By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ky është hoteli më i mirë në botë – Një grek në 20 më të mirët
November 1, 2025
Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”
November 1, 2025
Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat
November 1, 2025
Varrezat e Diktaturës: Një park i pazakontë në periferi të Budapestit që turistët e adhurojnë
November 1, 2025
Si e fundosi Putini – Lukoilin
November 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina i kërkon Kryqit të Kuq të vizitojë burgun famëkeq në Donjeck
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Ukraina i kërkon Kryqit të Kuq të vizitojë burgun famëkeq në Donjeck
Ballina 2Rajon / Botë

Ukraina i kërkon Kryqit të Kuq të vizitojë burgun famëkeq në Donjeck

Kosova Times
Last updated: 2022/10/14 at 1:40 PM
Kosova Times Published October 14, 2022
Share
SHARE

Zyrtarët ukrainas i kanë bërë thirrje Kryqit të Kuq që të kryejë një mision në një kamp famëkeq të të burgosurve në pjesën lindore të shtetit, të pushtuar nga forcat ruse.

Andriy Yermak, shefi i stafit i presidentit ukrainas, kërkoi që Kryqi i Kuq të vizitojë brenda tri ditësh burgun Olenivka në rajonin e Donjeckut.

“Ne nuk mund të humbim më shumë kohë. Jeta e njerëzve është në rrezik”, shkroi ai në Twitter.

Muajin e kaluar, Kryqi i Kuq tentoi të siguronte qasje në këtë kamp, por tha se autoritetet ruse ua kishin mohuar qasjen.

Burgu Olenivka është nën kontrollin e autoritetet të mbështetura nga Rusia në Donjeck që nga viti 2014, dhe kushtet në këtë burg thuhet se janë të rënda.

Në korrik, disa të burgosur ukrainas u vranë pas një shpërthimi në kamp dhe Kievi e Moska fajësuan njëri-tjetrin për shpërthimin. Kievi tha se burgu u shënjestrua nga Rusia me qëllim që të shkatërroheshin dëshmitë e torturës dhe vrasjeve, ndërkaq Moska tha se shpërthimi u shkaktua nga raketat ukrainase.

Të burgosurit në këtë burg përfshijnë edhe anëtarët e batalionit Azov, që ishin mbrojtësit e fundit të qytetit të Mariupolit.

Kjo nuk është hera e parë që Ukraina ka bërë presion ndaj organizatave ndërkombëtare, duke kërkuar që të hetojnë lidhur me atë se çfarë po ndodh brenda këtij burgu.

Yermak tha se e kishte ngritur këtë çështje gjatë një video-konference me zyrtarët e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar dhe me organizatat e tjera ndërkombëtare. Ai kërkoi që pjesëtarët e Kryqit të Kuq të vizitojnë këtë burg të hënën.

“Ukraina do të kontribuojë në këtë mision në të gjitha mënyrat e mundshme”, tha ai përmes një postimi në Telegram.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, po ashtu ka përsëritur këto thirrje, duke e akuzuar Kryqin e Kuq për mosveprim, pasi sipas tij, kjo organizatë “e ka obligim, në radhë të parë të natyrës morale”.

Ai tha se vizita në këtë burg do të mund të organizohej ngjashëm sikurse vizita e anëtarëve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, që vizituan në gusht centralin bërthamor të Zaporizhjës, që është nën kontrollin rus.

Kryqi i Kuq ndërkombëtar nuk ka reaguar për këtë kërkesë ukrainase. Por, muajin e kaluar drejtori i kësaj organizate, Robert Mardini, tha se bisedimet me autoritetet ruse për qasjen në Olenivka ishin duke vazhduar, por më pas njoftoi se qasja u ishte mohuar.

You Might Also Like

Hakmarrja e vjetër në Vorizia: Kur fshati u mbyt në gjak për një “arsye banale”

Grindja midis dy familjeve e shndërroi Vorizian në një masakër – fraksioni EKAM përgjithmonë në fshat

“Bota Serbe”, vëllai i “Botës Ruse”. Ëndrrat e Vulinit, një admirues i Kremlinit

Ukraina ka emëruar ushtarë të rinj të përfshirë në vrasjet e Bucha-s.

Kompani izraelite: Na kontaktoi një përfaqësues i hajdutit nga Luvri

Kosova Times October 14, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Gjeopolitikë

Pjesemarresit e samiti i SCO-së e konsiderojnë Kinen si lidere botërore

Kosova Times Kosova Times September 1, 2025
Edi Rama shkarkon ministrin e Punëve të Brendshme
Ramadani thotë se e vlerëson Malishevën, por Drita synon fitore
Filloi Konferenca vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2022”
Më shumë se 100 të burgosur Kuzbas u rekrutuan në Wagner
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?