By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Mijëra njerëz në Tel Aviv demonstrojnë për t’i dhënë fund luftës në Gaza
August 9, 2025
15 vatra të zjarrit aktive në Kosovë, kërkohet ndërhyrja e KFOR-it
August 9, 2025
Sqarimi i ministrisë për pronën e News24 me kontratë qiraje deri në 2033
August 9, 2025
Pos që u rrah me tre persona të tjerë, Shpat Kasapi edhe nusen e bënë për spital
August 9, 2025
Dasma e përgjakshme; 74 vjcari thikë në gjoks kryetarit lokal i Federatës MMA
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Guterres i bën thirrje botës të “ndalë çmendurinë” e ndryshimeve klimatike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Guterres i bën thirrje botës të “ndalë çmendurinë” e ndryshimeve klimatike
Rajon / Botë

Guterres i bën thirrje botës të “ndalë çmendurinë” e ndryshimeve klimatike

Kosova Times
Last updated: 2023/10/30 at 3:00 PM
Kosova Times Published October 30, 2023
Share
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i bëri thirrje botës që të “ndalë çmendurinë” e ndryshimeve klimatike, përderisa ai vizitoi rajonet në Himalaje që po përballen me shkrirjen e shpejtë të akullnajave.

“Tavani i botës po bie”, tha Guterres, gjatë vizitës në rajonin e Everestit në Nepal, duke shtuar se ky shtet ka humbur pothuajse një të tretën e akullit gjatë tre dekadave të fundit.

“Akullnajat janë rezervuar i akullit. Akullnajat këtu në Himalaje furnizojnë me ujë mbi një miliard persona”, tha ai. “Kur ato tkurren, tkurret edhe rrjedha e lumenjve”.

Në dekadën e fundit, akullnajat në Nepal janë shkrirë 65 për qind më shpejt sesa në dekadën paraprake, tha Guterres, i cili po qëndron në një vizitë katërditore në Nepal.

Akullnajat në vargmalet në Himalaje dhe Hindu Kush janë kyçe si burim i ujit për rreth 240 milionë banorë që jetojnë në rajonet malore, por edhe për 1.65 miliard banorë të tjerë në zonat e tjera në Azinë Jugore dhe Juglindore.

Shkencëtarët kanë thënë se akullnajat në Nepal po shkrihen më shpejt sesa më herët për shkak të ndryshimeve klimatike, duke i ekspozuar komunitetet ndaj fatkeqësive të paparashikueshme dhe të kushtueshme.

“Unë jam këtu sot në tavanin e botës për të thënë: ndaloni çmendurinë”, tha Guterres gjatë vizitës në fshatin Siangboçe, teksa në prapavijë shihej mali më i lartë në botë, Everest.

“Ne duhet t’i japim fund epokës së përdorimit të karburanteve fosile”, shtoi ai.

Bota është ngrohur me një mesatare prej pothuajse 1.2 gradë Celsius që nga vitet 1800, duke shkaktuar mot ekstrem, përfshirë valë intensive të të nxehtit dhe thatësira të mëdha.

Më të goditurit nga moti ekstrem janë banorët në shtetet më të varfra të botës të cilat kanë bërë pak për të kontribuar në uljen e emetimeve të karburanteve fosile, që po rrisin temperaturat.

“Ne duhet të veprojmë tani që të mbrojmë njerëzit dhe të ndalim që temperaturat globale të rriten në 1.5 gradë Celsius. Bota nuk mund të presë”, tha Guterres.

You Might Also Like

Mijëra njerëz në Tel Aviv demonstrojnë për t’i dhënë fund luftës në Gaza

Dasma e përgjakshme; 74 vjcari thikë në gjoks kryetarit lokal i Federatës MMA

Vdes komandanti i Apollo 13, Jim Lovell

Erdogan për Gazën: Vendimi i Izraelit është i papranueshëm

“Alaska nuk duhet të bëhet Jalta e re” Reagimet e para ndaj takimit të ardhshëm midis Trump dhe Putin

Kosova Times October 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kroacia nis nesër në Kosovë kontingjentin e 41-të të ushtarëve

Kosova Times Kosova Times May 19, 2024
Një anije katalanase zbarkoi 200 tonë ushqime në Rripin e Gazës
Shqipëri, miratohet projektdeklarata për heqjen e ligji të luftës me Greqinë
Gjyqtareve të Kosovës iu besohet ndarja e drejtësisë në dy ndeshjet e LK
Lideri i puçit në Gabon betohet si president
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?