By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump: Pothuajse kam marrë një vendim për Tomahawks, por ka pyetje
October 7, 2025
Horoskopi ditor për 7 tetor 2025
October 7, 2025
2,500 kilometra nga fronti: Rusët mbulojnë qendrën e tyre sekrete të testimit të armëve bërthamore me rrjeta
October 7, 2025
Vrasja e gjyqtarit: Autori i vrasjes ishte në konflikt me 31 familje
October 6, 2025
PDK në Rahovec premton tërheqje të investimeve të huaja
October 6, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjurmët që mbetën tri ditë pas sulmit në Banjskë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjurmët që mbetën tri ditë pas sulmit në Banjskë
Ballina 1Lajme

Gjurmët që mbetën tri ditë pas sulmit në Banjskë

Kosova Times
Last updated: 2023/09/27 at 6:36 PM
Kosova Times Published September 27, 2023
Share
SHARE

Gjurmë të shumta kanë mbetur pas në fshatin Banjskë të Zveçanit, aty ku më 24 shtator një grup i armatosur u përlesh me Policinë e Kosovës.

Grupi i armatosur, pasi vrau policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, u strehua në Manastirin Ortodoks të Banjskës dhe objektet përreth tij. Gjatë përleshjeve u vranë tre sulmues të armatosur, që të tre serbë të Kosovës.

Në këtë manastir dhe objektet përreth, përfshirë shtëpi banimi, u konfiskua sasi e madhe armatimi, dy automjete të blinduara, më shumë se 20 automjete malore dhe dy motorë, po ashtu, për terrene malore.

Por, çfarë shihet në këtë vend tri ditë pas sulmit të armatosur dhe a i janë kthyer ende banorët jetës normale?

Fotoreporteri i Radios Evropa e Lirë, Ibrahim Berisha, sjell detaje nga atje:

Ky është vendi ku grupi i armatosur vrau policin e Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u varros në fshatin e tij të lindjes Samadrexhë të Vushtrrisë më 26 shtator 2023. Shtëpitë e banorëve lokalë janë shumë afër këtij vendi.

Këtu kanë mbetur të dëmtuar kamionët që u përdorën për të bllokuar rrugën në hyrje të fshatit Banjskë.

Banorët lokalë kanë filluar që të dalin në rrugë dhe të kryejnë punët e tyre të përditshme.

Xhamat e disa prej objekteve të banimit në Banjskë shihen të dëmtuar nga plumbat.

Në fshat ka ende prani të madhe të Policisë së Kosovës, e cila ua ka tërhequr vërejtjen qytetarëve për të pasur kujdes për shkak se ende mund të ketë mjete shpërthyese.

Në manastir dhe hapësirat përreth tij shihen gjurmët që la pas grupi i armatosur. Rrethojat e manastirit qëndrojnë ende aty të thyera.

Në këtë objekt, i ulur në këto ulëse dyshohet se u incizua edhe Millan Radoiçiq, i kërkuar nga institucionet e Kosovës për vepra të ndryshme penale. Një dron i institucioneve të sigurisë së Kosovës u tha se e fotografoi atë më 24 shtator derisa po ndiqej nga Policia e Kosovës. Këtu kanë mbetur ende gëzhoja të armëve të zjarrit.

Kjo është kodra përmes së cilës pjesëtarë të grupit të armatosur dyshohet se u arratisën për në territorin e Serbisë.

Disa automjete të Policisë së Kosovës, të cilat më 24 shtator ishin duke ofruar siguri në këtë zonë në veri të vendit, kanë shenja të shumta të dëmeve të shkaktuara nga sulmi me armë zjarri.

Hyrja në këtë fshat ka qenë e bllokuar nga 24 shtatori. Policia e Kosovës i lejoi mediat që të futen në Banjskë vetëm pas përfundimit të hetimeve në hapësirat e manastirit dhe objektet përreth tij.

You Might Also Like

Vrasja e gjyqtarit: Autori i vrasjes ishte në konflikt me 31 familje

PDK në Rahovec premton tërheqje të investimeve të huaja

Partia e Re Demokratike: Prizreni mund të bëhet shembull i bashkëjetesës

KGJK dënon vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Goditje e rëndë për shoqërinë

AAK premton se banorët e Pejës do të jenë prioritet i qeverisjes

Kosova Times September 27, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ndalohet një person i dyshuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”

Kosova Times Kosova Times September 27, 2024
Deri në fund të këtij muaji s’ka letërnjoftime e patentë-shoferë
PDK e LDK kërkojnë transparencë për draftstatutin, AAK thotë se e ka lexuar
Dashuria dhe abuzimi me emrin e Rugovës!
Infermieri holandez pranon se ka vrarë 20 pacientë me koronavirus
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?