By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Doktor Dahut për diagnozën e Bidenit: Ne nuk e konsiderojmë këtë formë të kancerit të shërueshme, por ai mund të jetojë me vite
May 19, 2025
Axenda Ndërkombëtare
May 19, 2025
Horoskopi ditor për 19 maj
May 19, 2025
Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit
May 19, 2025
Parashikimi i motit për këtë javë
May 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK paraqet draft-Rezolutën për mbështetjen e Policisë së Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK paraqet draft-Rezolutën për mbështetjen e Policisë së Kosovës
Ballina 1Lajme

PDK paraqet draft-Rezolutën për mbështetjen e Policisë së Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2023/10/19 at 2:51 PM
Kosova Times Published October 19, 2023
Share
SHARE

Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e jashtëzakonshme, në të cilën po shqyrtohet propozim-Rezoluta e iniciuar nga PDK për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Deputetët e pushtetit e kanë bojkotuar këtë seancë, derisa të pranishëm janë numër i vogël i deputetëve.

Kryetatari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se janë dashur disa konsultime në mënyrë që të vendoset për mbajtjen e kësaj seance. “Pas disa përfundimeve në mbledhje të Kryesisë vendosëm që të mbahet kjo mbledhje e jashtëzakonshme”, tha ai.

Gjatë kësaj seance, deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, në emër të 40 deputetëve nënshkrues paraqiti draft-Rezolutën për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës.

Përmes kësaj rezolute kërkohet që Kuvendi të obligojë Qeverinë e Kosovës që brenda afatit prej 15 ditësh nga miratimi i kësaj rezolute të bëjë ndarjen e nevojshme të mjeteve financiare për pagesën e shtesës së rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës dhe atë në mënyrë retroaktive nga dita e hyrjes në fuqi të Ligjit për Pagat në sektorin publik. Po ashtu kërkohet që Qeveria e Kosovës të propozojë  buxhetin nevojshëm për vitin e ri fiskal për mbulimin e pagesës së sigurimit shëndetësor të zyrtarëve policorë nga 1 janari i vitit 2024, si dhe brenda 60 ditëve ekzekutivi të merr nismën për hartimin dhe miratimin e projektligjit për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë.

Ai tutje ka folur për kushtet e vëshitra me të cilat përballet Policia e Kosovës.

Ai ka thënë se nga hyrja në fuqi e Ligjit për Paga për sektorin publik më 5 shkurt të këtij viti zyrtarëve policor iu ka ndalur shtesa e rrezikshmërisë.

“Ky është një vendim i padrejtë dhe ndikon drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre dhe familjeve të tyre, por edhe në vullnetin dhe motivin përballë punës së tyre sfiduese”, ka thënë Qalaj.

Ai ka kërkuar edhe rregullimin e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë, derisa për punë më efektive të policisë, sipas tij, është e nevojshme edhe pensionimi i parakohshëm i zyrtarëve policorë, me një pension të dinjitetshëm.

Opozita kritikon pushtetin për mungesë në seancën për Policinë

Hisen Berisha, deputet nga radhët e PDK-së u shpreh krenar për Policinë e Kosovës, që bën sigurimin e rendit ligjor në vend.

“Çdo zhvillim operativ e luftarak e do një analizë pas veprimit, përmes të cilës do të identifikoheshin zbrazëtirat dhe do të nxirreshin mësimet nga pësimet, duke u përgjigjur në pyetjet  analitike: çka ishte planifikuar të bëhet, si dhe sa u planifikua a u implementuan, çfarë mbeti pa u realizuar etj.”, tha Hiseni, derisa foli edhe analizën e sigurisë për analizë për kapacitete, siç tha ai, kapacietet ekzistuese, të cilat duhen plotësuar në bazë të ligjit dhe Kushtetutës.

“Rrethanat aktuale në Kosovë dhe pretendimet e hapura të Serbisë, duke mbajtur aktive njësitë e armatosura në veri të vendit, por edhe operacionet që tashmë ndodhin në anën lindore të vendit, ndaj komunitetit shqiptar në Kosovën Lindore, Medvegjë, Bujanovc e Preshevë, e imponon një rishikim të tillë”, tha mes tjerash, deputeti Hisen Berisha.

Ndërkaq deputeti nga LDK, Anton Çuni, u shpreh kritik ndaj partisë në pushtet, ngase, sikundër tha ai, mungon në seancë e që, “verbalisht ishin në përkrahje të pakufishme ndaj Policisë së Kosovës, por që sot nuk shprehën gatishmërinë që edhe nga opozita të dëgjojnë mendime, kërkesa, këshilla, se si të përmbushen nevojat e Policisë së Kosovës.

E deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, tha se kjo situatë e tanishme e Policisë së Kosovës do të ishte rregulluar, sikur të ishte trajtuar me Ligjin për Paga.

Ai deklaroi se e mbështetë rezolutën e përgatitur nga PDK për Policinë e Kosovës.

You Might Also Like

Sot përpjekja e 18-të për konstituimin e Legjislaturës së Kuvendit

Parashikimi i motit për këtë javë

Maqedonci: Serbia nuk e ka ndryshuar qasjen hegjemoniste ndaj Kosovës

Asociacioni i Komunave: Rrezikohen 15 milionë € nga fondet e KE-së

OVL-UÇK i shkruan Grenellit: Mbylleni Gjykatën Speciale

Kosova Times October 19, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Pse po mbahet i fshehtë draft-statuti i Asociacionit?

Kosova Times Kosova Times November 4, 2023
Trump pezulloi ndihmën e huaj nga SHBA për tre muaj, preket edhe Kosova
Java e parë e regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Deputetja Jeta Statovci Reagon ndaj trajtimit të presidentes Osmani në Aeroportin e Shkupit: Akt i papranueshëm dhe tendencioz
KAOS NË LONDËR: Kampioni i boksit Floyd Mayweather sulmohet në rrugë për mbështetjen e Izraelit (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?