By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump shpalli gjendje të jashtëzakonshme në Shtetet e Bashkuara për shkak të Kubës
January 30, 2026
Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë
January 30, 2026
TTW: Shqipëria thjeshton udhëtimet për turistët
January 30, 2026
Njerëzit po kthehen në Hënë për herë të parë pas 50 vitesh
January 30, 2026
Axhenda ndërkombëtare
January 30, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mbahet mbledhja e 8-të e Komisionit Bilateral ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mbahet mbledhja e 8-të e Komisionit Bilateral ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut
Lajme

Mbahet mbledhja e 8-të e Komisionit Bilateral ndërmjet Kosovës dhe Luksemburgut

Kosova Times
Last updated: 2023/10/04 at 9:09 PM
Kosova Times Published October 4, 2023
Share
SHARE

Bashkëpunimi i frytshëm mes Kosovës dhe Luksemburgut, vijoi me mbledhjen e 8-të të mbajtur online të Komisionit Bilateral mes dy vendeve tona. Kosova përfaqësohej nga Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, shoqëruar dhe nga Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ndërsa pala e Luksemburgut nga z. Franz Fayot, Ministër për Bashkëpunim për Zhvillim dhe Çështje Humanitare dhe Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz. 

Ministri Fayot, fillimisht shprehu ngushëllime për policin e rënë në krye të detyrës në sulmin terrorist të 24 shtatorit, Heroin e Republikës së Kosovës, Afrim Bunjaku, dhe përgëzoi punën e policisë dhe të institucioneve të Republikës së Kosovës.

Zëvendëskryeministri Bislimi e falënderoi ministrin për mesazhin e tij. Ndërkohë në kuadër të mbledhjes, ai tha se Plani Kombëtar për Zhvillim duhet të na shërbejë si udhërrëfyes për harmonizimin e projekteve. Po ashtu, këto projekte dhe të tjera të financuara nga donatorët në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës duhen fuqizuar në koordinim e sinergji më të mirë.

Pas një bashkëpunimi të mirë në mes të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe Dukatit të Madh të Luksemburgut, së bashku edhe me Ambasadën e saj në Prishtinë, është arritur dhe hartimi i 4 projekt-propozimeve që do të financohen nga marrëveshja e vitit 2022-2025.

Kjo Marrëveshje është vazhdimësi e aktiviteteve të bashkëpunimit zhvillimor të zbatuara deri më sot, por shënohet edhe nga një diversifikim i bashkëpunimit me Kosovën, duke integruar më tej një lidhje me sektorin privat në Kosovë dhe atë në Luksemburg. Programet e reja synojnë veçanërisht të mbështesin fushat e shëndetësisë; trajnimin profesional; rritje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme; si dhe shoqërinë civile.

Projektet ofrojnë mbështetje për qeverisjen, zbatimin e politikave, programeve dhe iniciativave për zhvillimin e punësimit, sektorit privat dhe sektorit të inovacionit dhe kërkimit.

Ndërkaq, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, njoftoi për punën dhe prioritetet e ministrisë, duke theksuar objektivat në zhvillimin e Energjisë së Ripërtëritshme.

Në këtë takim po ashtu u bë dhe prezantimi i të arriturave të projekteve të kaluara dhe prezantimi i të priturave nga projektet 2022-2023. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Drejtori i FBI-së shkaktoi një skandal diplomatik: Ai foli publikisht për operacionin sekret në Meksikë

Moti në Shqipëri i paqëndrueshëm, rritje e lehtë e temperaturave

Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu

Kurti dhe Vitia do vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës

Deputeti i Bundestagut: Ndërhyrja në vitin ‘99 ndali gjenocidin në Kosovë

Kosova Times October 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

“Ma gjeni vrasësin e vëllait”

Kosova Times Kosova Times May 23, 2024
Barbarizmi racist nuk mund të mbulohet me ideologji pseudo demokratike
SHBA nuk njoftoi heqjen e ndalimit të sulmeve thellë në Rusi pas takimit midis Biden dhe Starmer
Vrasja e Liridona Ademajt, edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të dyshuarit e tjerë
Det dhe rërë të pastër, në këtë plazh në Shqipëri pushohet me kosto zero
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?