By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 9 janar 2026
January 9, 2026
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Daçiq “nuk e di” nëse Radoiçiq është në videon që nxori Sveçla
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Daçiq “nuk e di” nëse Radoiçiq është në videon që nxori Sveçla
Rajon / Botë

Daçiq “nuk e di” nëse Radoiçiq është në videon që nxori Sveçla

Kosova Times
Last updated: 2023/09/27 at 8:00 AM
Kosova Times Published September 27, 2023
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, tha se nuk e di nëse në videon e publikuar nga ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, por se është “e dukshme” se videoja nuk është nga dita e sulmit në veri të Kosovës.

“Nuk kam asnjë informacion nëse ai [Radoiçiq] është në video apo jo, vërtet nuk e di”, tha Daçiq për Radio Televizionin e Serbisë më 26 shtator.

Sipas tij, bëhet fjalë për “mashtrim” – videoja “nuk është e ditës” kur ka ndodhur sulmi.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, publikoi më 26 shtator një video, ku tha se Radoiçiq duket në mesin e personave të armatosur që u përleshën me policinë e Kosovës në manastirin e Banjskës në Zveçan, më 24 shtator.

“Ata vazhdojnë të thonë se ato janë grupe kriminale dhe se nga UÇK-ja janë luftëtarë të lirisë. Ata janë gjithashtu luftëtarë të lirisë, nëse është kështu”, tha Daçiq.

Sipas tij, Kosova “po përpiqet të dëshmojë dhe të tregojë se Millan Radoiçiq apo Zvonko Vesellinoviq kanë qenë ata që i kanë kryer këto veprime”.

“Ata më së shumti do të donin të kishin hasur në [Millan] Mojsilloviqin [shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë serbe] sepse u duhet një lidhje me Beogradin”, tha Daçiq.

Ai, po ashtu, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është “i vetmi fajtor për gjithçka që ka ndodhur” dhe shtoi se Beogradi nuk e justifikon asnjë veprim të dhunshëm.

“Na vjen keq për vrasjen e një polici, për humbjen e jetëve serbe dhe që ka ndodhur një incident i tillë që nuk është në interesin e Serbisë”, tha Daçiq.

Sveçla, bashkë me videon e postuar më 26 shtator, shkroi se Radoiçiq “ishte lider i grupit terrorist dhe i sulmit që la të vrarë policin Afrim Bunjaku”.

Në një intervistë për Euronews Albania, dhënë në të njëjtën ditë, Sveçla përsëriti se videoja në të cilën tha se duket Radoiçiqi, është filmuar nga një dron i policisë dhe se Radoiçiq ishte në ambientet e manastirit të Banjskës.

Sipas tij, në sulmin e 24 shtatorit morën pjesë “mbi 30 terroristë të udhëhequr nga Millan Radoiçiqi”.Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve të Kosovës që ka mbështetjen e Beogradit, ndërsa Radoiçiq dhe biznesmeni nga veriu i Kosovës, Zvonko Vesellinoviq, për të cilin foli Daçiq, janë në listën e zezë të SHBA-së për korrupsion dhe krim ndërkombëtar.

Ata janë të lidhur edhe me vrasjen e politikanit opozitar serb, Oliver Ivanoviq, nga veriu i Kosovës.

Policia e Kosovës u sulmua më 24 shtator nga një grup personash të maskuar dhe të armatosur në fshatin Banjskë, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku, ndërsa disa të tjerë u plagosën.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, policia vrau tre sulmues të nacionalitetit serb, ndërsa gjashtë prej tyre u arrestuan. Një ditë më vonë, më 25 shtator, dy të tjerë u arrestuan në Banjskë.

Policia e Kosovës, gjatë kontrollit në zonën përreth Banjskës, gjeti një arsenal të madh armësh të rënda.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times September 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Stoltenberg në Shkup: NATO-ja nuk do të lejojë destabilizimin e rajonit

Kosova Times Kosova Times November 21, 2023
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen e rreshterit të vrarë Muhamed Lika
Teli i harrohet në trup, rrezikohet jeta e pacientit
KMDLNj dënon provokimin fetar në Bajçinë: kërkon hetime për vendosjen e kryqit në varrezat e fshatit
Nataliteti në Rusi ka rënë në fund
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?