By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Nëse e doni tortën Red Kadife, këto kube lëngshme djathi krem ​​do të jenë të preferuarat tuaja të reja
January 22, 2026
Kjo është receta më e lehtë e tortës me djathë, pa pjekje, ka pushtuar rrjetet sociale dhe është bërë vetëm me 2 përbërës
January 22, 2026
Këto makarona të pjekura me 4 djathëra mposhtin dimrin dhe depresionin sezonal
January 22, 2026
Receta me fasule
January 22, 2026
Një mrekulli natyrore në Hungari: Një liqen tepër i bukur që ndryshon ngjyrat
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Blinken në Izrael: ShBA-ja do të jetë gjithmonë përkrah jush
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Blinken në Izrael: ShBA-ja do të jetë gjithmonë përkrah jush
Ballina 2Rajon / Botë

Blinken në Izrael: ShBA-ja do të jetë gjithmonë përkrah jush

Kosova Times
Last updated: 2023/10/12 at 3:56 PM
Kosova Times Published October 12, 2023
Share
SHARE

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë vizitës në Izrael tha se Uashingtoni “gjithmonë” do të mbështesë këtë shtet.

Megjithatë, kryediplomati amerikan tha se palestinezët gjithashtu kanë “aspirata legjitime” që nuk përfaqësohen nga grupi militant i Hamasit.

“Ju mund të jeni mjaftueshëm të fuqishëm që të mbroni veten”, tha Blinken gjatë takimit me kryeministrin e Izraelit, Benjanim Netanyahu, teksa konflikti mes Izraelit dhe Hamasit po vazhdon.

“Por, për aq kohë sa të ekzistojë Amerika, nuk do të keni nevojë të jeni vetëm. Ne gjithmonë do të jemi përkrah jush”.

Vizita e Blinkenit në Izrael është për të shprehur solidaritetin e ShBA-së, pasi militantët e Hamasit më 7 tetor nisën sulmin më të madh ndaj Izraelit në vitet e fundit. Si pasojë e dhunës, 1.200 persona janë vrarë në Izrael.

Blinken po ashtu njoftoi se të paktën 25 amerikanë janë në mesin e viktimave.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se mbështetja për Izraelin është e palëkundur dhe nuk i ka bërë thirrje izraelit të frenohet kundër Hamasit. Por, Blinken la të kuptohet se eventualisht do të ketë nevojë për një marrëveshje të paqes.

“Kushdo që dëshiron paqe dhe drejtësi duhet ta dënojë sundimin e terrorit të Hamasit. Ne e dimë që Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez, apo aspiratat e tyre legjitime për të jetuar me masa të barabarta të sigurisë, lirisë, mundësisë së drejtësisë dhe dinjitetit”, tha Blinken.

Sekretari Blinken premtoi se administrata Biden dhe Kongresi amerikan do të punojnë së bashku që të plotësohen kërkesat ushtarake për Izraelin.

“Përderisa kërkesat e mbrojtjes së Izraelit rriten, ne do të punojmë me Kongresin që ato të plotësohen”, tha ai.

Netanyahu ndërkaq falënderoi ShBA-në për mbështetjen dhe tha se militantët e Hamasit duhet të trajtohen si militantët e Shtetit Islamik (IS).

“Sikurse u shtyp IS-i , edhe Hamasi do të shtypet. Hamasi duhet të trajtohet njësoj sikurse është trajtuar IS-i”, tha Netanyahu.

Në Gaza është raportuar për më shumë se 1.300 të vrarë.

Izraeli thotë se rreth 1.500 militantë të Hamasit u vranë brenda Izraelit dhe se qindra të vdekur brenda Gazës janë anëtarë të Hamasit.

Më 7 tetor, grupi militant Hamas nisi sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite, duke e sulmuar nga toka, ajri dhe deti. Izraeli u kundërpërgjigj me sulme të ashpra dhe po vazhdon që ta bombardojë Gazën, territor ku jetojnë 2.2 milionë banorë.

You Might Also Like

Axhenda ndërkombëtare

Ja si hidhet ish-presidentja e Kroacisë në detin e akullt në Antarktidë

Davos: Lagarde largohet nga darka pasi Sekretarja e Tregtisë e SHBA-së sulmon Evropën

Moti i keq përfshiu Greqine

Samiti BE–Ballkani Perëndimor do të mbahet më 5 qershor në Mal të Zi

Kosova Times October 12, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Vinicius Junior lartësohet nga trajneri i Brazilit

Kosova Times Kosova Times June 29, 2024
Vdes dr. Vesel Latifi, pionieri i kriminalistikës në Kosovë
Strategjia Ushtarake 2024-2033, Shqipëria rrit numrin e forcave luftarake
Berisha akuzon Çekun për shantazh politik me ndihmën e prokurorisë
Polonia do t’ia dërgojë Ukrainës 60 tanke të modernizuara
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?