By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Shqipëri – Serbi, sfida e zjarrtë për Botërorin, Tirana ‘ndizet’ nga tifozët kuq e zi
June 7, 2025
Nis ndeshja – Shqipëri – Ser
June 7, 2025
Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti
June 7, 2025
Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve
June 7, 2025
DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e gjykatës
June 7, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vizita në Iowa, Osmani e akuzon Serbinë se po dëshiron të nxisë luftë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Vizita në Iowa, Osmani e akuzon Serbinë se po dëshiron të nxisë luftë
Ballina 1Lajme

Vizita në Iowa, Osmani e akuzon Serbinë se po dëshiron të nxisë luftë

Kosova Times
Last updated: 2023/10/26 at 10:39 AM
Kosova Times Published October 26, 2023
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sulmi terrorist më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit ishte akt i agresionit të Serbisë ndaj Kosovës, që kishte synim aneksimin e veriut. Në ditën e dytë të vizitës së saj në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Osmani tha se Kosova është rezultati dhe historia më e madhe e suksesit të politikës së jashtme amerikane.

Presidentja Vjosa Osmani në një ligjëratë para studentëve të Universitetit Drake, e ka akuzuar Serbinë se po dëshiron të nxisë luftë në rajon.

“Ajo që ndodhi më 24 shtator ishte kulmi i një akti të rëndë agresioni që Serbia po i bënte popullit të Kosovës brenda territorit tonë dhe atë ditë ishin një numër i grupeve terroriste që hynë në Kosovë me numër të madh armësh, armë të shkallës ushtarake me të cilat planifikonin të aneksonin veriun e Kosovës. Policia jonë ka vepruar me shumë profesionalizëm dhe ka penguar aktin e agresionit që në minutat e para të tij. Por, nëse ne nuk do të ishim aq efektivë në fillim, padyshim që ata do të kishin qenë efektiv në afrimin gjithnjë e më shumë brenda veriut të Kosovës dhe aneksimin e pjesëve të territorit tonë. Sigurisht që atëherë do të detyroheshim të përgjigjeshim dhe kjo do të destabilizonte jo vetëm Kosovën, por pjesën tjetër të rajonit”. ka deklaruar Osmani.

Osmani, ka deklaruar se angazhimi më i madh i trupave të NATO-s në Kosovë do të bëjë që mos të lejohen të hyjnë njerëz të armatosur në territorin e vendit.

Osmani ka theksuar se Kosova është rezultat dhe historia më e madhe e suksesit të politikës së jashtme amerikane.

Gjatë qëndrimit në Iowa të SHBA-së, Osmani u prit ne takim edhe nga kryetari i qytetit Norwalk, Tom Philips, nga i cili u nderua me Çelësin e Qytetit dhe Yllin e Norwalkit.

“Përkushtimi i shtetit të Iowas për edukimin dhe fuqizimin e rinisë së Kosovës është i jashtëzakonshëm. Jashtëzakonisht mirënjohës për mbështetjen tuaj ndaj Republikës së Kosovës dhe rinisë sonë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka takuar edhe diasporën shqiptare në Iowa ku iu falënderua atyre për mbështetjen ndaj atdheut.

You Might Also Like

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, humb jetën motoçiklisti

Prokuroria e Speciales kritikohet për zvarritje dhe shkelje të afateve

DHSK: Gjyqtarët janë përzgjedhur në përputhje me mandatin e gjykatës

Kryetarja e Speciales arsyeton mosmbajtjen e konferencës në Prishtinë

Tulla, baltë dhe nostalgji – fshati shqiptare Mandricë

Kosova Times October 26, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Vdekje e dyshimtë në fshatin Veli Breg të Zubin Potokut

Kosova Times Kosova Times December 23, 2024
U përkujtuan 15 maturantët e Malishevës të cilët humbën jetën 20 vjet më parë
ShBA zotohet se do t’i marrë të gjitha veprimet, pas vrasjes së 3 trupave amerikane
Ministrja Haxhiu nesër jep dëshmi për rastin Dehari
Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj dy të pandehurve për drogë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?