By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
UGSh: Autoritet serbe duhet të garantojnë lirinë e lëvizjes dhe sigurinë e gazetarëve shqiptarë në Serbi
October 11, 2025
I paharrueshëm Poeti europian i shqipes
October 11, 2025
Tetë kërpudha matsutake u shitën në ankand në Japoni për 4,850 euro
October 11, 2025
Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë
October 11, 2025
Cheesecake në një gotë me rrush të ëmbël të bërë në shtëpi
October 11, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bregu: Përmes transformimit digjital, po evropianizojmë Ballkanin Perëndimor
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Bregu: Përmes transformimit digjital, po evropianizojmë Ballkanin Perëndimor
Ballina 2Rajon / Botë

Bregu: Përmes transformimit digjital, po evropianizojmë Ballkanin Perëndimor

Kosova Times
Last updated: 2023/10/04 at 4:33 PM
Kosova Times Published October 4, 2023
Share
SHARE

Samiti i gjashtë Digjital i Ballkanit Perëndimor (SDBP), i organizuar nga Bosnja dhe Hercegovina dhe i mbështetur nga RCC, u hap këtë mëngjes në Sarajevë.

“Samiti Digjital i Ballkanit Perëndimor padyshim që drejtoi një fazë cilësore të re në bashkëpunimin rajonal për digjitalizimin. Ai mishëron parimet e bashkëpunimit, përfshirjes, vendosjes së rezultateve midis qeverive të 6 vendeve të BP, partnerëve rajonalë dhe ndërkombëtarë – dhe gjithashtu bazohet në kontributin e fortë nga industria. Katër vjet më parë në samitin e dytë Digjital të BP-së ne filluam procesin e uljes së tarifave të roaming mes vendeve të BP-së dhe BE-BP, me nënshkrimin e Marrëveshjes Rajonale të Roaming-ut, e cila ishte parakusht për atë me BE-në. Si rezultat, dy vite më vonë, në vitin 2021, në rajonin tonë roaming u bë pa pagesë në të gjithë vendet e BP-së. E duke nisur nga kjo javë, hyri në fuqi edhe ulja e tarifave të roamingut të të dhënave mes BE-BP, bazuar në Deklaratën e nënshkruar ndërmjet Operatorëve të BE-së dhe BP-së vitin e kaluar në Samitin BE-BP në Tiranë”, tha në ceremoninë e hapjes Sekretarja e Përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu.

Pjesëmarrësit e Samitit mirëpritën reduktimet e tarifave të roaming-ut BE-BP dhe vlerësuan rolin e RCC-së në këtë proces.

Samiti u hap nga Borjana Kristo, Kryetare e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës. Përveç Sekretares së Përgjithshme të RCC, në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm edhe Edin Forto, Ministër i Komunikacioneve dhe Transportit të Bosnjës dhe Hercegovinës, Oliver Varhelyi, Komisioner për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Roberto Viola, Drejtor i Përgjithshëm i DG Connect, Stefan Schnorr, Sekretar i Shtetit në Ministrinë Federale për Digital and Transport (Berlin), Steliana Nedera, Byroja Rajonale e PNUD-it për Evropën dhe CIS, Drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Stambollit dhe Doreen Bogdan-Martin, Sekretare e Përgjithshme e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit (ITU).

“Tani është koha që ne duhet të synojmë më fort për lidhje të përshpejtuar digjitale dhe aksesueshmëri në rajon. Duke synuar të gjithë së bashku ta trasformojmë Ballkanin Perëndimor në mënyrë digjitale, gjithëpërfshirëse – ne po qëndisim me delikatesë fijet e ndërlikuara, në pëlhurën e evropianizimit të rajonit tonë. Është një rrugë drejt një të ardhmeje më të lidhur, më të aksesueshme dhe më të përballueshme për të gjithë, të cilën ne në RCC po e përshkruajmë me një përkushtim të jashtëzakonshëm. Roli ynë gjithëpërfshirës përmes mbledhjes së informacionit, lehtësimit dhe “shfrytëzimit” të kapaciteteve të ekspertëve, do të mbetet mbështetje kyçe në rrugëtimin sfidues të digjitalizimit!” përfundoi Bregu.

Më tej, gjatë ditës, Sekretarja e Përgjithshme Bregu moderoi panelin me temë “Roli transformues i digjitalizimit – Vizioni dhe ambicia e përbashkët e rajonit të Ballkanit Perëndimor” me panelistët: Edin Forto, Ministër i Komunikacioneve dhe Transportit të Bosnjë-Hercegovinës, Enkelejda Mucaj, Zëvendësministre në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në Shqipëri, Getoar Mjeku, zëvendësministër i Ministrisë së Ekonomisë nga Prishtina, Dritan Dauti, shef i Kabinetit të Ministrit të Shoqërisë Informative dhe Administratës së Shkupit dhe Milan Dobrijeviq, Sekretar shtetëror serb në Ministrinë e Informacionit dhe Telekomunikacionit nga Beogradi. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Dita Ndërkombëtare e Vajzave: UNICEF, 122 milionë vajza nuk shkojnë në shkollë

Ja si duket shtëpia e një miliarderi! Hidhini një sy brenda një vile me vlerë 129 milionë euro me ftohje të jashtme

“Lufta e Përjetshme” është skenari më i mundshëm i konflikti Rusi-Ukrainë?

McMaster paralajmëron Trumpin: Vetëm ‘fuqia e fortë’ mund ta ndalë agresionin rus

Si perfundoi konflikti Moske-Baku?

Kosova Times October 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri: SPAK kërkon nga Kuvendi autorizim për arrestimin e Arben Ahmetaj

Kosova Times Kosova Times July 10, 2023
Horoskopi ditor për 24 qershor 2025
Të shtëna me armë zjarri në Lupç, plagosen katër persona
Aktivistja që fuqizon gratë e margjinalizuara
Sveçla nderon ambasadorin e ndjerë Murati: Humbje e madhe për diplomacinë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?