By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti për Sky News: Serbia dështoi ta nisë një luftë të re
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti për Sky News: Serbia dështoi ta nisë një luftë të re
Ballina 1Lajme

Kurti për Sky News: Serbia dështoi ta nisë një luftë të re

Kosova Times
Last updated: 2023/10/07 at 11:27 AM
Kosova Times Published October 7, 2023
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se më 24 shtator, Serbia u përpoq të niste një luftë të re në rajon, por dështoi në këtë synim pavarësisht se solli në territorin e vendit tonë përreth 80 persona të armatosur rëndë, paraushtarakë, terroristë dhe kriminelë në Manastirin Ortodoks të Banjskës në Zveçan, e ku u vra rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Ata donin të fillonin një luftë të re sepse donin të destabilizonin Kosovën. Ky akt agresioni paraqet cenim të integritetit tonë territorial, të sovranitetit shtetëror dhe sigurisë kombëtare. Ata u përpoqën të destabilizojnë vendin tonë, por dështuan”, ka thënë Kurti në një intervistë për Sky News.

Ai ka thënë se nuk mund të thotë me siguri nëse ata nuk do të provojnë sërish një agresion të tillë, duke marrë parasysh synimet e tyre politike dhe mosnjohjen e vendit tonë nga ana e tyre, por  edhe faktin që ata nuk po përballen me krimet të cilat i kanë kryer në të kaluarën.

Prandaj, ka thënë kryeministri Kurti, është më mirë të përgatitemi për përpjekje të ngjashme në të ardhmen, e për të cila duhet të sigurohemi se ata do të dështojnë përsëri.

“Serbia nuk është një vend demokratik. Ata kanë një regjim autoritar dhe presidenti i Serbisë është një autokrat famëkeq, kështu që është e pamundur që gjëra të tilla të ndodhin pa dijen e tij. Unë mendoj se ai kishte njohuri të plotë sepse ai ishte në përgatitjen e tij dhe ai ishte pjesë e asaj që na ka ndodhur, duke sjellë njerëz, që ulen pranë tij në takime të rëndësishme në Beograd, në uniformat paraushtarake për të sulmuar vendin tonë dhe për të vrarë policinë tonë”, ka shtuar Kurti.

Ai tutje ka thënë se nuk ka asnjë mundësi që sasia aq e madhe e armatimit që kishte grupi terrorist serbë të bëhej pa përkrahjen e Serbisë.

“Municioni që është gjetur, pajisjet ushtarake, dronët, kallashët, raketahedhësit AK-47,  të gjitha erdhën nga Serbia. Ata i kanë prodhuar këto armë në fabrikën ushtarake ‘Zastava’ në pronësi shtetërore. Nuk ka asnjë shans që këto armë t’i merrnin pa përkrahjen shtetërore serbe. Prokuroria jonë tani ka prova se ata kanë mbajtur edhe dokumente bashkë me këtë armatim të rëndë. Municioni dhe armatimi që ka vlerë mbi 5 milionë euro është prodhuar në dy fabrika ushtarake në pronësi të Serbisë”, ka deklaruar ai.

Duke folur për lidhjen e Aleksandër Vuçiqit me terroristin Milan Radojiçiq, i cili ishte në krye të grupit që kreu sulmin në Banjskë, kryeministri Kurti e ka krahasuar me atë të presidentit rus me ish-shefin e Wagnerit, Yevgeny Prigozhin.

“Milan Radojiçiq është Prigozhini i vogël, sepse Putini i vogël në Beograd, Vuçiqi, ka Prigozhinin e tij të vogël në malet që e rrethojnë Kosovën, të quajtur Milan Radojiçiq. Ai e pranoi se e organizoi këtë sulm terrorist”, ka nënvizuar Kurti.

Kryeministri ka kërkuar që Radojiçiq të ekstradohet dhe të gjykohet në Kosovë, aty ku edhe e kreu krimin.

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Kosova Times October 7, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gjendet pa ndjenja pjesëtari i KFOR-it në Brezovicë

Kosova Times Kosova Times January 8, 2023
Trump deporton 118 qytetarë te Kosovës
Open Data Albania gjen pasaktësi në shifrat e kryeministrit Rama mbi prokurimet dhe tenderët
Guterres: Thellësisht i shqetësuar me rrethimin e Gazës nga Izraeli
Moti i vranët dhe me riga shiu
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?