By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm
June 29, 2025
The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë
June 29, 2025
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
June 29, 2025
Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia
June 29, 2025
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: BE-ja thotë se shtensionimi në veri është më se i nevojshëm
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > BE-ja thotë se shtensionimi në veri është më se i nevojshëm
Lajme

BE-ja thotë se shtensionimi në veri është më se i nevojshëm

Kosova Times
Last updated: 2023/09/25 at 3:40 PM
Kosova Times Published September 25, 2023
Share
SHARE

Në Bruksel edhe të hënën kanë përsëritur dënimin e ashpër të sulmeve të së dielës ndaj Policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë një pjesëtar i saj.

Por, në pyetjen se a e mban ende qëndrimin se Serbia i ka bërë të gjithë hapat e nevojshëm për uljen e tensioneve, ndërsa Kosova nuk i ka bërë, për çfarë edhe janë në fuqi masat ndaj Kosovës e jo ndaj Serbisë, zëdhënësi i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Peter Stano, ka thënë se “për masa vendosin vendet anëtare”.

Ai ka thënë se sa i përket zhvillimeve të së dielës, BE-ja i ka dënuar këto akte qyqare terroriste, por hetimet po vazhdojnë dhe përmes këtyre hetimeve do të vërtetohet se çfarë saktësisht ka ndodhur.

“Hetimet janë ende në vazhdim e sipër dhe duhet të qartësohen të gjitha faktet lidhur me sulmet. Përderisa të gjitha faktet të mos saktësohen, ne do të përmbahemi nga komentet e zhvillimeve të djeshme”, ka thënë Stano.

Sa i përket masave ndaj Kosovës, ai ka përsëritur se “ato janë masa e jo sanksione” dhe se ato ishin vendosur pasi vendet anëtare kishin konstatuar se cilët hapa kanë munguar nga ana e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.

Stano ka përsëritur se “aktualisht masat janë ndaj Kosovës, ato mund të hiqen apo shtohen, varësisht nga situata në terren, por ato mund të vendosen edhe ndaj Serbisë”.

Zëdhënësi i BE-së ka thënë se ngjarjet e së dielës janë rikujtim se sa e nevojshme është ulja e tensioneve dhe kthimi në dialog për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Duhet të gjejmë rrugëdalje nga kriza e vazhdueshme dhe t’i kthehemi zgjidhjes normale të problemeve përmes dialogut, sepse shtensionimi është urgjentisht i nevojshëm”, është shprehur Stano.

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra dhe disa u plagosën të dielën gjatë përleshjeve me një grup të armatosur në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe.

Autoritetet thanë se rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku, vdiq nga plagët e marra gjatë sulmit.

Sipas tyre, sulmuesit e armatosur, rreth 30 syresh, ishin vendosur në manastirin e Banjskës, nga ku shkëmbyen të shtëna me organet e rendit gjatë gjithë ditës së diel.

Prokuroria e Kosovës ka konfirmuar të hënën se e ka gjetur trupin e pajetë të edhe një sulmuesi të dyshuar në veri të vendit, duke e çuar në katër numrin e sulmuesve të vrarë..

Autoritetet e Kosovës bënë përgjegjëse Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar serbët e Kosovës.

You Might Also Like

The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë

Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën

Kurti: Investimi në KEK rritë sigurinë dhe ulë importin e energjisë

Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë

Nesër nis gjyqi i Berishës, ish-kryeministri në bankën e akuzës

Kosova Times September 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Mijëra njerëz protestojnë në Beograd kundër dhunës

Kosova Times Kosova Times May 12, 2023
UNICEF, i alarmuar nga gjendja e fëmijëve në Liban
Një dron sulmoi një bazë ushtarake në Transnistria, ku ruhen municione me fuqinë e një bombe atomike
Biber: Lajçaku nuk mund t`i shpëtojë negociatat, nuk ka kthim para Banjskës
Kërkohet një i dyshuar për veprën `Vrasje e rëndë e mbetur në tentativë`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?