By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja i ndan me Izraelin mësimet e vështira nga lufta në Irak dhe Siri
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > ShBA-ja i ndan me Izraelin mësimet e vështira nga lufta në Irak dhe Siri
Ballina 2Rajon / Botë

ShBA-ja i ndan me Izraelin mësimet e vështira nga lufta në Irak dhe Siri

Kosova Times
Last updated: 2023/10/25 at 4:11 PM
Kosova Times Published October 25, 2023
Share
SHARE

AP

Mundësia që Ushtria e Izraelit ta nisë ofensivën tokësore nëpër lagjet e dendura urbane të Rripit të Gazës, ku militantët i përdorin civilët si mburoja njerëzore, sjell në mendje kujtime përvëluese të betejave vdekjeprurëse të koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që luftoi kundër grupit ekstremist Shteti Islamik, në Irak dhe Siri.

Për Sekretarin e Mbrojtjes të ShBA-së, Lloyd Austin dhe liderët e tij ushtarakë, ato luftime të ashpra dhe mijëra civilët e vrarë nga sulmet ajrore dhe dyluftimet nëpër lagjet e Mosulit dhe Rakës, janë mësime që duhet të ndahen në një kohë kur Izraeli po përgatitet për një pushtim tokësor kundër Hamasit.

“Në bisedat tona me izraelitët, dhe siç e kemi bërë të shumë të qartë, ne po vazhdojmë ta theksojmë rëndësinë e uljes së numrit të viktimave civile dhe të garantimit… se gjërat si korridoret e sigurta duhet të mendohen mirë”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, të martën.

ShBA-ja mund ta përshkruajë qartazi dhe hollësisht dëmin që u është shkaktuar civilëve. Gjatë rrethimit tetëmuajsh për ta çliruar Mosulin nga militantët islamistë, u vranë 10.000 njerëz, përfshirë së paku 3.200 civilë nga sulmet ajrore, zjarri i artilerisë apo predhave mes tetorit 2016 dhe rënies së Shtetit Islamik në korrik 2017, sipas një hetimi të Associated Press. Një numër pothuajse i njëjtë i civilëve u vranë apo u morën peng nga militantët dhe u përdorën si mburoja njerëzore për të ikur nga qyteti.

Austin, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Amerikane, gjenerali Charles CQ Brown, shefi i Komandës Qendrore të ShBA-së, gjenerali Eric Kurilla, si dhe komandantët e tjerë të lartë të Ushtrisë Amerikane, kaluan kohë në rajon asokohe dhe e panë dhunën duke ndodhur.

Ata ishin të vetëdijshëm për përpjekjet për të hapur korridore humanitare dhe për vendimet për pauza operacionale derisa civilët ishin paralajmëruar të iknin. Prandaj, ata po bisedojnë me homologët e vet izraelitë pothuajse çdo ditë, po japin këshilla për sfidat e luftimeve në zona urbane, kërcënimet nga minat tokësore, bombat skaj rrugëve dhe përpjekjet për t’i mbrojtur civilët gjatë shkatërrimit të militantëve të fshehur nëpër shkolla, xhami e shtëpi.

“Ndarja e mësimeve që i kemi marrë për 20 vjet po bëhet me të gjitha nivelet e lidershipit [ushtarak]”, tha zëdhënësi i Brown, Jereal Dorsey.

Duke qenë e vetëdijshme për këtë prioritet, ShBA-ja e ka dërguar një ekip këshilltarësh ushtarakë në Izrael, përfshirë gjeneralin e marinës James Glynn – i cili ndihmoi në udhëheqjen e operacioneve speciale kundër grupit të Shtetit Islamik dhe, po ashtu, shërbeu në Fallujah gjatë disa prej luftimeve më të ashpra urbane gjatë kulmit të luftës në Irak – do të jetë në gjendje t’i këshillojë izraelitët si ta shmangin sa më shumë vrasjen e civilëve gjatë luftimeve nëpër zona urbane.

“Këta zyrtarë, përfshirë gjeneralin Glynn, kanë përvojë në luftimet në zonat urbane”, tha Ryder të martën.

“Ata janë atje përkohësisht me ekipin e tyre ushtarak thjesht për të biseduar rreth disa prej pyetjeve të rënda të cilat IDF-ja [Forcat Mbrojtëse të Izraelit] duhet t’i marrë parasysh teksa planifikon skenarë të ndryshëm”, shtoi ai.

