By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Macron në Kiev: Paqe, sovranitet dhe e ardhme evropiane për Ukrainën
May 10, 2025
Turisti francez: Voskopoja e mrekullueshme
May 10, 2025
Për këto fruta dhe perime përdoret ngjyrues artificial
May 10, 2025
I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,
May 10, 2025
“Dodiku më shumë një lojtar rus se sa serb”: Ballkani fronti i dytë i Putinit në Evropë
May 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Sindikata insiston në shkarkimin e kryeshefit të “Trepçës” – Opozita: Leja duhet të jepet nga “mbreti” Albin Kurti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Sindikata insiston në shkarkimin e kryeshefit të “Trepçës” – Opozita: Leja duhet të jepet nga “mbreti” Albin Kurti
Ballina 1Lajme

Sindikata insiston në shkarkimin e kryeshefit të “Trepçës” – Opozita: Leja duhet të jepet nga “mbreti” Albin Kurti

Kosova Times
Last updated: 2023/10/31 at 5:23 PM
Kosova Times Published October 31, 2023
Share
SHARE

Minatorët u thanë anëtarëve të komisionit parlamentar se po kalojnë nëpër vështirësi të mëdha shëndetësore dhe për ta “çdo minutë është i rëndësishëm”

Minatorët e Ndërmarrjes “Trepça” kanë hyrë në javën e dytë të grevës së tyre në minierën Trepça, rreth 700 metra nën sipërfaqen e tokës, derisa kanë bërë kërkesë që politika të bëhet bashkë në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Në takimin e anëtarëve të Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës me Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovës, ata thanë se minatorët po kalojnë nëpër vështirësi të mëdha shëndetësore dhe për ta “çdo minutë është i rëndësishëm”.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, në fjalën e tij para anëtarëve të komisionit parlamentar, tha se kërkesat e minatorëve nuk kanë ndryshuar.

“Jeta e minatorëve dhe shëndeti i tyre është duke u rrezikuar. Prandaj, ne si minatorë vijmë nga sindikata mirëpo vijmë si përfaqësues të minatorëve dhe vijmë të negociojmë dhe dialogojmë të gjejmë një zgjidhje sepse atje situata është e rëndë, veçse kemi hyrë në ditën e tetë të grevës, kemi shumë persona që kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, tha Januzi.

Ai tha se çështja e minatorëve duhet të shkojë përtej politikës dhe duhet që humanizmi të vendoset në radhë të parë.

Minatori Sami Peci u bëri thirrje gjithë deputetëve dhe politikanëve nga të gjitha partitë kosovare që t’i lënë inatet sa i përket çështjes së minatorëve.

“Gjejeni një njeri që punon për minierën pa dallime politike, bëhuni së bashku, bëjeni një grup së bashku që doni t’ia shpëtoni jetën minatorëve. Sot është dita e tetë, ju kisha lutur, jam shumë i emocionuar, shpëtojani jetën minatorëve”, theksoi Peci.

Deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, tha se është e vërtetë që minatorët nuk përzihen në politikë, ngase ata kanë protestuar pothuajse gjatë kohës së çdo qeverie.

Ajo tha se humbjet ditore nga greva e minatorëve janë rreth 50 mijë euro, ndërsa tha se partia në pushtet nuk po e mbron kryeshefin e Trepçës, për të cilin minatorët po kërkojnë dorëheqje.

“Në gjithë këto rrethana të cilat janë rënduar shumë, a ja vlen të qëndrojë dikush poshtë në zgafelle (në grevë), derisa ne po e diskutojmë këtë çështje. Cila është arsyeshmëria dhe insistimi për heqjen e kryeshefit të Trepçës sepse ne nuk po e mbrojmë askënd, ngase Trepça është me humbje. Domethënë, një menaxher i suksesshëm e tregon organizatën me sukses”, theksoi Kusari-Lila.

Kërkesat e minatorëve që nga hyrja në grevë e tyre janë: Pagesat e pagave të ekzekutohen nga data 6 deri në datën 10 të çdo muaji pune; shkarkimi i menaxhmentit; sigurime shëndetësore dhe kushte më të mira të punës.

E themeluar në fillim të shekullit të 20-të, Trepça ishte ndër kompanitë më të mëdha në ish-Jugosllavi dhe ndër minierat më të mëdha të xehes së plumbit, zinkut dhe argjendit në Evropë, me mbi 20 mijë punëtorë. Në vitet e fundit, Trepça përballet me vështirësi ekonomike për shkak të mungesës së investimeve dhe uljes së prodhimit.

You Might Also Like

I kërkuar në Shqipëri për vra*je, arrestohet në Greqi shoku i Laert Haxhiut,

Rregull i ri për rifitimin e shtetësisë shqiptare

Moti në Shqipërie, me vranësira, kthjellime dhe mundësi reshje

Moti sot, me diell dhe pjesërisht i vranët

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Kosova Times October 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Kthimi i shisheve do të ruante xhepin dhe ambientin

Kosova Times Kosova Times March 3, 2024
Një zjarr shpërthen në zonen e uzinës Elektrozavod në Moskë. Njerëzit janë bllokuar në katet e sipërme të ndërtesës që digjet
Rusia e vazhdon presionin mbi Bahmut
Vendet e BE-së paralajmërojnë për rritje të propagandës ruse para zgjedhjeve në bllok
PDK: Të nisin hetimet për skandalin e 100 mijë eurove
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?