By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kosova po shkëlqen në Kampionatin Ballkanik të xhudos
September 14, 2025
Selanik: Një grua 36-vjeçare qëllon me thikë një burrë 34-vjeçar jashtë një klubi nate
September 14, 2025
Policia godet skema piramidale online, 6 të arrestuar në Lushnjë, Tiranë e Divjakë
September 14, 2025
Putin shpërblen Medvedevin
September 14, 2025
Mërgimtarët dhe ish-ushtarët e UÇK-së protestojnë në Hagë
September 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Dialogu me Serbinë s’mund vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Dialogu me Serbinë s’mund vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë
Lajme

Kurti: Dialogu me Serbinë s’mund vazhdojë sikur s’ka ndodhur asgjë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/13 at 1:45 PM
Kosova Times Published October 13, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, nuk mund të vazhdojë sikur nuk ka ndodhur pothuajse asgjë pas sulmit të muajit të kaluar në Banjskë.

“Siguria e Kosovës ishte tema kryesore e bisedës sonë. Senatorëve ua shpalosa informacionet më të fundit rreth sulmit në Banjskë”, tha Kurti në një konferencë për media pas takimit me senatorët amerikanë, Peter Welch dhe Jeanne Shaheen në Prishtinë.

Policia e Kosovës u sulmua nga një grup i armatosur serbësh në fshatin Banjskë, në komunën e Zveçanit, më 24 shtator, ku mbeti i vrarë rreshteri Afrim Bunjaku.

Sulmi në Banjskë ndodhi rreth dy javë pasi Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq dështuan të arrijnë marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve gjatë takimit të nivelit të lartë të dialogut më 14 shtator në Bruksel.

Kosova e ka akuzuar Serbinë se tentoi ta “aneksojë tërë veriun e Kosovës” gjatë sulmit në Banjskë, përgjegjësinë për të cilin e mori Millan Radoiçiq, nënkryetari i deriatëhershëm i partisë më të madhe të serbëve të Kosovës, Lista Serbe, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar.

Paraprakisht, senatorët u takuan edhe me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, me senatoren Jeanne Shaheen që tha se shpreson se Serbia do të bashkëpunojë për hetimin e sulmit të shtatorit ndaj Policisë së Kosovës dhe se përgjegjësit do të sillen para drejtësisë.

Kurti tha të premten se në takim me senatorët amerikanë kërkoi që “kapitulli i dialogut për normalizim duhet të marrë parasysh edhe veprimet sulmuese, agresive të Serbisë, përpjekjet e saj për aneksimin e veriut të Kosovës. Duhet të ndërmerren hapa që dialogu të ketë edhe një mundësi tjetër për të pasur sukses”.

Ai, po ashtu, i kërkoi Serbisë “t’i japë fund menjëherë deklarimit se nuk e njeh Kosovën, të mos i refuzojë më pjesët e marrëveshjes bazë që kanë të bëjnë me njohjen e Kosovës dhe njohjen e sovranitetit dhe integritetit territorial dhe kjo shumë e rëndësishme për stabilitetin e sigurisë.”

Marrëveshja Bazë – për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e arritur në Bruksel të cilës më vonë iu shtua një ankesë në mars – u kërkon palëve të zhvillojnë marrëdhënie normale të fqinjësisë së mirë.

Dy palëve u kërkohet ta respektojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të njëra-tjetrës.

Palëve u kërkohet që t’ia njohin njëra-tjetrës dokumentet relevante dhe simbolet kombëtare, përfshirë pasaportat, diplomat, targat e automjeteve dhe vulat doganore.

Për autoritetet në Kosovë, kjo pikë nënkupton që Serbia e njeh de fakto shtetësinë e Kosovës.

You Might Also Like

Policia godet skema piramidale online, 6 të arrestuar në Lushnjë, Tiranë e Divjakë

Mërgimtarët dhe ish-ushtarët e UÇK-së protestojnë në Hagë

MASHTI: Janë shpërngulur 629 nxënës nga Kosova

Dy raste të vrasjeve në tentativë në Prishtinë e Vushtrri

2005 tiketa dhe 47 aksidente të regjistruara në 24 orët e fundit në Kosovë

Kosova Times October 13, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Arrestimi i zyrtarëve dhe i biznesmenit në Shqipëri, nën dyshime për krime të rënda

Kosova Times Kosova Times July 28, 2023
Nga nesër, Venecia kufizon numrin e personave në grupe turistike në maksimum 25
Shqiptarja në Itali plagos me thikë dy fqinjët e saj në banesën e tyre! Nënë e bijë në gjendje kritike për jetën
AP e KE njeh trajtimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas si gjenocid
Kriza politike në Kanada, alternativat e Kryeministrit Trudeau
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?