By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Estonia fillon vendosjen e barrierave në urën kufitare me Rusinë
August 3, 2025
Kurti: Lojërat Tradicionale në Rugovë, rit i gjallë i identitetit kolektiv
August 3, 2025
Sidnei në kembe në mbështetje të Gazës:”Ne do të mbijetojmë, ata jo”
August 3, 2025
Vuçiç nxitoi të diskutonte situatën në BHme Macronin,mori një përgjigje për sundimi të ligjit
August 3, 2025
Gjashtë persona të tjerë vdesin nga uria në Gaza, gjithsej 175
August 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Tensionet në veri me ndikim negativ në ekonomi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Tensionet në veri me ndikim negativ në ekonomi
Ballina 1Financa

Tensionet në veri me ndikim negativ në ekonomi

Kosova Times
Last updated: 2023/10/11 at 4:09 PM
Kosova Times Published October 11, 2023
Share
SHARE

Trazirat e njëpasnjëshme në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe – kanë bërë që investitorët ndërkombëtarë të hezitojnë ta shtrijnë kapitalin e tyre jo vetëm në Kosovë, por në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor, thotë për Radion Evropa e Lirë kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna.

“Përse një ngjarje, një tension në një vend ka ndikim në krejt Ballkanin? Për arsye se ne jemi vende të vogla dhe çdo investitor që vjen për të investuar, Ballkanin e sheh si një treg të vetëm, një treg prej 17 milionë banorësh apo 17 milionë konsumatorësh”, thotë Rafuna.

Veriu i Kosovës mbetet vatër tensionesh që nga paslufta, më 1999. Rreth 50.000 serbët që jetojnë atje, nuk i njohin institucionet e Prishtinës dhe e shohin Beogradin si kryeqytet të vetin.

Tensionet kanë arritur kulmin më 24 shtator, kur grupe të armatosura kanë sulmuar policinë e Kosovës, duke vrarë një rreshter.

Në shkëmbimin e zjarrit që ka pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues të nacionalitetit serb.

Kosova ka fajësuar Serbinë për sulmin, por Serbia ka mohuar se ka gisht.

“Rasti i fundit në veri të Kosovës mund të ketë shtyrë investitorë t’i pezullojnë ose t’i shtyjnë për një kohë investimet e tyre”, shpreh bindjen Rafuna.

Mbizotëron tema e veriut

Argumentet e tij i mbështet edhe drejtori ekzekutiv i Këshillit të Investitorëve Evropianë në Kosovë, Emrush Ujkani.

Ai thotë se sa herë që bisedohet për mundësinë e ardhjes së ndonjë kompanie të huaj në Kosovë, mbizotëron tema e veriut.

“Situata në veri është pengesë për secilin qytetar, e lëre më për një investitor potencial, i cili do ta shtrinte kapitalin e tij”, thotë Ujkani për Radion Evropa e Lirë.

Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, thotë se ky është një problem që e përcjell Kosovën qysh nga paslufta.

“Investitorët e huaj nuk e kanë parë me sy të mirë Kosovën në këta 24 vjet”, thotë ai.

“Gjithmonë e lidhin me imazhet e konfliktit e luftës. Fatkeqësisht, perceptimi i tyre vazhdon të rëndohet sa herë që ka tensione në pjesën veriore”, thotë Zeka për Radion Evropa e Lirë.

Në çdo takim me investitorë potencialë ndërkombëtarë, shton ai, pjesa më e madhe e kohës shpenzohet në riparimin e dëmit që i bëjnë tensionet në veri imazhit të Kosovës.

Siguria si shqetësim është theksuar edhe nga disa investitorë që kanë folur më herët për REL-in.

Agjencia për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) nuk iu përgjigj interesimit të REL-it rreth reagimeve që kanë shfaqur investitorët aktualë dhe potencialë pas tensioneve të fundit në veri.

KIESA është institucion shtetëror që ka mandat t’i mbrojë dhe mbështesë investimet e huaja.

