By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kufiri që ndau vajzën pesëvjeçare nga nëna e saj dhe takimi pas 42 vitesh
September 30, 2025
KGJK me konkurs për gjyqtar në Apel dhe tri pozita të tjera
September 30, 2025
Në kuadër të Javës së Bibliotekës në Kosovë shfaqen katër filma
September 30, 2025
BE planifikon të anashkalojë veton e Hungarisë për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë
September 30, 2025
Dy raketahedhës termobarikë ‘legjendarë’ rusë me vlerë 15 milionë dollarë u shkatërruan nga dronët FPV ukrainas
September 30, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja sanksionon individë dhe entitete të lidhura me Dodikun
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja sanksionon individë dhe entitete të lidhura me Dodikun
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja sanksionon individë dhe entitete të lidhura me Dodikun

Kosova Times
Last updated: 2023/10/20 at 4:46 PM
Kosova Times Published October 20, 2023
Share
SHARE

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të premten sanksione ndaj individëve dhe entiteteve të lidhura me nacionalistin serb të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik, ka njoftuar Departamenti amerikan i Thesarit.

Gorica dhe Igor Dodik, të shtuar në listë, janë fëmijët e Dodikut.

Në listën e sanksioneve të Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja janë shtuar edhe bizneset si “Agape”, i lidhur me Gorica dhe Ivan Dodikun, kompania “Agro Voce”, e cila është e lidhur me Goricën, kompania “Fruit Eco”, e lidhur me Igorin dhe kompania “Global Liberty”, e lidhur me dy fëmijët e Dodikut.

Vetë Dodik, i njohur edhe si lider pro-rus, është sanksionuar nga SHBA-ja më 5 janar të vitit 2022.

ShBA-ja e ka akuzuar atë se drejtpërdrejtë apo në mënyrë të tërthortë ka shkelur, penguar apo kërcënuar që Marrëveshja e Dejtonit të mos zbatohej, por edhe nën akuza se është përfshirë në aktivitete korruptive.

Edhe në korrik të vitit 2017, Thesari amerikan e ka akuzuar Dodikun se po pengonte zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila u ka dhënë fund luftimeve në Bosnje, më 1995.

Millorad Dodik është sanksionuar edhe nga Britania e Madhe.

Kur shtohet dikush në listë të sanksioneve?

Atëherë kur autoritetet amerikane vlerësojnë se figura me ndikim në një shtet janë përfshirë në afera korruptive, keqpërdorim të pozitës, trafikim droge, përfshirje në krim të organizuar, kur dikush e kërcënon stabilitetin e rajonit të Ballkanit, apo përmes veprimeve të caktuara kërcënohet siguria kombëtare dhe politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara.

Si ndëshkohen të sanksionuarit?

U ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara.

U ngrihen pronat që i kanë në Shtetet e Bashkuara, ose që janë në pronësi të shtetasve amerikanë.

U ndalohet puna dhe kryerja e transaksioneve me shtetas amerikanë.

A mund të largohet dikush nga lista e zezë?

Po. Departamenti amerikan i Thesarit deklaron se qëllimi kryesor i sanksioneve nuk është ndëshkimi, por nxitja e ndryshimit pozitiv, prandaj edhe heq çdo vit qindra individë dhe subjekte nga lista.

Për t’u larguar nga lista, Departamentit amerikan të Thesarit duhet nisur një kërkesë të thjeshtë, me të dhënat personale të personit të përfshirë në listë, kategorinë ku është përfshirë dhe një përshkrimin të detajuar pse ai person duhet të largohet nga lista.

Për ta bërë këtë kërkesë, Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja thotë se nuk duhet përfshirë avokat.

You Might Also Like

BE planifikon të anashkalojë veton e Hungarisë për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë

Dy raketahedhës termobarikë ‘legjendarë’ rusë me vlerë 15 milionë dollarë u shkatërruan nga dronët FPV ukrainas

Një i dyshuar i dytë për shpërthimet në gazsjellësin Nord Stream është ndaluar në Poloni

Hekurudhat Austriake anulojnë trenat e natës për në Paris

Rusët arrestojnë gazetaren për artikullin rreth luftës në vitin 2023

Kosova Times October 20, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Kuitni

Horoskopi ditor për 2 gush

Kosova Times Kosova Times August 2, 2024
Sekretari amerikan i Mbrojtjes i ofron mbështetje Izraelit
Vetura e kombibusi përfshihen nga flakët në Klinë, vdes një person pasi mbeti ngujuar përbrenda
Rama Rafunës: Derisa s’ka vendim për masë të përkohshme, puna vazhdon
Kokën lartë Muharrem Salihu!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?