By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’
January 22, 2026
‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë
January 22, 2026
Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz
January 22, 2026
“Kjo është Spanja e vërtetë”: Një udhëtim në një nga fshatrat më të bukura që jeton siç jetonte 50 vjet më parë
January 22, 2026
Osmani: Familja Jashari nuk u dorëzua kurrë, Prekazi është altari i lirisë
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli i ashpërson bombardimet në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Izraeli i ashpërson bombardimet në Gazë
Rajon / Botë

Izraeli i ashpërson bombardimet në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/25 at 9:26 AM
Kosova Times Published October 25, 2023
Share
SHARE

Ushtria e Izraelit i ka ashpërsuar bombardimet në jug të Rripit të Gazës të mërkurën, një ditë pas njërës prej ditëve më vdekjeprurëse për palestinezët qëkur nisi konflikti, pavarësisht thirrjeve të liderëve botërorë për ndaljen e luftimeve për ta mundësuar futjen e ndihmave humanitare në enklavën e rrethuar.

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po u prijnë thirrjeve ndërkombëtare për një ndërprerje në luftimet mes Izraelit dhe Hamasit, në mënyrë që të lejohet dërgimi i ndihmave në Gazë, ku palestinezët po jetojnë në kushte të tmerrshme.

Mbi 700 palestinezë, përfshirë 305 fëmijë, u vranë të martën, sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, e cila udhëhiqet nga Hamasi. Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Çështje Humanitare, ky është numri më i lartë i të vrarëve brenda një dite qëkur filluan luftimet tri javë më parë.Izraeli i nisi bombardimet në Gazë më 7 tetor, pasi militantët e Hamasit i sulmuan qytetet e Izraelit jugor duke i vrarë 1.400 njerëz, kryesisht civilë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, dhe princi i kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, biseduan në telefon të martën dhe u pajtuan për një diplomaci më të gjerë “për ta ruajtur stabilitetin në rajon dhe për ta parandaluar përhapjen e konfliktit”, tha Shtëpia e Bardhë.

Përleshje vdekjeprurës shpërthyen mes Ushtrisë së Izraelit dhe palestinezëve në Bregun e uzurpuar Perëndimor. Po ashtu, luftimet u intensifikuan mes Izraelit dhe grupit të armatosur libanez, Hezbollah, përgjatë kufirit Izrael-Liban.

Irani i mbështet Hamasin dhe Hezbollahun, si dhe e ka paralajmëruar Izraelin ta ndalë luftën e ashpër në Gazë.

Ushtria e Izraelit tha se gjatë natës pati të shtëna ndaj forcave të saj nga një grup palestinez në Bregun Perëndimor, të cilit iu përgjigj me sulm me dron. Zyrtarët palestinezë thanë se tre palestinezë u vranë.

Më shumë se 100 palestinezë janë vrarë në Bregun Perëndimor që nga 7 tetori si pasojë e përleshjeve me forcat izraelite, tha Ministria palestineze e Shëndetësisë.

Ministria palestineze në Rripin e Gazës së udhëhequr nga Hamasi tha se së paku 5.791 njerëz janë vrarë nga bombardimet izraelite në enklavë që nga 7 tetor, përfshirë 2.360 fëmijë.

You Might Also Like

Trump konfirmoi spekulimet: ‘Ne kemi armë që askush tjetër nuk i di!’

‘Përdorni ato lodra seksi, kanë ngrohje’: E fejuara e ish-ministrit të jashtëm ukrainas tronditi qytetarët duke ngrirë

Policia parandaloi një sulm ndaj aeroplanit privat të Kancelarit Merz

Zelensky: Kritika të ashpra ndaj Evropës – “Problemi kryesor është mentaliteti i saj”

Trump prezanton ‘Këshillin e Paqes’ – 19 vende në ceremoninë e nënshkrimit

Kosova Times October 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Si do të ndikojë vrasja e liderit të Hamasit në bisedimet për armëpushim në Gazë?

Kosova Times Kosova Times August 1, 2024
Kryeziu: Mbledhja e përbashkët u anulua në mënyrë të njëanshme
Hummels shtyn testet mjekësore para transferimit në Bologna
Pse nuk ka protesta kundër luftës në Rusi?
Abdixhiku me foto familjare e uron Vitin e Ri: Qoftë ky një vit i arritjeve të mëdha për atdheun tonë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?