By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 12 janar 2026
January 12, 2026
Trepça shpërthen në Mitrovicë, fitore bindëse ndaj Sigal Prishtinës
January 11, 2026
Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës
January 11, 2026
Shtyhet procesi mësimor në Drenas, shkak vërshimet dhe mungesa e ujit
January 11, 2026
Nesër rifillon procesi mësimor në të gjitha shkollat e Prishtinës
January 11, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rama në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Martyt
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 1 > Rama në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Martyt
Ballina 1Rajon / Botë

Rama në Këshillin e Evropës për raportin e Dick Martyt

Kosova Times
Last updated: 2022/10/12 at 11:31 AM
Kosova Times Published October 12, 2022
Share
SHARE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do t’i drejtohet të mërkurën Këshillit të Evropës, ku pritet të kërkojë rishikimin e Rezolutës 1782 (të miratuar në vitin 2011) për raportin e Dick Marty, dhe të shpallë të pabazuara akuzat e tij për trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Rama pritet të prezantojë para Këshillit të Evropës një rezolutë të Shqipërisë, që kërkon që akuzat e raportit të Martyt të konsiderohen “të paargumentuara, të paprovuara dhe të pabazuara në prova e fakte”.

Rezolutë kundër ‘ankthit’ nga raporti i Dick MartytKjo rezolutë u miratua në Kuvendin e Shqipërisë më 21 korrik. Gjatë asaj seance, Rama deklaroi se zëri i Shqipërisë do të dëgjohet në Strasburg, duke theksuar se raporti i senatorit zviceran solli një proces hetimesh, por sipas tij nuk solli drejtësi dhe i bëri viktima figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ndërkaq, më 10 gusht Misioni i Përhershëm i Shqipërisë në Këshillin e Evropës i drejtoi një notë verbale selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg. Aty u theksua se pretendimet e raportit të Dick Martyt, edhe pas 11 vjetësh hetime, nuk janë provuar dhe nuk bazohen në fakte. Më herët, Rama kishte deklaruar në Bruksel se mbështetja e atij raporti ishte një “faqe turpi” për Këshillin e Evropës, teksa ka kërkuar që t’u kërkohet falje shqiptarëve për këtë raport.

Ndërkaq në sesionin e 77-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, më 24 shtator, Rama tha se Marty duhej të ishte paguar si tregimtar, por kurrë të besohej si raportues i Këshillit të Evropës.

“Shqipëria pret një raport vijues, që do të çojë edhe në rivendosjen e besueshmërisë te Këshilli i Evropës”, tha Rama në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe këtë kërkesë pritet ta parashtrojë edhe të mërkurën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.

Raporti i Martyt çoi në formimin e Dhomave të Specializuara në Hagë më 2015. Këto dhoma hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të UÇK-së kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, që dyshohet se janë kryer nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000.

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, së bashku me ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, gjenden në paraburgim në Hagë nën akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Por, në aktakuzën e përbashkët kundër tyre nuk figuron “trafikimi i organeve njerëzore”.

A do të merret parasysh rezoluta e Shqipërisë?

Të pyetur se a do të merret parasysh rezoluta e Shqipërisë, nga Këshilli i Evropës kanë thënë për Radion Evropa e Lirë më 22 korrik se “Asambleja e Këshillit të Evropës mund të vendosë që të përgatisë dhe të debatojë raporte – përfshirë edhe raporte vijuese – për çfarëdo teme që është në mandatin e këtij Këshilli”.

“Procedura për parashtrim të mocioneve parashihet sipas rregullit të 25-të”.

Ky rregull parashikon që një mocion për rekomandim apo rezolutë (që përmban jo më shumë se 300 fjalë) duhet të nënshkruhet nga të paktën 20 përfaqësues apo zëvendësues, që u takojnë të paktën pesë delegacioneve kombëtare, apo duhet të miratohet me kuorumin e nevojshëm nga një nga komisionet e Këshillit.

Pasi një raport të jetë diskutuar brenda një komisioni, ai mund të kalojë në votim në komision, të paraqitet dhe të publikohet si dokument i Asamblesë dhe vetëm atëherë mund të vendoset në rendin e ditës të debatit plenar.

You Might Also Like

Kurti vizitoi sot familjet e Rexhep Malajt dhe Nuhi Berishës

Dugin dërgoi një mesazh misterioz

Sa i detyrohet Serbia Kinës?

Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që i dhanë gjithçka lirisë

OJQ-të thonë se të paktën 192 persona u vranë në protestat në Iran

Kosova Times October 12, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti: E zvogëlojmë praninë e policisë kur të largohen bandat kriminale

Kosova Times Kosova Times June 1, 2023
Osmani viziton Handikosin: Fuqia më e madhe është humaniteti
Balkathon: Ekipi Darn nga Kosova shpërblehet për idenë më inovatore në rajon
Lajm i keq për Realin, Tchouameni humb finalen e Ligës së Kampionëve
Biseda e përgjuar mes oficerëve gjermanë kërcënon qeverinë e Scholz
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?