By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Instrumentalizimi i dhunës me bazë gjinore: Roli i OJQ-ve serbe dhe i Kosovo Online në një fushatë të koordinuar propagandistike
June 11, 2025
Gjykata Kushtetuese pezulloi mbajtjen e referendumit për aplikimin e euros
June 11, 2025
Osmani po angazhohet për rastin e ish-policit i ndaluar në Serbi
June 11, 2025
Kryeministri polak Tusk kërkon besim në qeverinë e tij deri në fund të mandatit
June 11, 2025
Jamie Oliver hap restorantin e parë në Adriatik: Ja ku ndodhet
June 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hovenier: Çështja e përgjegjësisë mbi sulmin nuk merr fund me deklarimin e Radoiçiqit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Hovenier: Çështja e përgjegjësisë mbi sulmin nuk merr fund me deklarimin e Radoiçiqit
Ballina 1Lajme

Hovenier: Çështja e përgjegjësisë mbi sulmin nuk merr fund me deklarimin e Radoiçiqit

Kosova Times
Last updated: 2023/10/04 at 2:53 PM
Kosova Times Published October 4, 2023
Share
SHARE

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të mërkurën se çështja e përgjegjësisë mbi sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit nuk beson se merr fund me deklarimin e ish -nënkryetarit të Listës Serbe Millan Radoiçiq, se ai e ka organizuar sulmin.

“Do të thosha që gjëja e duhur për shërbimet tona të sigurisë dhe partnerë tjerë është që të vazhdojmë të tentojmë të kuptojmë se çfarë ka ndodhur. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të qarta, ata që mbajnë përgjegjësi për sulmin duhet të mbahen përgjegjës. Ky mbetet pozicioni ynë. Ne do të vazhdojmë të tentojmë për të kuptuar çfarë ka ndodhur, kush është përgjegjës dhe pse”, ka thënë Hovenier në një bashkëbisedim me gazetarët në ambasadë.

Si pasojë e sulmeve të 24 shtatorit, është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Më 29 shtator, Millan Radoiçiq e ka marrë përgjegjësinë për organizimin dhe sulmin në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës.

Ai është marrë në pyetje nga autoritetet serbe më 3 tetor lidhur me zhvillimet në Banjskë, ndërsa është liruar nga mbajtja më 4 tetor.

Me vendim të gjykatës i është ndaluar shkuarja në Kosovë.

I pyetur nëse ShBA-ja ka informacione për planet e grupit të armatosur dhe nëse është përfshirë Beogradi zyrtar në sulme, në ndonjë mënyrë, Hovenier ka thënë se ShBA-ja është ende duke mësuar më shumë për rastin.

“Kjo gjë merr kohë. Ka qenë një rrethanë e komplikuar dhe do të marrë kohë derisa t’i kuptojmë të gjitha specifikat”.

Megjithatë, Hovenier e ka përsëritur se ShBA-ja beson se sulmi nuk ka qenë spontan dhe grupi ka qenë “i koordinuar”, i cili ka përdorur armë të sofistikuara të gradës ushtarake – një pjesë e mirë e të cilave kanë qenë me origjine serbe – me qëllim të destabilizimit të veriut të Kosovës.

ShBA-ja, e gatshme ta këshillojë Kosovën për statutin e Asociacionit

Mes tjerash Hovenier ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme ta këshillojnë Kosovën në hartimin e statutit për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Megjithatë, ai e ka përmendur që në fund, kjo çështje është në duart e Bashkimit Evropian, si ndërmjetësuese e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, ShBA-ja do ta mirëpresë secilin propozim të Kosovës në këtë temë, që do të jetë “kredibil dhe i arsyeshëm”.

“Në fund, kjo çështje do t’i përkasë dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja. Mirëpo, nëse Kosova dëshiron të konsultohet me ne, ose të tjerët, se si të çojë diçka përpara në mënyrë më të mirë, ne jemi të gatshëm ta këshillojmë”.

Ky është reagimi i parë i ambasadorit Hovenier për këtë çështje, pas deklaratës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë se Kosova duhet ta përgatisë draft-statutin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe bashkë me Shtetet e Bashkuara.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

Së fundi, komuniteti ndërkombëtar e ka rritur presionin ndaj Kosovës duhet e kërkuar formimin e Asociacionit sa më shpejt.

Diplomatët amerikanë e kanë përsëritur disa herë se Shtetet e Bashkuara besojnë se Asociacioni duhet të jetë plotësisht në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

You Might Also Like

Osmani po angazhohet për rastin e ish-policit i ndaluar në Serbi

Ngjarje e rëndë, 6-vjeçari mbytet në lumin Shkumbin

Gashi: Klasa politike duhet të gjejë zgjidhje, LDK e bëri këtë

Lushtaku: Derisa nuk reflekton shumica, ne kemi qëndrimet e njëjta

Fillon seanca gjyqësore për rastin ‘Banjska’

Kosova Times October 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Forcat opozitare kritikojnë Qeverinë: Dështuat në anëtarësimin e Kosovës në KE

Kosova Times Kosova Times October 24, 2024
Mediat botërore pasqyrojnë deklaratat e Ramës në debatin për Ukrainën
“Fati i Putinit ka mbaruar”, ish-anëtari i Rusisë në OKB: Është i gatshëm të sakrifikojë 20 mln ushtarë për të fituar luftën
Opozita: Puna e Qeverisë, arbitrare dhe antikushtetuese
Konfiskohet vetura që voziste me patent shofer të konfiskuar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?