By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
AGK bashkohet me protestën globale kundër vrasjes së gazetarëve në Gazë
September 1, 2025
Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në Pejë
September 1, 2025
Kos: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE, brenda vitit 2029
September 1, 2025
Osmani viziton qendrën `Përparimi`, thekson rëndësinë e gjithëpërfshirjes
September 1, 2025
1 Shtatori, Nagavci: Investimi më i çmuar është ai në arsim
September 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Arsimi prioritet i qeverisë, 43 mijë studentë ndjekim studimet falas
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti: Arsimi prioritet i qeverisë, 43 mijë studentë ndjekim studimet falas
Ballina 1Lajme

Kurti: Arsimi prioritet i qeverisë, 43 mijë studentë ndjekim studimet falas

Kosova Times
Last updated: 2023/10/22 at 6:15 PM
Kosova Times Published October 22, 2023
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka bërë një rezyme për zhvillimin në sektorin e arsimit, të cilin e konsideron si prioritet të Qeverisë. Ai thotë se me qeverisjen e tij, arsimi i lartë publik është bërë falas për të gjithë, sepse arsimi, sipas tij, është e drejtë e pakushtëzuar e secilit qytetarë.

“Po bëhet ndërlidhja e arsimit me ekonominë, sepse hendeku ndërmjet aftësive profesionale dhe kërkesave të tregut është thelluar për shumë vite me radhë. Buxheti për arsim është rritur sepse investimi në arsim, është investim me kthim të sigurt”, ka deklaruar Kurti në një shkrim në Facebook.

43 mijë studentë, sipas tij, ndjekin studimet e tyre në nivelin bachelor dhe master falas.

“Duke filluar nga ky vit shkollor, arsimi dual është zgjeruar në 12 profile profesionale, nga vetëm katër sosh sa ishin në vitin pararendës, në gjithsej 21 shkolla profesionale dhe 13 komuna gjithandej vendit. Arsimi dhe aftësimi profesional është njëri nga projektet më të mëdha të transformimit të ekonomisë sonë”, thotë Kurti.

U ndanë afër 4 mijë bursa për studime brenda dhe jashtë vendit, prej të cilave, sipas kryeministrit, mbi 2900 për fushat STEM, duke i dhënë vëmendje të veçantë vajzave që studiojnë këto fusha.

Pjesëmarrja e vajzave në studime në fushat STEM në Universitetin e Prishtinë aktualisht është në masën 50%, ndërsa mesatarja e vendeve të BE-së, sipas Kurtit, është 17%”.

“Në prill të këtij viti organizuam për herë të parë konferencën “STEMinist”, kushtuar rëndësisë së përfshirjes së vajzave dhe grave në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, që tash e tutje do të jetë pjesë e kalendarit vjetor të Qeverisë. Përveç bursave në nivel të universitetit, ndamë edhe 500 bursa për nxënës të shkollave të mesme nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe 400 mijë euro për mbështetjen e 21 qendrave mësimore nga të cilat më së shumti përfitojnë pjesëtarët e komuniteteve jo shumicë. Ndërkaq për edukim të hershëm, ndërtuam e po renovojmë ose adoptojmë gjithsej 31 çerdhe të reja”, shkruan Kurti.

Krahas rikthimit në ENQA si anëtare e asociuar, pas përjashtimit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim në vitin 2019, ai thotë se Kosova mori statusin e asociuar në programin “Horizon Europe” me të drejta të plota, program ky që e mundëson bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kërkimit dhe inovacionit.

“Gjithashtu, pas një dekade rifunksionalizuam Këshillin Kombëtar të Shkencës, që tashmë ka hartuar programin kombëtar të shkencës, i cili është dokumenti bazë për financimin e punës kërkimore shkencore në vend”, ka shkruar Kurti. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhje në Pejë

Kos: Shqipëria mund të anëtarësohet në BE, brenda vitit 2029

Osmani viziton qendrën `Përparimi`, thekson rëndësinë e gjithëpërfshirjes

1 Shtatori, Nagavci: Investimi më i çmuar është ai në arsim

Kurti uron nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor

Kosova Times October 22, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Reuters: SHBA miraton dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë nga Danimarka dhe Holanda

Kosova Times Kosova Times August 18, 2023
Kurti takon kreun e BSPK-së, dakordohen për komunikim të vazhdueshëm
Dialogu Ukrainë-Rusi, Rutte nga Tirana: Putin gaboi që dërgoi delegacion të nivelit të ulët
Helikopterët e parë ushtarakë Black Hawk mbërrijnë në Shqipëri
Prezantohet projekti i Teatrit të Operës dhe Baletit, Çeku: Është kryevepër
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?