By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Zbulim alarmues: ëmbëlsuesi i njohur është i dëmshëm për zemrën dhe trurin në planin afatgjatë
January 12, 2026
Parlamenti Evropian dëbon diplomatët iranianë nga ndërtesat e tij
January 12, 2026
Propagandisti famëkeq i Putinit kërcënon përsëri
January 12, 2026
Pula takon përfaqësuesit Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga BE
January 12, 2026
PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake
January 12, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kurti për `Financial Times`: Pa sanksionimin e Serbisë s`ka dialog
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kurti për `Financial Times`: Pa sanksionimin e Serbisë s`ka dialog
Ballina 2Lajme

Kurti për `Financial Times`: Pa sanksionimin e Serbisë s`ka dialog

Kosova Times
Last updated: 2023/10/25 at 11:48 AM
Kosova Times Published October 25, 2023
Share
SHARE

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian do të dështojë në rast se Brukseli nuk bëhet më i ashpër ndaj Beogradit. Në një intervistë për “Financial Times”, Kurti citohet të ketë thënë se “perëndimi duhet t`i shuajë shpresat për rikthim të bisedimeve në rrugën e duhur, nëse nuk vepron më ashpër ndaj Serbisë”.

“Nëse nuk do të ketë dënime dhe sanksione ndaj Serbisë pas asaj që ka bërë, definitivisht nuk do të ketë dialog”, tha Kurti. “Ne do të përfundojmë në një menaxhim të dështuar të krizës dhe do të harrojmë fare çështjen e normalizimit”, shtoi kreu i ekzekutivit kosovar.

“Financial Times” rikujton se qeveria e Serbisë e ka mohuar çdo përfshirje në sulmin e 24 shtatorit, pavarësisht sasisë së armëve prej miliona eurosh të përdorura nga paraushtarakët dhe të prodhuara kryesisht në Serbi. Tutje kjo gazetë thekson se ‘ish-nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiçiq, u arrestua dhe pranoi se ishte organizatori i operacionit, por tha se nuk kishte marrë urdhra nga qeveria në Beograd’.

Por, Kurti këmbëngul se grupi agresor “ka tentuar të nisë një konflikt të ri të armatosur”.

“Ata tentuan një luftë të re në Kosovë për të aneksuar pjesën veriore të vendit tonë”, tha Kurti, teksa ripërsëriti faktin se pas sulmit të 24 shtatorit “gjithçka ka ndryshuar”.

“Ne nuk mund të kthehemi në punën e zakonshme”, shtoi Kurti.

Ai i bëri thirrje të dërguarit të BE-së për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajčák, të ndalojë së “konsideruari Serbinë si fuqi të natyrës, një lloj ariu irracional që duhet t’i hedhim qengja për ta qetësuar”. Kjo, sipas Kurtit, duhet të marrë fund për hir të normalizimit, paqes dhe sigurisë.

Kryeministri tutje në këtë intervistë e ka mirëpritur përforcimin e misionit paqeruajtës të KFOR-it me qindra trupa dhe pajisje të rënda, por theksoi se roli i tyre është vetëm në mbrojtjen dhe sigurinë e Kosovës.

“[Ata] nevojiten për sigurinë dhe mbrojtjen. . . Dhe kështu do të mbetet. Ne nuk kemi nevojë të bëjmë KFOR-in reagues të parë”, ka nënvizuar Kurti.

Kryeministri është në mesin e 40 liderëve që do të takohen në Bruksel në kuadër të Samitit të BE-së “Global Gateway”.

You Might Also Like

Parlamenti Evropian dëbon diplomatët iranianë nga ndërtesat e tij

Pula takon përfaqësuesit Misionit të Ekspertëve të Zgjedhjeve nga BE

PDK nis përgatitjet për zgjedhjet e brendshme partiake

Evakuohen tri familje në lagjen Kodra e Trimave

IKSHPK: Në shumicën e komunave uji i pijshëm brenda standardeve

Kosova Times October 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

YIHR KS mbulon grafitet në shtëpinë e një familjeje serbe në afërsi të Vushtrrisë

Kosova Times Kosova Times July 31, 2024
Hyseni: Opozita e ka çuar komunën drejt një gjendje emergjente
“Gruaja nga pluhuri” shpetoi ne Kullat Binjake, por pastaj filloi ferri
Fillon shqyrtimi i mbi 300 mbetjeve mortore në morgun e Prishtinës
Tejkaluan në vijë të plotë, dy shoferëve në Ferizaj u hiqet patenta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?