që të ndalë veprimet ushtarake dhe kjo gjykatë nuk ka mënyrë që të zbatojë vendimet e saj, ekspertët kanë thënë se një vendim eventual në favor të Ukrainës do të ishte i rëndësishëm në pretendimet në të ardhmen për dëmshpërblim.

Gjatë këtij rasti, gjykata do të dëgjojë dëshmitë edhe nga 32 shtete të tjera dhe të gjitha do të mbështesin argumentin e Ukrainës se gjykata ka juridiksion për të vazhduar me këtë rast.

You Might Also Like

Ukraina pret përgjigjen e SHBA-së për propozimin e fundit të paqes të Kievit, ndërsa Zelensky fillon takimet diplomatike në Berlin

Të shtëna në plazhin e famshëm të Sidneit. Ka të vdekur

Danas: Kush janë njerëzit pro-rusë në krye të qeverisë serbe?

Miliarda ruse në BE: Brukseli ndryshon rregullat e lojës, Moska padit

Dubai po shet luks që bota nuk e ka parë kurrë më parë: Penthouse shitet për 127 milionë euro

Kosova Times September 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Nëna futbolliste shqelmon mendësinë kirgize

Kosova Times Kosova Times June 25, 2023
Politico: SHBA pranon se bisedimet e paqes midis Ukrainës dhe Rusisë duhet të kishin filluar në dimrin e vitit 2022
Kurti dhe Vuçiq takohen sot në Bruksel
SHBA, Britania e Madhe dhe Australia nënshkruajnë marrëveshje për nëndetëset
Barcelona synon mbrojtësin e Crystal Palace
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?