By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën
December 19, 2025
Ministria e Drejtësisë demanton mediat për arrestimin e avokates shtetërore
December 19, 2025
Eurodeputët kërkojnë të hiqen menjëherë të gjitha masat ndaj Kosovës
December 19, 2025
VIDEO Ukrainas: Përplasëm një tanker rus në Mesdhe për herë të parë, 2,000 km larg
December 19, 2025
Këtë vit janë gjetur gjithsej mbetjet mortore të 22 personave
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Polonia thotë se nuk do ta armatosë më Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Polonia thotë se nuk do ta armatosë më Ukrainën
Ballina 2Rajon / Botë

Polonia thotë se nuk do ta armatosë më Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2023/09/21 at 11:12 AM
Kosova Times Published September 21, 2023
Share
SHARE

Polonia tha se nuk do ta armatosë më Ukrainën dhe vend të dërgimit të armëve atje do të përqendrohet në mbrojtjen e vet. Kjo përplasje mes dy aleatëve vjen në një moment kyç të kundërofensivës së Kievit ndaj forcave ruse.

Pasi u rritën mospajtimet lidhur me eksportet e drithërave nga Ukraina, Polonia thirri ambasadorin ukrainas për të protestuar ndaj deklaratave e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Kombet e Bashkuara.

Lideri ukrainas tha se disa shtete vetëm po pretendojnë se po mbështesin shtetin e tij, që po synon të rimarrë territorin e pushtuar nga Rusia. Varshava i konsideroi ofenduese këto deklarata.

Polonia ka qenë një prej mbështetësve më të vendosura të Ukrainës pasi Rusia nisi pushtimin në shkurt të vitit 2022. Varshava po ashtu është një prej furnizueseve kryesore me armë për Kievin.

Shumica e armatimeve që Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera kanë dërguar në Ukrainë kanë kaluar përmes Polonisë, shtet që gjendet në kufi me Ukrainën.

Polonia po ashtu ka pranuar rreth një milion refugjatë ukrainas të cilët kanë përfituar lloje të ndryshme të ndihmave shtetërore.

Tensionet midis Varshavës dhe Kievit u nxitën pasi Polonia vendosi ndalesë ndaj importeve të drithërave ukrainase, duke synuar që të mbrojë fermerët e saj.

Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, u pyet të mërkurën nëse shteti i tij do të vazhdojë të mbështesë Kievit, pavarësisht këtyre mospajtimeve.

“Ne më nuk do të transferojmë armë në Ukrainë, sepse ne tani po armatosim Poloninë me armë më moderne”, tha Morawiecki.Pushtimi rus i Ukrainës ka mbyllur rrugët e eksporteve në Detin e Zi që ishin përdorur para luftës, duke bërë që Bashkimi Evropian të shndërrohet në një rrugë kyçe për transportin e drithërave ukrainase.

Në maj, BE-ja u pajtua të kufizojë eksportet ukrainase për në Bullgari, Hungari, Poloni, Rumani dhe Sllovaki me synim që të mbroheshin fermerët e këtyre shteteve të cilët janë ankuar se produktet ukrainase po shiten në tregjet lokale me çmime shumë të ulëta.

Kjo masë lejoi që produktet ukrainase të kalonin transit nëpër këto pesë shtete, por u ndalua që ato të shiteshin në tregjet lokale.

Por, të premten Komisioni Evropian njoftoi se do t’i jepte fund ndalesës, duke argumentuar “se më nuk ka çrregullim në tregjet e pesë shteteve anëtare që gjenden në kufi me Ukrainën”.

Polonia, Hungaria dhe Sllovakia menjëherë njoftuan se do ta sfidojnë këtë vendim.

Çështja e drithërave është veçanërisht e ndjeshme në Poloni, shtet që do të mbajë zgjedhje parlamentare muajin e ardhshëm.Ukraina është kundërpërgjigjur duke paralajmëruar Poloninë, Hungarinë dhe Sllovakinë se do të dërgojë ankesë në Organizatën Botërore të Tregtisë.

Kryeministri polak Morawiecki, paralajmëroi se do të zgjerojë listën e produkteve ukrainase të cilat ndalohen të importohen, nëse Kievi përshkallëzon mospajtimet për drithërat.

Kievi e ftoi ambasadorin polak në bisedë dhe kërkoi nga Varshava një qasje “konstruktive” për këtë mospajtim.

You Might Also Like

Si u bë kryeministri belg një gjemb në këmbë për Evropën

VIDEO Ukrainas: Përplasëm një tanker rus në Mesdhe për herë të parë, 2,000 km larg

Gjermania riafirmon mbështetjen e fortë për KFOR-in

Shikoni “hartën e Rusisë” pas Putinit në konferencën për shtyp

Një nga videot më tragjike nga Ukraina: ajo po kalonte një urë në Odessa me tre fëmijë, u vra nga një dron rus

Kosova Times September 21, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

SHBA nis sulmet ajrore kundër ISIS në Somalinë veriore

Kosova Times Kosova Times February 2, 2025
Kush po i ndihmon oligarkët rus të largohen nga “listat e zeza”
Rusia thotë se Ukraina ka sulmuar Luhanskun me raketat e pranuara nga Britania
Jashari me Osborn diskutojnë për stërvitjen e anuluar
2 korriku U19 kalon në fazën tjetër të UEFA Youth League
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?