By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Supë kremoze me kungull me një shije të parezistueshme
November 2, 2025
Një modele në një edicion të pazakontë, “akullorja shkrihet” mbi të: Dallimi yt është forca juaj
November 2, 2025
Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi
November 2, 2025
Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”
November 2, 2025
1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Procesit i Berlinit: Na duhen më pak fjalë e më shumë vepra, financime serioze dhe zbatime pa vonesa
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Procesit i Berlinit: Na duhen më pak fjalë e më shumë vepra, financime serioze dhe zbatime pa vonesa
Ballina 1Rajon / Botë

Procesit i Berlinit: Na duhen më pak fjalë e më shumë vepra, financime serioze dhe zbatime pa vonesa

Kosova Times
Last updated: 2023/09/27 at 2:49 PM
Kosova Times Published September 27, 2023
Share
SHARE

“Një Evropë që vë në qendër të politikave të saj njeriun, që reformohet duke e afruar gjithnjë e më shumë #Ballkanin Perëndimor, është investimi më i mirë për paqen dhe sigurinë e të gjithë Kontinentin tonë! Ballkani Perëndimor ka bërë përparim të rëndësishëm në dy dekadat e fundit, megjithatë nuk jemi aty ku donim dhe do të duhej të ishim dhe për fat të keq, konfliktet pengojnë investimet dhe rritjen ekonomike”, tha Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), Majlinda Bregu, në Forumin e Ministrave të Ekonomisë të Procesit të Berlinit sot në Tiranë. Takimi është organizuar si pjesë e kryesimit të Shqipërisë me Procesin e Berlinit dhe në përgatitje të Samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet më 16 tetor 2023 në Tiranë.

“Sot unë nuk e pata aspak të lehtë të flisja qetësisht për bashkëpunimin rajonal, thelbi i së cilit qëndron tek garantimi i sigurisë dhe forcimi i marrëdhënieve të mira. Kosova është në zi. Një polic kosovar, një baba, si mijëra të tjerë që veshin uniformën e tyre çdo ditë për sigurinë e vendit, u vra në krye të detyrës, duke na kujtuar edhe një herë më shumë sakrificat e mëdha që bëhen për të siguruar dhe ruajtur paqen, por edhe nevojën e padiskutueshme që autorët e një krimi si ky, të mbajnë përgjegjësi. Bashkëpunimi transatlantik nuk ka qenë kurrë më i rëndësishëm, më i nevojshëm dhe më qartë se sot, në mborjtje të interesave të rajonit tonë, Evropës dhe mbarë botës. Si një rajon ku konkurrojnë interesat gjeopolitike dhe strategjike, Ballkani Perëndimor është një shesh i hapur për kërcënimet e sigurisë. E megjithatë mbështetja për bashkëpunimin rajonal mes biznesmenëve është 74%,” shtoi Bregu.

Ministrat theksuan në këtë takim se finalizimi i Tregut të Përbashkët Rajonal të Ballkanit Perëndimor ka një rëndësi të veçantë për përmirësimin e konkurrencës, mjedisin e biznesit dhe thellimin e integrimit ekonomik rajonal. Ata shprehën mbështetje të fortë për përafrimin e mëtejshëm ekonomik të Ballkanit Perëndimor me Tregun Unik të BE-së, përmes procesit të zgjerimit të BE-së, si një përfitim reciprok për rajonin dhe për BE-në. Ministrat kërkuan zgjerimin e bashkëpunimit me BE-në për të ndërtuar mbi shembujt aktualë të suksesshëm si iniciativa e udhëhequr nga RCC për reduktimin e kostove të roaming midis BP dhe BE-së.

“Ndërsa po nisim një sezon intensiv takimesh të rëndësishme të nivelit të lartë BE-BP, do të na duhen më pak fjalime me fjalë të bukura dhe gjithnjë e më shumë punë konkrete, fokus në përfitimin maksimal nga qasja me tregun e të BE-së, financime serioze, zbatim pa vonesë”, përfundoi Sekretarja e Përgjithshme.

Forumi i Ministrave të Ekonomisë është pjesë e serisë së takimeve përgatitore ministrore përpara samitit vjetor të procesit të Berlinit të krerëve të shteteve dhe qeverive që do të zhvillohet pas pak më shumë se tre javësh. Takimi i radhës ministror i ministrave të Jashtëm do të zhvillohet më 6 tetor në Tiranë. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi

Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”

1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve

Basha e Kurti vlerësojnë lartë sakrificën e heronjve Zhitia dhe Fazliu

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times September 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Foda: Kosova ka lojtarë të mirë, nuk do të mungojnë rezultatet pozitive

Kosova Times Kosova Times March 18, 2024
Kryeministri Kurti priti Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen
Shefi i OBSh-së, “i sigurt” për marrëveshjen pandemike
Duma ruse kërkon ndalimin e Deutsche Welle-n?
Kryetari i Vitisë nënshkruan vendimin për mos zbatimin e doracakut për “Edukim Seksual”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?