By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia austriake thotë se vdekja e stjuardesës është mbyllur
June 26, 2025
Nxehtësi rekord deri të dielën, 6 qytete me paralajmërim të kuq
June 26, 2025
Sistemet ruse Pantsir dështojnë të ndalin turmën e dronëve në Irak
June 26, 2025
Kina pret ministrat e Mbrojtjes iranianë dhe rusë në sfondin e një ‘ndryshimi të rëndësishëm’
June 26, 2025
Shpërthime tronditin Moskën, 50 dronë synojnë rajonet ruse, devijohen fluturimet për në Vnukovo
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA, 22 shtete me popullsi mbipeshë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Shëndetësi > ShBA, 22 shtete me popullsi mbipeshë
Shëndetësi

ShBA, 22 shtete me popullsi mbipeshë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/16 at 9:30 PM
Kosova Times Published October 16, 2023
Share
SHARE

Tre shtete me popullsinë më të shëndoshë në Shtetet e Bashkuara janë Virxhinia Perëndimore, e cila renditet e para me 41 për qind , Luiziana me 40.1 për qind dhe Oklahoma 40 për qind, sipas të dhënave të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Të dhënat e fundit nga CDC duken shqetësuese”, thotë Jamie Bussel nga Fondacioni “Robert Wood Johnson”, një organizatë filantropike me bazë shëndetin publik. “Në 22 shtete niveli i obezitetit tek të rriturit është rreth ose mbi 35 për qind. Vitin e kaluar këtë nivel e kishin 19 shtete. Por nëse shohim të dhënat e një dekade më parë, asnjë shtet nuk kishte nivel obeziteti në shkallën 35 për qind, tek të rriturit. Është e qartë se shifrat tregojnë se nuk po ecim në drejtimin e duhur”.

Veç Virxhinias Perëndimore, Luizianës dhe Oklahomës, në 22 shtetet me popullsi obeze në ose mbi 35 përqind janë: Alabama, Arkansasi, Dalauer, Xhorxhia, Indiana, Ajova, Kansasi, Kentaki, Misisipi, Misuri, Nebraska, Dakota e Veriut, Ohajo, Karolina e Jugut, Dakota e Jugut, Tenesi, Teksasi, Virxhinia dhe Viskonsin.

Normat e obezitetit priren të jenë më të larta mes popullsisë afrikano-amerikane, hispanikëve, popullsisë indigjene dhe banorëve vendas të Alaskës.

Çdo shtet amerikan kishte një normë obeziteti prej të paktën 20 për qind.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve e cilëson forcimin e mbështetjes për parandalimin dhe trajtimin e obezitetit “një përparësi urgjente”.

“Obeziteti është një sëmundje e shkaktuar nga shumë faktorë, përfshirë ushqyerjen, aktivitetin fizik, gjumin, gjenetikën dhe mjekime të caktuara”, thotë Karen Hacker, drejtoreshë e Qendrës Kombëtare për Parandalimin e Sëmundjeve Kronike dhe Promovimin e Shëndetit në CDC.

Zonja Bussel vë në dukje nevojën për programe më të fuqishme federale për të ndihmuar familjet që jetojnë në varfëri.

“Në shkurt të vitit 2023, Departamenti i Bujqësisë propozoi rishikimin e vakteve ushqimore në shkolla që përfshinin kufizimin e sheqerit dhe kripës së përpunuar. Mendojmë se këto ndryshime janë tejet të rëndësishme sepse mund të përmirësojnë shëndetin e nxënësve dhe cilësinë e dietës”, thotë ajo.

Sheldon Jacobson, profesor i shkencave kompjuterike në Universitetin e Illinoisit, ka studiuar mbipeshën dhe thotë se qeveria duhet të investojë më shumë në transportin publik.

“Ne jemi një shoqëri shumë e orientuar ndaj makinave. Ne ndërtojmë komunitetet tona të përqendruara rreth periferive,” thotë ai. “Ne përqendrohemi tek përdorimi I makinës dhe jo në ecjen me biçikletë apo edhe në transportin publik dhe, si rezultat, kjo në thelb kontribuon në shtimin në peshë”.

Shtetet dhe territoret e ShBA-së me shkallën më të ulët të obezitetit janë kryeqyteti amerikan (24.3%), Kolorado (25%), Havai (25.9%) dhe Vermonti (26.8%).

You Might Also Like

Protesta e punëtorëve, QKUK: Shkëputja e kontratës lidhet me OSHP-në

Nis ndërtimi i deposë qendrore të barnave

Vushtrria përuron aparatin e mamografisë

Trenjake në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, Koçiu: Përkushtim i stafit për lindjen e veçantë

E keni lënë sheqerin, por barku juaj është ende duke u rritur? Sigurohuni që t’i kontrolloni këto produkte

Kosova Times October 16, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Projektet për investime kapitale, 18 komuna nuk do të përfitojnë asnjë cent

Kosova Times Kosova Times May 17, 2023
Këto do të jenë temperaturat në javën e parë të korrikut
Presidentja, kryeparlamentari e kryeministri të mërkurën homazhe në Prekaz
Bislimi paralajmëron masa që “qytetarët të mos dëmtohen” nga ndalesa e dinarit
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës gjinore`
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?