By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 korrik
July 21, 2025
Ish-kryeministri britanik thotë se është i trishtuar që britanikët po humbasin interesin për Ukrainën
July 20, 2025
Koka të prera dhe të hedhura nga ballkoni: Masakra në Sirinë Jugore
July 20, 2025
Aksident mes tre automjeteve në Gllarevë, nëntë të lënduar
July 20, 2025
VLEN: Korridori Shkup–Bllacë në fazën përfundimtare, BDI ankohet për vonesa
July 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Izraeli planifikon të mbyllë kanalin televiziv Al Jazeera
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Izraeli planifikon të mbyllë kanalin televiziv Al Jazeera
Ballina 2Rajon / Botë

Izraeli planifikon të mbyllë kanalin televiziv Al Jazeera

Kosova Times
Last updated: 2023/10/29 at 7:37 PM
Kosova Times Published October 29, 2023
Share
SHARE

Lufta ndërmjet Izraelit dhe Hamasit po shoqërohet me lajme të rreme, që gazetarët përpiqen t’i verifikojnë. Por sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës Robin Guess, masat e situatës së jashtëzakonshme përmes të cilave Izraeli po ndalon kanalin televiziv Al Jazeera mund të krijojnë hapësirë për censurë në një peizazh tashmë të paqëndrueshëm lajmesh dhe informacioni.

Në kuadër të përshkallëzimit të fushatës ushtarake ndaj Hamasit, Izraeli ka ndërmarrë hapa për të goditur një media të cilën e akuzon se po përkrah grupin militant.

Si pjesë të rregullave të situatës së jashtëzakonshme, Izraeli ka përfshirë një plan për të mbyllur zyrën e kanalit televiziv Al Jazeera për shkak të transmetimit, sipas autoriteteve izraelite, të propagandës së Hamasit.

Kritikët e këtij plani thonë se përpjekjet për të heshtur gazetarët apo një organizatë të tërë mediatike janë censurë.

Drejtorja ekzekutive e organizatës “Neni 19” për lirinë e shtypit, Quinn McKew thotë se një veprim i tillë është shqetësues.

“Ndalimi i qasjes ndaj informacionit dhe mbyllja e një agjencie legjitime lajmesh, siç është Al Jazeera, kurrë nuk duhet pranuar lehtësisht dhe ky është një hap shqetësues i humbjes së një burimi të besueshëm lajmesh, që krijon një hendek informacioni për audiencat në mbarë botën dhe Lindjen e Mesme.”

Konflikti ndërmjet Izraelit dhe Hamasit është shoqëruar me dezinformata dhe keqinformime të qëllimshme si mjet lufte. Informacionet e pavërteta janë të dukshme në internet, sidomos në rrjetet sociale.

Organizatat për mbrojtjen e mediave thonë se roli i organizatave mediatike për të demaskuar dezinformimin është qenësor dhe se asnjë zë nuk duhet heshtur.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe ekspertë të tjerë të medias po nxisin Izraelin të mos e ndërmarrë një hap të tillë drastik.

Radioja publike amerikane NPR ka një ekip prej tetë gazetarësh që po mbulojnë luftën nga terreni. Drejtuesi i kësaj medie, John Lansing, që dikur drejtonte Agjencinë Amerikane për Media Globale, brenda së cilës funksionon edhe Zëri i Amerikës – thotë se detyra parësore e gazetarëve është e vërteta.

“Vetëm vigjilencë. Pavarësisht a bëhet fjalë për Zërin e Amerikës, transmetuesin NPR apo gazetën New York Times, duhet ta kemi të qartë, se krejt çfarë kemi është besueshmëria Çdo gjë që kërcënon besueshmërinë e asaj që njerëzit lexojnë apo shikojnë është dështim, dhe ne duhet gjithmonë t’iu japim përparësi audiencave tona.”

Ministria izraelite e Informimit nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për të komentuar. Por ministritë e informimit dhe të mbrojtjes akuzojnë kanalin Al Jazeera për njëanshmëri pro-Hamasit dhe për përhapje të propagandës.

Izraeli thotë se e konsideron raportimin e Al Jazeera-s kërcënim ndaj sigurisë kombëtare, ushtarëve dhe civilëve të tij.

Al Jazeera nuk iu përgjigj kërkesës së Zërit të Amerikës për koment.

Por kodi i etikës së publikuar nga kjo organizatë mediatike thotë se gazetarët e saj duhet të sillen në përputhje me vlerat e paanësisë dhe pavarësisë.

Disa organizata për mbrojtjen e mediave thonë se Al Jazeera nuk është një organizatë mediatike çfarëdo që shpërndanë dezinformata.

“Ata ofrojnë një këndvështrim shumë interesant, të balancuar dhe të veçantë. Mbyllja dhe heqja e tij nga transmetimi do të ishte një hap rrëqethës për lirinë e shprehjes dhe në atë rajon, do të hapte rrugën për kufizime dhe shtypje të tjera të të drejtave”.

Me përshkallëzimin e konfliktit, ekspertët e mediave po përcjellin me kujdes lëvizjet që mund të kufizojnë mbulimin e ngjarjeve nga dy anët e luftës

You Might Also Like

Ish-kryeministri britanik thotë se është i trishtuar që britanikët po humbasin interesin për Ukrainën

Koka të prera dhe të hedhura nga ballkoni: Masakra në Sirinë Jugore

Si po e zëvendëson gradualisht Rusia popullsinë ukrainase në territoret e pushtuara

Zelensky vendosi sanksione personale kundër Yulia Latynina

Ushtria izraelite hyn në Rripin e Gazës për herë të parë, ku u strehuan 350,000 palestinezë

Kosova Times October 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Të dielën nis festivali i teatrit të hapur në Prizren

Kosova Times Kosova Times July 18, 2024
Rrjedhje nga takimi në vend sekret: Amerikanët paralajmërojnë Kinën se do të përballet me pasoja nëse vazhdon…
Ambasadori suedez në Leposaviq: Pjesëmarrja në zgjedhje shumë e rëndësishme
Ndihmëssekretari i NATO-s dhe Vuçiq diskutojnë për situatën në Kosovë
Rusia ka nisur prodhimin masiv të strehimoreve të lëvizshme nga sulmet bërthamore
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?