By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet
January 13, 2026
Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre
January 13, 2026
Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit
January 13, 2026
Aktakuzë ndaj mjekut nga Vushtrria për keqpërdorim të pozitës zyrtare Valbona Thaçi / RTKLive
January 13, 2026
Nxënësi sulmon edukatoren e kopshtit në Pejë me një shufër metalike
January 13, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ministria e Shëndetësisë në Gazë raporton për rritjen e numrit të viktimave
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ministria e Shëndetësisë në Gazë raporton për rritjen e numrit të viktimave
Rajon / Botë

Ministria e Shëndetësisë në Gazë raporton për rritjen e numrit të viktimave

Kosova Times
Last updated: 2023/10/30 at 3:05 PM
Kosova Times Published October 30, 2023
Share
SHARE

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që udhëhiqet nga grupi militant palestinez, Hamas, tha se gjatë ditës së kaluar janë vrarë 304 persona, duke bërë që numri i përgjithshëm i viktimave që nga nisja e luftës me Izraelin të arrijë në 8.306.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Ashraf al-Qudra, tha më 30 tetor se numri i të plagosurve që nga nisja e konfliktit më 7 tetor ka arritur në 21.048.

Ai tha se në mesin e të vrarëve janë 3.457 fëmijë dhe 2.136 gra, duke shtuar se afër 1.950 persona vazhdojnë të jenë të bllokuar nën rrënoja të ndërtesave.

Al-Qudra tha se bombardimet izraelite kanë nisur që të jenë më afër qendrave mjekësore.

Që nga e premtja, Izraeli ka njoftuar për zgjerimin e operacionit tokësor në Rripin e Gazës, ku jetojnë 2.3 milionë palestinezë.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka thënë se lufta ka hyrë “në fazën e dytë”, përderisa ushtria izraelite, me mbështetjen e sulmeve ajrore dhe detare, ka thelluar ofensivën në veri të Gazës.

Deri më tani, 1.4 milion palestinezë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre, përderisa ushtria izraelite tha se shumë banorë i janë bindur urdhrit të saj për t’u larguar nga veriu për në jug të Gazës.

Hamasi nisi sulme brutale në jug të Izraelit më 7 tetor, duke vrarë mbi 1.400 persona, shumica civilë, dhe duke rrëmbyer mbi 200 të tjerë.

You Might Also Like

Ministri ukrainas i Mbrojtjes shkarkohet

Rusët pretendojnë se nafta në Venezuelë është e tyre

Kjo është vajza që vuri zjarrin në Zvicër: Ngriti një spërkatës që i vuri flakën tavanit

Pentagoni bleu një pajisje përmes një operacioni të fshehtë, disa hetues dyshojnë se është e lidhur me Sindromën e Havanës

Irani i ka dërguar Rusisë raketa me vlerë 2.7 miliardë dollarë

Kosova Times October 30, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Barduani: Problemet mes Kosovës dhe Serbisë nuk zgjidhen me mjete ushtarake

Kosova Times Kosova Times November 14, 2024
Superliga vazhdon sot me dy superpërballje
Reportazh nga maja e lartë e këngës polifonike shqiptare- Pilur 2023
Presidentja Osmani në Kombet e Bashkuara: Gratë në Kosovë kanë qenë gjithnjë në ballë të proceseve të paqes dhe sigurisë
Bashkimi i Gjermanisë dhe ne shqiptarët
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?