By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kreu i intelegjencës ruse vendos hapjen e shoqatës së historianeve rus në Beogard
June 13, 2025
Horoskopi ditor për 13 qershor
June 13, 2025
Mali i Zi do t’i bashkohet misionit të BE-së për të trajnuar ushtrinë ukrainase
June 12, 2025
Rrahje, goditje elektrike, uri. 846 ditë në robëri ruse.
June 12, 2025
Mercenarët e Wagner PMC krijuan një rrjet burgjesh në Mali ku torturuan vendasit
June 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti: Sulmi në Banjskë u organizua nga Klani i Novi Sadit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Kurti: Sulmi në Banjskë u organizua nga Klani i Novi Sadit
Ballina 2

Kurti: Sulmi në Banjskë u organizua nga Klani i Novi Sadit

Kosova Times
Last updated: 2023/10/23 at 11:48 AM
Kosova Times Published October 23, 2023
Share
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sulmin në Banjskë të Zveçanit e ka organizuar Klani i Novi Sadit. Sipas tij, në krye të tij ndodhet ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq.

“Ai është kryetari i partisë-shtet SNS, tri herë i zgjedhur kryebashkiak i Novi Sadit me ndihmën e Zvonko Veselinoviqit, dhe miku më i afërt i vëllait të Presidentit të Serbisë, Andrej Vuçiq”, ka shkruar kryeministri Kurti në Facebook.

Sipas Kurtit, rreth 40 pelegrinë ortodoksë në Manastir të Banjskës me 24 shtator ishin nga Novi Sadi, duke shtuar se nëse kjo ishte e rastësishme, do të tregojnë hetimet. Ai ka shkruar se grupi terrorist në arrati i udhëhequr nga Millan Radojiçiq po qëndron në Rashkë.

“Atyre MUP-i famëkeq serb iu ka ndarë vetura të tipit Shkoda Oktavia me ngjyrë të bardhë dhe të zezë e me tabela regjistrimi BG dhe… NS. Para dy dekadave në Serbi sundonte Klani i Zemunit, kurse tash vendin atij ia ka zënë Klani i Novi Sadit. Kriminelë në luftë, kriminelë në paqe; kriminelë në Serbi, kriminelë në Kosovë. Presidenti i shtetit, Aleksandar Vuçiq, porsi një capo-di-tutti-capi, ndodhet aty për të dëshmuar që ndonëse krimi e dikton shtetin, në fakt, është shteti që e dikton krimin”, ka shkruar Kurti.

Ai ka thënë se “në katër komunat veriore të Kosovës po merr fund terrori, kriminaliteti dhe kultura e dhunës e paramilitarëve të Delije (tifozët e Cërvena Zvezdës) që shprehet me nofkat e ekstremistëve si: Mami, Llune, Daco, Rusi, Nemac, Gile, Drago, Aco, Comi, Belli, Micko, Prki, Mrki etj”.

Kurti ka thënë se Kosova nuk ka juridiksion në Serbi.

“A nuk do të duhej që BE-ja dhe ShBA-të ta formojnë një Gjykatë Speciale për Klanin e Novi Sadit? Mafia ballkanike do të përjetonte goditje fatale, ndërkaq rajoni i Ballkanit do të hapej i tëri për demokraci evropiane, drejtësi ligjore, paqe të qëndrueshme dhe zhvillim të përshpejtuar”, ka shkruar kryeministri.

You Might Also Like

Kurti: Bujar Bukoshi, emër kyç në historinë e çlirimit të Kosovës

Protesta kundër bastisjeve të Trump kundër imigracionit në qytete anembanë Amerikës

Ushtria e Iowa-s dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes

Osmani: Lidhja Shqiptare e Prizrenit u bë themel i vetëdijes sonë kombëtare

Vdes në moshën 78 vjeçare Bujar Bukoshi

Kosova Times October 23, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Haradinaj: Stadiumi i Gjakovës do të jetë aset për gjithë Kosovën

Kosova Times Kosova Times January 6, 2025
SHËROHET KANCERI I PANKREASIT?! Mjekët i dhanë 6 muaj dhe tani pohojnë se sëmundja është mposhtur: Bota është në shok!
Mbyllet për qarkullim një segment në autostradën `Ibrahim Rugova`
Rusët sulmuan Kievin, Zelensky iu përgjigj Putinit
Osmani përkujton masakrën e 3-4 shkurtit e vitit 2000 në Mitrovicën Veriore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?