By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ukrainasit godasin sistemet kryesore të mbrojtjes ajrore ruse në Krime. Publikohet video
June 26, 2025
Stuhi e fortë në Austri. Makina të dëmtuara, breshëri largohet me lopata dhe ekskavatorë
June 26, 2025
Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime
June 26, 2025
Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO
June 26, 2025
Diskutim publik me qytetarët e Prishtinës për përmirësim në infrastrukturë
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shorti i fatit: Kosovarët ëndërrojnë për viza pune në Gjermani
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Shorti i fatit: Kosovarët ëndërrojnë për viza pune në Gjermani
Ballina 1Lajme

Shorti i fatit: Kosovarët ëndërrojnë për viza pune në Gjermani

Kosova Times
Last updated: 2023/10/17 at 6:43 PM
Kosova Times Published October 17, 2023
Share
SHARE

Fillimi i çdo muaji e gjen një 26-vjeçar nga Suhareka në ueb-faqen e Ambasadës së Gjermanisë, duke aplikuar për vizë pune. Këtë procedurë ai e ka ndjekur që 20 muaj, por… pa fat.

“Jo vetëm që bëhet bajat, por nganjëherë edhe harroj të aplikoj [ditën e parë]. Pastaj, të bëhet rutinë. Janë datat e caktuara kur duhet të aplikosh dhe e kryen”, thotë ai.

Dikur në dy javët e para të çdo muaji – sa është thirrja e hapur për aplikim – ai thotë se i dedikon rreth 15 minuta kohë për ta kryer aplikimin.

Ai nuk dëshiron të identifikohet me emër, pasi që është i punësuar në Kosovë, por thotë se edhe pse 20 aplikimet e deritanishme nuk kanë pasur sukses, ai do të vazhdojë të aplikojë.

“Nuk të dekurajon [mungesa e suksesit në aplikim] sepse… thjesht e provon fatin”, shprehet ai.

Që nga janari i vitit 2021, kosovarët – bashkë me fqinjët e tyre në Ballkanin Perëndimor – fituan “qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës”, siç thuhet në ueb-faqen e Ambasadës gjermane. Kjo, pasi që në Gjermani hyri në fuqi “Rregullorja për Ballkanin Perëndimor”, përmes së cilës, qytetarët e vendeve të këtij rajoni mund të aplikojnë për vizë pune, pavarësisht kualifikimit të tyre profesional.

Fillimisht, terminët për vizë pune i fitonte kushdo që arrinte të regjistrohej i pari, por më vonë mënyra e përcaktimit të terminëve ndryshoi, duke u bërë përmes tërheqjes së shortit në Ministrinë e Jashtme Federale të Gjermanisë në Berlin.

Radio Evropa e Lirë pyeti në Ambasadën e Gjermanisë në Prishtinë se sa është numri i kërkesave që parashtrohen për të rezervuar termin për vizë pune brenda muajit, por iu tha se statistika të tilla nuk mbahen. Megjithatë, siç merr vesh REL-i, brenda vitit në dispozicion janë 5.500 vende.

Në ueb-faqen e Ambasadës gjermane në Prishtinë thuhet se mënyra e përcaktimit të terminëve u zëvendësua me procedurën e tërheqjes së shortit, “për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të terminëve, e cila i tejkalon dukshëm terminët që janë në dispozicion”.

E, përderisa djaloshi nga Suhareka thotë se është i rrethuar nga shumë shokë e shoqe që kanë kaluar nëpër faza të ngjashme si ai, disa të tjerë kanë pasur më shumë fat në tërheqjen e shortit.

Në vitet e fundit, mijëra kosovarë kanë marrë viza pune për në Gjermani. Vetëm vitin e kaluar, numri i vizave të punës të lëshuara nga Ambasada e Gjermanisë është rritur për 110 për qind, në krahasim me vitin paraprak.

