By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sanksione të pezulluara dhe propozime për metale të rralla
August 14, 2025
Mbyllet afati, KQZ mblidhet për certifikimin e 9 subjekteve politike
August 14, 2025
Vizita e parë e Nënë Terezës në Shqipëri
August 14, 2025
Evropa po digjet, me emergjenca nga Greqia në Portugali
August 14, 2025
Horoskopi ditor për 14 gusht 2025
August 14, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Krasniqi-Goodman: Bota nuk po bën mjaft për të ndëshkuar përdorimin e dhunës seksuale si armë lufte
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Krasniqi-Goodman: Bota nuk po bën mjaft për të ndëshkuar përdorimin e dhunës seksuale si armë lufte
Ballina 1Lajme

Krasniqi-Goodman: Bota nuk po bën mjaft për të ndëshkuar përdorimin e dhunës seksuale si armë lufte

Kosova Times
Last updated: 2023/10/29 at 10:48 PM
Kosova Times Published October 29, 2023
Share
SHARE

Vasfije Krasniqi-Goodman, që u bë e para e mbijetuar e dhunës seksuale nga forcat serbe gjatë luftës në Kosovë që foli pa e fshehur identitetin, thotë se bota nuk po bën mjaft për të ndëshkuar përdorimin e dhunës seksuale si armë lufte dhe për të sjellë drejtësi për të mbijetuarat.

Ajo foli të dielën në një intervistë të drejtpërdrejtë për Zërin e Amerikës nga Duhoku në Irak, ku si aktiviste për mbrojtjen e të drejtave të të mbijetuarave nga dhuna seksuale në konflikt, së bashku me të mbijetuarën tjetër nga Kosova Shyhrete Tahiri Sulemani, po merr pjesë në një aktivitet për mbështetjen e grave të grupit Yazidi.

Rreth 3 mijë vajza dhe gra Yazidi, ishin viktima të përdhunimeve dhe abuzimeve tjera të grupit militant Shteti Islamik.

“Ne kemi ardhur këtu për ta ndarë praktikën, rrëfimet dhe të ndihmojmë njëra-tjetrën. Duhet të jesh me të vërtetë shumë zemërfortë për të dëgjuar rastet e grave Yazidi se çfarë u ka ndodhur prej ISIS-it. ISIS-i nuk ka mëshirë për jetën e askujt. Është shumë e vështirë t’i dëgjosh”, tha ajo për Zërin e Amerikës.

Zonja Krasniqi-Goodman tha se po bëhet shumë pak për të vënë drejtësinë në vend për viktimat e dhunës seksuale në konflikt, duke shtuar se ka “takuar viktima që kanë qenë që prej Luftës së Dytë Botërore që kanë qenë në Kore”, të cilat nuk kanë parë drejtësi.

“Luftën më shumë e përjetojnë të pafajshmit, vajzat, gratë, fëmijët. Nuk po bëhet diçka për ndërprerjen e dhunës seksuale, apo për gjykimin e rasteve të tilla”, thotë ajo për Zërin e Amerikës.

Zonja Krasniqi-Goodman, e bëri historinë e saj publike në vitin 2018.

Me aktin e saj ajo i dha një fytyrë vuajtjes dhe tmerrit të mbi 20 mijë viktimave të tilla, sipas vlerësimeve të organizatave ndërkombëtare dhe lokale. Ajo jep sot kontributin e vet si aktiviste e Qendrës për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës në Kosovë.

Zonja Krasniqi-Goodman, thotë se ende nuk është bërë mjaft për të sjellë drejtësi, 24 vjet pas përfundimit të luftës.

“Shpresoj në të ardhmen t’i marrë shteti më seriozisht këto raste dhe të çohet drejtësia në vend”, thotë ajo.

“Na duhet ta dimë se çfarë ka ndodhur me vajzat e Kosovës, me nënat e Kosovës, me gratë e Kosovës. Kjo nuk është diçka që thjesht mund të kapërcehet, duhet të kërkojmë drejtësi deri kur drejtësia të vihet në vend. Unë nuk do të ndalem dhe do të kërkoj drejtësi deri sa të kem jetë”, thotë ajo.

Në nëntor të vitit 2018, çmimi Nobel për paqen iu dha doktor Denis Mukweges dhe Nadia Muradit, një nga të mbijetuarat nga dhuna seksuale në duart e ISIS-it, për përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund dhunës seksuale si armë e luftës.

Zonja Krasniqi-Goodman është pjesë e rrjetit SEMA për mbështetjen e të mbijetuarave të fondacionit të dr. Mukweges.

Zonja Krasniqi-Goodman thotë se këshilla e saj për të mbijetuarat e tjera është që të kenë vetëbesim dhe shton se mbështetja e familjes është gjithashtu kritike.

“Pa marrë parasysh nëse flet publikisht apo në shtëpinë tënde, brenda katër mureve, duhet të kesh përkrahjen e familjes që të flasësh.”

Dhuna seksuale është përdorur shpesh si armë lufte në konflikte të armatosura dhe luftra. Vuajtjet e traumës së kësaj dhune mes të mbijetuarve, shumica gra dhe vajza, shpesh nuk trajtohet me të njëjtën urgjencë si krimet e tjera të luftës.

Përdhunimi u njoh zyrtarisht si akt genocidi vetëm në vitin 1994, 46 vjet pasi OKB-ja e miratoi njëzëri Konventën për Genocidin.

You Might Also Like

Mbyllet afati, KQZ mblidhet për certifikimin e 9 subjekteve politike

Të enjten ulen temperaturat në Shqipëri, reshje lokale në zonat malore

Gjendja në pikat kufitare, pritje deri në 90 minuta në Merdar

Moti sot kryesisht me diell

Partitë shqiptare bëhen bashkë në garën zgjedhore në Graçanicë

Kosova Times October 29, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ish ministrja Bajrami godet ministrin Murati: Të shkoi mandati duke vajtuar, çdo ligj antikushtetues do përfundoj në gjykatë

Kosova Times Kosova Times May 20, 2023
Bajrami i reagon Kusarit lidhur me vendimin për rritjen e energjisë
Finlanda dhe Rusia ndërprenë marrëveshjen e bashkëpunimit ndërkufitar
Kompanitë globale “po i ndihmojnë Mianmarit që të prodhojë armë”
Kush do të bëhet shefi i ri i NATO-s?
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?