By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm
June 8, 2025
26 vjeçari vdes duke vozitur, policia nis hetimet
June 8, 2025
Mbeturinat në Fushë Kosovë, komuna premton alternativa
June 8, 2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
June 8, 2025
Zogaj: Nuk mbështesim marrëveshje të dytë për stafin serb në veri
June 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministri serb i Mbrojtjes: Pozita e Serbisë në dialog, më e komplikuar
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ministri serb i Mbrojtjes: Pozita e Serbisë në dialog, më e komplikuar
Ballina 2Rajon / Botë

Ministri serb i Mbrojtjes: Pozita e Serbisë në dialog, më e komplikuar

Kosova Times
Last updated: 2023/09/27 at 1:08 PM
Kosova Times Published September 27, 2023
Share
SHARE

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, tha se pas sulmit në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, pozicioni i Serbisë në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën është “më i komplikuar”.

“Një numër jo i vogël i përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare filloi të dielën me narrativën se në Serbi ka terroristë, se Serbia është sponsorizuese e terrorizmit, se duhet të sanksionohet, të dënohet”, tha Vuçeviq për Radio Televizionin e Serbisë.

Ai përsëriti qëndrimin zyrtar të Beogradit se Serbia nuk ka asnjë lidhje me sulmin e 24 shtatorit në Banjskë dhe tha se ajo që ka ndodhur saktësisht, “nuk është përcaktuar ende”.

“Shoh se shumë njerëz në Serbi po nxjerrin përfundime të shpejta se si dhe çfarë ka ndodhur të dielën në Banjskë”, tha Vuçeviq, duke shtuar se që nga viti 1999, “Serbia nuk ka pasur autoritet de fakto” në Kosovë.

“Kjo e bën shumë më të vështirë për ne dhe për autoritetet tona që t’i mbledhin të gjitha faktet”, tha ministri serb i Mbrojtjes.

Policia e Kosovës tha të martën se ka përfunduar bastisjet nëpër shtëpitë dhe objektet në dhe përreth fshatit Banjskë të Zveçanit, ku, më 24 shtator, një grup i personave të maskuar dhe të armatosur sulmoi policinë kosovare.

Një polic i Kosovës mbeti i vrarë dhe disa u plagosën.

Në shkëmbimin e zjarrit që pasoi, policia e Kosovës vrau tre sulmues të nacionalitetit serb.

Tetë sulmues u arrestuan dhe u akuzuan për: terrorizëm, veprim kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Kosovës.

Në zonën përreth Banjskës, policia e Kosovës gjeti më pas edhe arsenal të madh armësh të kalibrave të ndryshëm.Më 26 shtator, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, publikoi një video, ku tha se në mesin e personave të armatosur, që u përleshën me policinë e Kosovës, ishte edhe nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq.Lista Serbe është partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila ka mbështetjen e Beogradit.

Radoiçiq gjendet në listën e zezë të ShBA-së, për shkak të korrupsionit dhe krimit ndërkombëtar, ndërsa autoritetet e Kosovës e lidhin edhe me vrasjen e Oliver Ivanoviqit, një politikan opozitar serb në Kosovë.

Autoritetet kosovare kanë lëshuar fletarrestim për të, për “kanosje të dëshmitarëve” në rastin “Brezovica”, i cili ka të bëjë me korrupsion dhe ndërtime pa leje.

Sveçla tha se çdo ditë konstatohet se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përmes Listës Serbe dhe nënkryetarit të kësaj partie, Millan Radoiçiq, “ka ndërmarrë një aksion terrorist kundër rendit juridik dhe kushtetues të Republikës së Kosovës”.

Bashkësia ndërkombëtare e dënoi sulmin ndaj policisë së Kosovës, duke kërkuar që të sqarohen të gjitha rrethanat e tij dhe që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

You Might Also Like

Trump njoftoi: Ata pështynë, ne goditëm

Putini ka heshtur për më shumë se një javë në lidhje me sulmin e Ukrainës ndaj bombarduesve strategjikë

Mali i Zi do të fillojë montimin e dronëve për Ukrainën

Zelensky: SHBA-të nuk i transferuan Ukrainës 20 mijë raketat e premtuara

Izraelitët: Trupi i kreut të Hamasit gjendet në një tunel nëntokësor

Kosova Times September 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi uron nxënësit e mësimdhënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Kosova Times Kosova Times September 2, 2024
Gjermania zgjat periudhën e lëshimit të vizave për rusët
Në pakot e 10 tonë kokainë të kartelit ballkanik me simbole të këqija të historisë së njerëzimit
Millanoviq nuk e takon Pelosin në Zagreb
Ndërroi jetë avokati i njohur kosovarë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?