By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Elefanti vret 20 persona në Indi
January 12, 2026
Uji në rajonin e Mitrovicës sërish i pijshëm
January 12, 2026
Në kërkim te dyshimtit për tentim-vrasjen në Pejë
January 12, 2026
Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona
January 12, 2026
SHSKUK: Kardiokirurgjia shënoi rekord, mbi 400 operime më 2025
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gruaja izraelite e liruar nga Hamasi: E përjetova ferrin
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Gruaja izraelite e liruar nga Hamasi: E përjetova ferrin
Ballina 2Rajon / Botë

Gruaja izraelite e liruar nga Hamasi: E përjetova ferrin

Kosova Times
Last updated: 2023/10/24 at 2:02 PM
Kosova Times Published October 24, 2023
Share
SHARE

Gruaja izraelite Yocheved Lifshitz, e cila u lirua të martën nga grupi militant palestinez, Hamas, tha se militantët e rrahën me shkopinj, duke ia mavijosur trupin dhe vështirësuar frymëmarrjen, gjatë rrëmbimit të saj kur i sulmuan qytetet e Izraelit jugor më 7 tetor.

“E përjetova ferrin, nuk mendoja e as nuk e dija se do të përfundoja në ketë gjendje”, tha ajo të martën, një ditë pasi u lirua.

Ata e dërguan atë në Rripin e Gazës me motoçikletë dhe pastaj e detyruan të ecte disa kilometra në tokë të lagur për të arritur në tunelet të cilat, sipas saj, u dukën sikur rrjeta merimange.

Yocheved Lifshitz, 85 vjeçe, tha në Tel Aviv një ditë pasi u lirua se “ata më rrahën mua gjatë rrugës, nuk m’i thyen brinjët, por kisha shumë dhimbje”.

Megjithatë, ajo theksoi se “ata na trajtuan mirë”, duke shpjeguar se një mjek e kishte vizituar atë dhe pengjet e tjera dy apo tri herë në ditë dhe se u kishte sjell ilaçe.

Ajo tregoi se njerëzit të cilët ishin caktuar për t’i ruajtur pengjet “na thanë se besojnë në Kuran dhe se nuk do të na lëndonin”.

Lifshitz ishte banore e Nir Oz, njërës prej komuniteteve izraelite pranë Rripit të Gazës, të cilin militantët e Hamasit e sulmuan më 7 tetor.

Bashkëshorti i saj, në të 80-at e tij po ashtu, është në mesin e më shumë se 200 pengjeve që po mbahen ende nga Hamasi në Gazë.

“Ata na trajtuan me butësi, dhe na i plotësuan të gjitha nevojat”, tha ajo, kur u pyet pse ia zgjati dorën njërit prej militantëve në momentin kur u lirua.

Lifshitz i përshkroi pengmarrësit si “shumë miqësorë” dhe si njerëz “shumë të sjellshëm” të cilët ishin organizuar mirë dhe me kohë për marrjen e pengjeve.

“Ata u dukën të gatshëm për këtë, ata u përgatitën për një kohë të gjatë, ata kishin gjithçka që burrat dhe gratë kishin nevojë, përfshirë shampon”, tha ajo para gazetarëve.

“Ne e hëngrëm ushqimin e njëjtë sikur ata – bukë me krem djathi, djathtë të shkrirë, tranguj. Ky ishte ushqimi për gjithë ditën”, tregoi Lifshitz.

Ajo u lirua bashkë me një izraelite tjetër nga Nir Oz, Nurit Cooper, 79 vjeçe, tri ditë pasi një grua amerikane me të bijën u liruan.

You Might Also Like

Elefanti vret 20 persona në Indi

Gjykata zvicerane ia zgjati paraburgimin pronarit të lokalit zviceran ku vdiqën 40 persona

Komisioneri Europian për Mbrojtjen ka propozuar krijimin e një ushtrie të BE-së me 100,000 trupa

Kompanive ruse u lejohet të dërgojnë punonjësit në spitalet psikiatrike për ekzaminim

Policia qipriote raporton zhdukjen e ish-drejtorit ekzekutiv të Uralkali-t

Kosova Times October 24, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti mori pjesë në takimin rajonal me udhëheqës të partive simotra të PES

Kosova Times Kosova Times February 10, 2024
NATO organizoi një gjueti për nëndetëset ruse
Kurti: Qershori shënon kurorëzimin e sakrificave të panumërta për çlirimin e Kosovës
Në Beograd vendosen banderola me ‘Kasapin e Ballkanit’
Studimi i INSTAT: 80% e bizneseve në kërkim të punonjësve të TIK, shkak emigrimi i lartë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?