By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Deklarohen PDK e AAK: As të enjten nuk i votojmë Marrëveshjet Ndërkombëtare
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Deklarohen PDK e AAK: As të enjten nuk i votojmë Marrëveshjet Ndërkombëtare
Ballina 1Lajme

Deklarohen PDK e AAK: As të enjten nuk i votojmë Marrëveshjet Ndërkombëtare

Kosova Times
Last updated: 2023/10/18 at 3:00 PM
Kosova Times Published October 18, 2023
Share
SHARE
Ligjvënësit e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) nuk do t’i votojnë Marrëveshjet Ndërkombëtare, as në seancën e të enjtes të Kuvendit të Kosovës. Kështu deklaruan deputetët nga këto dy subjekte politike, të cilët thonë se Marrëveshjet Ndërkombëtare do të votohen vetëm nëse dakordohen për datën e zgjedhjeve të parakohshme.Nesër pritet të mbahet seanca plenare, ku në rend ditë është votimi për ratifikimin e pesë Marrëveshjeve Ndërkombëtare të cilat nuk kanë arritur të votohen që nga fillimi i sesionit vjeshtor. Deputetë të opozitës, nga PDK dhe AAK, i thanë Radio Kosovës se as në seancën e radhës nuk do t’i votojnë këto marrëveshje.Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, tha se Marrëveshjet Ndërkombëtare do të votohen atëherë, kur të plotësohen kërkesat e tyre. Zgjedhjet e parakohshme dhe heqja e sanksioneve ndërkombëtare janë kërkesat e PDK-së, tha Shala.“Si rezultat i keqmenaxhimit të politikave të jashtme dhe të brendshme tashmë Kosova është nën sanksione ndërkombëtare dhe pastaj është çështja e faktorëve të tjerë në këtë relacion. Po ashtu ne do t’i votojmë Marrëveshjet Ndërkombëtare, atëherë kur do të dakordohemi për datën e zgjedhjeve të ardhshme të parakohshme parlamentare, për shkak të situatës së krijuar në vend dhe për shkak të gjithë kësaj që edhe në sferën diplomatike dhe politike e ekonomike vendi po degradon”, tha ai.Shala tha se edhe nëse votohen marrëveshjet ndërkombëtare, të gjitha fondet janë të ngrira si rezultat që Kosova është nën sanksione.Ndërsa deputeti Pal Lekaj tha se me vendim të kryesisë së AAK-së, Marrëveshjet Ndërkombëtare, as nesër nuk do të votohen. Lekaj tha se qeveria duhet të mos e injorojë opozitën, sepse zëri i tyre është zëri i qytetarëve.“Ne kemi kërkuar nga qeveria që të ulemi të bisedojmë dhe votohen amendamentet që ne i propozojmë, për shembull, amendamentin për koeficientin e pagave që do të ketë edhe seancë të jashtëzakonshme javën e ardhshme. Nëse e votojnë rezolutën atëherë ne do të ndryshojmë në qëndrim”, deklaroi Lekaj.Ai shtoi se Qeveria e Kosovës e ka sjellë vendin në sanksione ndërkombëtare, ndërsa tani po kërkon të votohen Marrëveshjet Ndërkombëtare. Ai tha se si pasojë e këtyre sanksioneve, janë bllokuar 500 milionë euro projekte.Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës Arben Gashi, kishte deklaruar për media se do t’i votojnë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, përveç asaj më OPEC-un për arsye se siç ka deklaruar Gashi, “një pjesë e madhe e anëtarëve të kësaj organizate janë shtete diktatoriale, të cilat duan të na imponojnë një sistem fiskal që është i kundërt me atë të vendeve demokratike – partnere të Kosovës, është sistem i kundërt me atë të FMN-së dhe Bankës Botërore”.

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Kosova Times October 18, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Boksieri nga Kosova shpallet kampion i Evropës

Kosova Times Kosova Times June 18, 2023
Nga TikTok në Parlament. A munden deputetët pro-rusë të bëhen shumicë?
ShBA-ja i sanksionon 10 anëtarë të Hamasit dhe rrjetin e tij financiar
Sobowale i bashkohet Prishtinës
Për 24 orë janë shqiptuar 1 mijë e 300 gjoba trafiku
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?