By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë
December 19, 2025
Përmbytjet në shkretëtirë: Imazhe të pazakonta të motit të keq në Emiratet e Bashkuara Arabe
December 19, 2025
Politico: Marrëveshja që nxori në pah mosmarrëveshjet e evropianëve
December 19, 2025
Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit evropian
December 19, 2025
Dronët godasin 7 rajone ruse, ndërpresin energjinë elektrike dhe shkaktojnë zjarr në një uzinë të madhe kimike
December 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja thotë se s’ka mundur ta vërtetojë se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > ShBA-ja thotë se s’ka mundur ta vërtetojë se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën
Ballina 1Lajme

ShBA-ja thotë se s’ka mundur ta vërtetojë se Serbia i ka tërhequr trupat nga kufiri me Kosovën

Kosova Times
Last updated: 2023/10/02 at 9:27 PM
Kosova Times Published October 2, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara nuk kanë mundur ta vërtetojnë se Serbia i ka tërhequr trupat dhe mjetet ushtarake nga kufiri me Kosovën, tha të hënën zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matthew Miller.

Ai theksoi se Uashingtoni vazhdon të jetë i shqetësuar për rritjen e vazhdueshme të tensioneve dhe dhunës së herëpashershme në veri të Kosovës.

Të hënën më herët, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Millan Mojsilloviq, tha se Serbia i ka tërhequr disa prej trupave të ushtrisë së vet të vendosura pranë kufirit me Kosovën, pasi e kishte rritur numrin e trupave atje pas sulmit të një grupi të armatosur serb ndaj Policisë së Kosovës në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë rreshteri i policisë Afrim Bunjaku.

“I kemi parë lajmet se Serbia i ka tërhequr trupat, por ne nuk kemi mundur ta vërtetojmë ende në mënyrë të pavarur këtë”, tha Miller gjatë një konference për media të hënën.

Ai tha se ShBA-ja do të kërkojë ta vërtetojë këtë dhe se “nëse kjo është e vërtetë, atëherë ky është hap i mirëseardhur, diçka për të cilën bëmë thirrje të ndodhte javën e kaluar”.

“Dua t’ju informoj se nuk ka pasur ngritje të gatishmërisë së plotë luftarake të Forcave të Armatosura të Serbisë, por vetëm prani dhe angazhim të shtuar të njësive”, tha ai.

Mojsilloviq tha gjatë një konference për media në Beograd të hënën se “pas shpërthimit të krizës së sigurisë”, më 24 shtator, Ushtria serbe e rriti praninë e saj në “zonën e sigurisë tokësore dhe në perimetrin rreth vijës administrative”, ku më 25 shtator “ishin 8.350 pjesëtarë të ushtrisë”.

Sot në këtë linjë, tha Mojsilloviq, janë “më shumë se dyfish më pak ushtarë”.

Më 29 shtator, Shtetet e Bashkuara i bënë thirrje Serbisë që t’i tërheqë trupat e saj nga kufiri me Kosovën, duke e cilësuar këtë veprim si “një zhvillim shumë destabilizues”.

BE-ja ia dërgoi të njëjtën thirrje Serbisë një ditë më vonë, përmes shefit të diplomacisë, Josep Borrell.

You Might Also Like

Këshilli i Evropës do të vëzhgojë zgjedhjet në Kosovë

Kurti: Kosova ka qenë përherë e përkushtuar ndaj integrimit evropian

Krasniqi thotë se krerët e komunave në veri dje vepruan kundërligjshëm

Mbyllje e përkohshme e pjesshme e rrugës `Muharrem Fejza`

Spiropali në Athinë: Zgjerimi i BE-së forcon thellësinë strategjike të Europës

Kosova Times October 2, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
LajmePolitikë

Kurti: drafti i Lajçakut të çohet në Komisionin e Venecias

Kosova Times Kosova Times June 6, 2024
Çadi e theu marrëveshjen me Parisin. Senegali kërkon mbylljen e bazave ushtarake franceze
Pesë skenarë pasi Putini fitoi një mandat të ri: Çfarë nënkuptojnë për Rusinë dhe çfarë për Perëndimin?
Hezbollahu merr përgjegjësinë për sulmin me dronë në rezidencën e Netanyahut
Jep dorëheqje shefi i inteligjencës së ushtrisë izraelite
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?