By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Agjentët sekretë italianë të picave
August 8, 2025
Si po zhvillohen mashtrimet dixhitale në industrinë e ushqimit dhe hotelerisë?
August 8, 2025
Një luginë e jashtëzakonshme zvicerane me 72 ujëvara
August 8, 2025
Mustafa: VV bëri përpjekje të qëllimshme për kapje Kuvendi
August 8, 2025
Pasoja evidente të ngërçit politik në ecuritë ekonomike
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Roli i kriptovalutave në financimin e terrorizmit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Roli i kriptovalutave në financimin e terrorizmit
Ballina 2Rajon / Botë

Roli i kriptovalutave në financimin e terrorizmit

Kosova Times
Last updated: 2023/10/24 at 8:02 AM
Kosova Times Published October 24, 2023
Share
SHARE
ReutersRoli i kriptovalutave në financimin e terrorizimit dhe grupeve militante është rikthyer në vëmendjen e opinionit, pas sulmeve vdekjeprurëse ndaj Izraelit nga militantët palestinezë të Hamasit.Izraeli ka konfiskuar llogari të kriptovalutave që ka thënë se janë të lidhura me Hamasin. Ligjvënësit amerikanë i kanë bërë thirrje Qeverisë të parandalojë që Hamasi dhe bashkëpunëtorët e tij të përdorin kriptovaluta.Por, kriptovalutat janë vetëm një mënyrë që grupet e dhunshme militante dhe grupet që cilësohen si organizata terroriste përdorin për të përfituar para.Në këtë tekst mund të mësoni më shumë për rolin e kriptovalutave në financimin e terrorizmit:Pse përdoren kriptovalutat në financimet e paligjshme?Çdokush mund të hapë një llogari për kriptovaluta dhe jo gjithmonë duhet t’iu nënshtrohet kontrolleve, që zakonisht bëjnë bankat.Adresat janë me pseudonime – të emëruara me shkronja dhe numra – që nënkupton se njerëzit mund të dërgojnë dhe pranojnë kriptovaluta pa zbuluar identitetin e tyre.Teknologjia “blockchain” (shqip: blloqe zinxhir) mundëson operimin e kriptovalutës në aspektin digjital, përtej kufijve dhe nënkupton se mund të funksionojë si një sistem i pagesave të menjëhershme.Në botë, kriptovalutat u nënshtrohen rregullave më pak specifike sesa financat tradicionale, edhe pse në disa rajone janë duke u vendosur rregulla të reja për monedhat virtuale.Task Forca për Veprim Financiar (FATF), trupi botëror përgjegjës për luftimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, ka paralajmëruar se asetet e kriptovalutave “rrezikojnë të bëhen një strehë e sigurt për transaksionet financiare për kriminelët dhe terroristët”.A mund të mos gjurmohen kriptovalutat?Po, por jo gjithmonë.Kriptovalutat sikurse Bitcoin dhe Ethereum kanë krijuar të dhëna të përhershme publike për transaksionet. Kjo nënkupton se është e mundur të shihen fondet që dërgohen në një adresë dhe në cilat adresa të tjera shkojnë kriptovalutat.Është e vështirë për një person të jashtëm të identifikojë transaksionet në “blockchain”, por firmat që gjurmojnë të dhënat e kriptovalutave, kanë mjete për të gjurmuar fondet.Megjithatë, në mënyrë që të lidhen këto transaksione të kryera nga një person apo grup, hulumtuesit varen në informacionet që nuk regjistrohen në “blockchain”.Shkëmbimet e kriptovalutave mund të regjistrojnë se cilat adresa i përkasin cilit konsumator dhe policia më pas mund të zbulojë se kush qëndron prapa atyre llogarive.Përdoruesit e kriptovalutave mund të fshehin edhe më tej gjurmët e tyre duke përdorur “mixers” të kriptovalutave apo duke zhvendosur fondet në firma të tjera, ku mund të jetë e vështirë që të dallohen nga asetet e konsumatorëve të tjerë.Sa përdoren kriptovalutat për financimin e terrorizmit?Përgjigjen në këtë pyetje askush nuk e di me siguri.Grupet militante përdorin metoda të ndryshme për të lëvizur paratë, përfshirë paratë e gatshme, bankat, kompanitë fiktive e organizata të bamirësisë si dhe rrjete joformale financiare. Sipas ekspertëve, kriptovalutat janë një pjesë e vogël.Më 2022, një zyrtar i Kombeve të Bashkuara deklaroi se disa vjet më parë 5 për qind e sulmeve terroriste ishte vlerësuar se ishin financuar nga kriptovalutat, por sipas Bloomberg, kjo shifër mund të arrijë deri në 20 për qind.Këtë vit, FATF tha se kriptovalutat paraqesin “rreziqe në rritje për financimin e terrorizmit”, por “shumica” e financimit për terrorizmin, ende përdorin monedha të rregullta.Kur transaksionet për financime të paligjshme detektohen në kompani të kriptovalutave, kjo jo domosdo nënkupton se të gjitha transaksionet e asaj firme preken, thanë në një blog hulumtuesit e Chainalysis.Chainalysis tha se financimi i terrorizmit “paraqet një fraksion të vogël prej më pak se 1 për qind të tregut të kriptovalutave ku zhvillohen aktivitete të paligjshme”.Po format e tjera të financimit të paligjshëm?Financimi i terrorizmit përbën një pjesë të vogël të përdorimit të kriptovalutave për aktivitete të paligjshme, ku përfshihen edhe mashtrimet, sulmet kibernetike dhe vjedhjet.Krimet me kriptovaluta kapën një shifër rekord prej 20.1 miliardë dollarësh më 2022, tha Chainalysis. Në këtë shifër nuk përfshihen krimet sikurse pagesat për drogë.Vjedhjet e kriptovalutave përmes sulmeve kibernetike po ashtu përbëjnë një burim të rëndësishëm financimi për Korenë e Veriut, sipas raporteve të OKB-së.Disa banka në Mbretërinë e Bashkuar kanë frenuar qasjen e disa konsumatorëve në kriptovaluta për shkak të rritjes së mashtrimeve me këto monedha virtuale.

You Might Also Like

Identifikohen emrat e gati 123,000 ushtarëve të vdekur rusë

Pesë skenarë, një luftë dhe tre udhëheqës: Nga fitorja e Putinit te një përsëritje e Afganistanit Sovjetik

Izraeli po kalon në pushtimin total të Gazës. NBC: Trump i bërtiti Netanyahut

Ka mbërritur reagimi i parë i Kinës ndaj takimit vendimtar midis Putinit dhe Trumpit

Djali (4) lirohet nga spitali në Angli, viziton gjyshen. Vritet nga autobusi

Kosova Times October 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Aksident tragjik në Santorini, ndërron jetë 29-vjeçari shqiptar

Kosova Times Kosova Times September 16, 2024
Sallahu: Po kryen inspektimet për të larguarit, do të merren masat adekuate
Osmani: Trashëgimia e Papës Françesku do të jetojë gjatë
Enzo largohet nga Chelsea, pëlqen Barcelonën
Kosova dhe Ajoa nënshkruajnë marrëveshje për rritje të bashkëpunimit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?