By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kofshë pule me erëza soje
February 2, 2026
Hetim për parregullsi votash edhe në Podujevë
February 2, 2026
Jahjaga merr pjesë në konferencën përtolerancë globale në Abu Dhabi
February 2, 2026
Sofja me rekorde në turizëm, më së shumti vizitorë të huaj nga Italia
February 2, 2026
Spitali i Mitrovicës nis ofrimin e shërbimit të Kirurgjisë Maksilofaciale
February 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli: Nuk kemi plane ta kontrollojmë jetën në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Izraeli: Nuk kemi plane ta kontrollojmë jetën në Gazë
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli: Nuk kemi plane ta kontrollojmë jetën në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/20 at 4:37 PM
Kosova Times Published October 20, 2023
Share
SHARE

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë të premten se pasi Izraeli ta shkatërrojë grupin militant Hamas, ushtria nuk ka plan ta kontrollojë “jetën në Rripin e Gazës”.

Gallant i ka bërë këto komente para ligjvënësve, dhe shënojnë herën e parë që një zyrtar i lartë izraelit ka diskutuar për planet afatgjata të Izraelit për Gazën.

Gallant ka thënë se Izraeli pret që lufta me Hamasin të zhvillohet në tri faza.

Ai ka thënë se fillimisht grupi në Gaza do të sulmohet nga ajri dhe me manovra tokësore, më pas do të mposhten pikat e rezistencës, dhe në fund do të pushojë përgjegjësia e Izraelit për jetën në Rripin e Gazës.

Izraeli i ka mbledhur dhjetëra mijëra ushtarë afër kufirit me Gazën, pas masakrës së 7 tetorit nga militantët e Hamasit në tokën izraelite.

Si hakmarrje, Izraeli i ka shpallur luftë Hamasit – i cili e udhëheq Gazën – dhe është zotuar se do ta shkatërrojë grupin.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë ka thënë se rreth 4.000 njerëz janë vrarë dhe mbi 12.500 janë plagosur nga sulmet izraelite.

Banorët atje – mbi 2.1 milionë – kanë mbetur pa furnizime me ushqim, ujë dhe naftë – sipas vendimit izraelit të marrë pak pas sulmeve të Hamasit në Izrael.

Nga sulmet e Hamasit në tokën izraelite, më 7 tetor, janë vrarë më shumë se 1.400 njerëz.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite ka thënë që Hamasi besohet se i ka marrë edhe 206 pengje në sulmet që i ka kryer në Izrael, dhe dyshohet se i ka dërguar në Gazë.

You Might Also Like

Si u rikthye AfD në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Numri 2 i kartelit më të madh të drogës vdes nga mbytja

Yulia Tymoshenko: Luhatja politike e politikanes më të njohur të Ukrainës

Ish-ministri britanik u largua nga Partia Laburiste për shkak të lidhjeve të reja me Epsteinin

Identifikohen agjentët që vranë Alex Pretti-n

Kosova Times October 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

“Cafe bar Putin” në qendër të Banja Lukës

Kosova Times Kosova Times April 23, 2023
Shënohet 50-vjetori i themelimit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë në UMIB
Një fis i rrallë i Amazonës doli nga pylli pas shiut: “Po ikin nga prerësit”
Barduani: KFOR-i s`është i shqetësuar nga vakumi institucional në Kosovë
Musliu: Gjendja e sigurisë stabile, por kërcënimet nga Serbia vazhdojnë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?