Gjatë bisedimeve javën e kaluar me liderët e Qeverisë dhe Mbrojtjes së Izraelit në Tel Aviv, Austin e solli ndër mend përvojën e tij si lider i Komandës Qendrore Amerikane gjatë dy vjetëve të para të luftës për ta mposhtur grupin Shteti Islamik.

Ai foli për mësimet e marra, përfshirë të kuptuarit se bota po shikon, sipas burimeve që ishin të pranishme në takime.

Austin ishte i qartë, publikisht dhe privatisht, se, derisa izraelitët i planifikojnë operacionet ushtarake, përfshirë pushtimin e mundshëm tokësor të Gazës, ata duhet ta marrin parasysh sigurinë e civilëve.

“Janë disa mësime që i kemi mësuar të cilat me shumë kënaqësi do t’i ndanim me aleatët tanë këtu, sa i përket operacioneve efektive në terrenet e dendura urbane dhe krijimin e korridoreve të sigurta humanitare”, tha Austin.

Gjenerali i pensionuar i Ushtrisë Amerikane, Joseph Votel, i cili e mori drejtimin e Komandës Qendrore Amerikane më 2016 kur u pensionua Austini dhe i udhëhoqi operacionet, tha se mesazhi më i rëndësishëm për izraelitët – të cilin e kanë përçuar Austini, sekretari i Shtetit Antony Blinken dhe presidenti Joe Biden – nuk është e rëndësishme ajo çfarë bën Izraeli në zotimin e tij për ta shkatërruar Hamasin, por mënyra sesi ushtria e bën atë.

“Rëndësi të vërtetë ka mënyra sesi e kryen këtë fushatë. Dhe, ata duhet ta bëjnë këtë në një mënyrë e cila pasqyron vlerat dhe shqetësimet e palestinezëve të pafajshëm, të cilët po mbahen peng nga Hamasi”, tha Votel.

Ai shtoi se ka shumë ngjashmëri dhe disa dallime kyçe mes misioneve të ShBA-së në Irak dhe Siri dhe pushtimit të mundshëm të Gazës nga Izraeli.

Hamasi, tha ai, është i armatosur më mirë, me eksplozivë më të sofistikuar dhe armë të tjera me të cilat e ka furnizuar Irani. Dhe, tunelet labirinte nën Gazë janë shumë më të zhvilluara dhe më të gjata se ato në Rakë.

Ushtarakisht, theksoi ai, Izraeli e ka një kundërshtar më të sofistikuar dhe të armatosur më mirë se Shteti Islamik në Siri dhe Irak.

Ai tregoi se ShBA-ja dhe koalicioni i aleatëve kishin më shumë kohë për t’u përgatitur për betejën për ta çliruar Mosulin. Derisa koalicioni e vazhdoi pushtimin drejt lumit Eufrat, i ndaloi operacionet disa herë në mënyrë që të takohej me liderët lokalë fisnorë në përpjekje për t’i larguar civilët nga vija e frontit të luftimeve.

Brutaliteti i gjithë kësaj është një gjë tjetër që i vjen ndër mend Austinit, bashkë me nevojën për t’i ndalur militantët të cilët janë futur thellë brenda zonave civile.

“Duke e luftuar ISIS-in ndjeva sikur ia kishim ngulur sytë djallit. Ishte vërtet djallëzore. Dhe, ajo që e kemi parë nga Hamasi, është djallëzi e një niveli tjetër. Pra, kjo është gjëja e parë që duhet ta kujtojmë dhe mendojmë”, tha Austin.

You Might Also Like

Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”

Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare

Trump thotë se Serbia donte të fillonte një luftë në Kosovë, shpjegon si i ndaloi ata

Trump paralajmeroi armëpushim në Gaza në shtatë ditët e ardhshme: Shoh turma njerëzish që nuk kanë ushqim

Raketë e lëshuar nga Jemeni drejt Izraelit

Kosova Times October 25, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Kandemir rikthehet te Sigal Prishtina

Kosova Times Kosova Times January 6, 2023
Liverpooli pas supertalentit Merlin Rohl
Grupi i hakerëve From Russia with Love publikoi të dhëna sekrete për sigurinë e pjesëmarrësve në samitin e NATO-s në Vilnius
Dyshohet se shtyu familjen drejt vetëvrasjes, Ergys Arra: Nuk i kam dhunuar
Lajçak tregon çfarë u bisedua gjatë javës – paralajmëron vazhdim të dialogut në ditët në vijim
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?