Pak kompani të huaja

Nga të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës del se nga viti 2008, kur Kosova ka shpallur pavarësinë, vlera e investimeve të huaja direkte ka arritur në afro 5 miliardë euro.

Investimet kanë qenë të përqendruara kryesisht në sektorin e patundshmërisë, pastaj atë të financave dhe sigurimit.

Por, sipas BQK-së, vlera më e madhe e tyre i atribuohet diasporës së Kosovës.

“Ne nuk kemi investime të korporatave që kanë nam global”, thotë Zeka.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për investime që ndikojnë në krijimin e vendeve të qëndrueshme të punës dhe, rrjedhimisht, në rritje ekonomike.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, numri i ndërmarrjeve të regjistruara në vend në vitin 2022 ka qenë 11.024.

Vetëm 49 ndërmarrje kanë qenë të regjistruara si kompani të huaja.
Sipas ASK-së, ato janë të vogla, pasi që numri i të punësuarve nëpër to është më pak se dhjetë.

Ndërkaq, në tremujorin e parë të këtij viti, po sipas ASK-së, numri i kompanive të huaja të regjistruara ka qenë 16.

Masat ndëshkues të BE-së

Situata në veri e ka ndikuar edhe në mënyrë tjetër ekonominë e Kosovës, pasi Bashkimi Evropian ka ndërmarrë në fund të qershorit disa masa ndëshkuese ndaj vendit.

Kjo, pasi Qeveria e Kosovës nuk u është bindur, sipas bashkësisë ndërkombëtare, kërkesave të saj për ta shtensionuar situatën në veri.

Këto masa kanë përfshirë pezullimin e programimit të fondeve për Kosovën, përfshirë ato nga IPA – Instrumentet e Para-Anëtarësimit në BE – dhe nga Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor.

Nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë thonë për Radion Evropa e Lirë se këto masa nuk pritet të kenë ndikim të drejtpërdrejtë negativ apo të prodhojnë humbje financiare për bizneset, por, megjithatë, “ato kanë pezulluar nënshkrimin e kontratave të reja, që do të kishin krijuar një vlerë potenciale për bizneset në Kosovë”.

Zona e lirë ekonomike në veri

Për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në dhjetor të vitit të kaluar, ka dalë me idenë për krijimin e një zone ekonomike në veri të Kosovës.

Por, ideja ka mbetur si e tillë, pasi nuk është ndërmarrë ndonjë hap në praktikë.

Duke e komentuar atë, Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, thotë se “të fokusuarit në aspektin ekonomik – kudo ku ka tensione ndëretnike – është zgjidhja më e mirë dhe më afatgjate”.

Sipas një ankete të realizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe organizata Iniciativa e Re, 46 për qind e qytetarëve serbë të anketuar kanë thënë se mungesa e vendeve të punës është shqetësim kryesor për ta.

Sipas ASK-së, shkalla e papunësisë në Kosovë në tremujorin e fundit të vitit 2022 ka qenë 11.8 për qind.

ASK-ja nuk posedon të dhëna zyrtare për gjendjen ekonomike dhe sociale në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq – të banuara me shumicë serbe.

You Might Also Like

KQZ: Deri tash 1 mijë e 729 aplikime nga jashtë për zgjedhjet lokale

Kurti e Baker në darkë pune, diskutojnë për fuqizimin e bashkëpunimit

Përfundon takimi me Osmanin, Baker pritet me nderime nga Maqedonci

Kurti: Kanali i Ibër Lepencit po bëhet më i qëndrueshëm dhe më i sigurt

Një i vdekur, 19 të arrestuar në 24 orët e fundit

Kosova Times October 11, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

KFOR: Heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt dhe në mënyrë të sigurt

Kosova Times Kosova Times December 29, 2022
“Drone dragons” nga Ukraina shpërndajnë metal të shkrirë në pozicionet ruse: “Këta janë krahët tanë të hakmarrjes”
Guardiola replikon me Ceferin: Na respektoni
Dhoma e Përfaqësuesve miraton Projektligjin e Mbrojtjes Kombëtare
Taravari: Aleanca për Shqiptarët bashkë me opozitën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?