Një prej përfituesve të vizës së punës në Gjermani është edhe Ramiz Hoxha, i lindur në fshatin Shalë të Lipjanit. Që gjashtë vjet, ai jeton në Hajllbron të Gjermanisë. Për të, procesi i marrjes së vizës nuk ka qenë aq i vështirë.

“Për ta marrë vizën, për krejt procedurën kam pritur tre muaj, se atëherë kanë qenë më pak aplikime”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se përreth tij ka shumë shqiptarë të tjerë. Këtë e tregojnë edhe shifrat e kosovarëve që kanë hequr dorë nga pasaporta e Kosovës për ta marrë atë të Gjermanisë.

Gjatë periudhës janar-qershor të këtij viti, Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës raportoi për rreth 1.500 persona të tillë.

Paga mesatare në Kosovë është 520 euro, ndërsa në Gjermani ishte 4.105 euro, sipas shifrave zyrtare të publikuara në prill të vitit të kaluar.

Por, përveç kushteve më të mira të jetesës dhe pagave më të larta sesa në Kosovë, Lirim Krasniqi nga organizata Germin, e cila merret kryesisht me çështje të diasporës, beson se Gjermania është bërë vend atraktiv për kosovarët edhe për një arsye tjetër.

“Arsyeja pse njerëzit shkojnë në Gjermani e jo në Francë dhe vendet e tjera të zhvilluara të Bashkimit Evropian, është sepse Gjermania e ka bërë shumë të lehtë emigrimin prej vendeve të Ballkanit Perëndimor”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Ai thotë se lehtësimi që është bërë përmes “Rregullores për Ballkanin Perëndimor” ka ardhur shkaku i nevojës së Gjermanisë për fuqi punëtore dhe shkaku i plakjes së popullsisë gjermane.

“Aspekti procedural dhe burokratik është lehtësuar jashtëzakonisht shumë nga ana e shtetit gjerman, në mënyrë që të tërheqë sa më shumë të rinj, veçanërisht profesionistë, që të shkojnë të integrohen atje dhe të punojnë në Gjermani”, shton Krasniqi.

Në gusht të këtij viti, kabineti gjerman i miratoi planet për ta lehtësuar rrugën drejt shtetësisë për emigrantët dhe për të lejuar më shumë njerëz të kenë nënshtetësi të dyfishtë.

Sipas rregullave të reja të propozuara, të cilat ende duhet të miratohen nga parlamenti, natyralizimi në Gjermani do të ishte i mundur pas pesë vjetësh, në vend të tetë vjetëve sa është tani.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shumica e emigrantëve nga Kosova gjatë viteve të fundit kanë qenë legalë dhe janë larguar për bashkim familjar, gjetje të vendit të punës apo studime afatgjate.

Gjithsej, rreth 15 për qind e vizave të lëshuara nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë në vitin 2022 ishin viza pune – pjesa dërrmuese ishin viza turistike për udhëtim në vendet e zonës Schengen.

Nga 1 janari i vitit 2024, kosovarët do të mund të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Por, kjo leje nuk nënkupton edhe leje pune.

You Might Also Like

Haziri: Kompromiset politike janë mjetet e vetme legjitime

Zjarr në një ndërtesë në lagjen Kalabria në Prishtinë|VIDEO

Hani i Elezit sot regjistroi temperaturën më të lartë në Kosovë me 39.7°C

Murati: Votimi i fshehtë nuk e shkel Kushtetutën, pra lejohet

Gjykata Komerciale favorizon Telekomin në përballje me përmbaruesin

Kosova Times October 17, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdiq një person në QKUK, policia nis hetimet

Kosova Times Kosova Times July 22, 2024
Gazetari kosovar tregon se Kurti e ka bërë gati letrën e dorëheqjes
Loriana Kuka eliminohet nga Lojërat Olimpike 2024
Qytetarët e Prishtinës mund të paguajn faturen e mbeturinave online!
Horoskopi ditor për 15 Mars
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?