By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bombarduesi Su-34 rrëzohet në Rusi
July 2, 2025
Horoskopi ditor për 2 korrik
July 2, 2025
“Ligji i Madh i Bukur” miratohet me një diferencë të ngushtë votash. Trump feston, Musk ndan postime per tradheti
July 1, 2025
Ademi takon presidentin e Federatës së Ganës në Tiranë
July 1, 2025
Gjykata Speciale dhe ZPS-ja publikojnë raportin vjetor
July 1, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjykata ruse ia refuzon gazetares së REL-it ankesën kundër paraburgimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Gjykata ruse ia refuzon gazetares së REL-it ankesën kundër paraburgimit
Rajon / Botë

Gjykata ruse ia refuzon gazetares së REL-it ankesën kundër paraburgimit

Kosova Times
Last updated: 2023/10/31 at 10:27 PM
Kosova Times Published October 31, 2023
Share
SHARE

Gjykata Supreme e Republikës ruse të Tatarstanit ia ka hedhur poshtë ankesën gazetares së Radios Evropa e Lirë (REL), Alsu Kurmasheva, kundër paraburgimit paragjyqësor nën akuzat se kishte dështuar të regjistrohej si agjente e huaj, të cilat ajo i mohon.

Seanca dëgjimore u mbajt më 31 tetor mbrapa dyerve të mbyllura, ndërsa Kurmasheva mori pjesë përmes një video-lidhjeje nga një qendër e paraburgimit në kryeqytetin e Tatarstanit, Kazan.

Avokati i Kurmashevës kërkoi masa tjera kufizuese paragjyqësore për klienten e tij, në vend të mbajtjes në paraburgim.

Para një jave, Gjykata e Qarkut e Kazanit mori vendim për ta futur në paraburgim Kurmashevën së paku deri më 5 dhjetor.
Kurmasheva punon në selinë qendrore të REL-it në Pragë të Republikës Çeke në Shërbimin Tatar-Bashkir. Ajo ka dyshtetësi, amerikane dhe ruse. Ajo kishte udhëtuar për në Rusi në maj për shkak të një emergjence familjare.

Ajo ishte ndaluar përkohësisht më 2 qershor në aeroportin e Kazanit, ku ishte duke pritur që të kthehej në Pragë. Aty autoritetet ia konfiskuan të dy pasaportat. Prej atëherë, ajo nuk ka mundur të largohet nga Rusia.

Më 11 tetor, autoritetet e gjobitën Kurmashevën me 103 dollarë për dështim të regjistrimit të pasaportës së saj amerikane tek autoritetet ruse.

Kurmasheva u arrestua sërish më 18 tetor nën akuzën se ka dështuar të regjistrohet si agjente e huaj. Sipas ligjeve ruse, për një akuzë të tillë ajo mund të dënohet deri me pesë vjet burgim.

Komiteti Hetues tha se Kurmasheva dyshohet se a dështuar “të përmbushë obligimet që dalin nga legjislacioni i Federatës Ruse që të dorëzojë tek autoritetet dokumentet e nevojshme për përfshirjen në regjistrin e agjentëve të huaj”.

Kremlini ka mohuar se Moska po kryen fushatë për të ndjekur qytetarët amerikanë, por nuk ka komentuar më shumë lidhur me arrestimin e Kurmashevës.

Kurmasheva është gazetarja e dytë amerikane që arrestohet në Rusi gjatë këtij viti, gjë që ka nxitur valë të kritikave nga grupet për të drejtat e njeriut dhe politikanët.
Rusia është akuzuar se i përdor amerikanët e arrestuar për t’i këmbyer me rusët e burgosur në Shtetet e Bashkuara.

Në mars të këtij viti, gazetari i Wall Street Journal, Evan Greshkovich, u arrestua nën dyshimet për spiunazh. Ai dhe gazeta ku punon kanë mohuar akuzat.

Që nga viti 2012, Rusia ka përdorur ato që quhen ligje për agjentë të huaj për të ndëshkuar kritikët e politikave qeveritare. Po ashtu, Moska ka shpeshtuar përdorimin e këtyre legjislacioneve për të mbyllur organizata të shoqërisë civile dhe media që kur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës.

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve dhe kreu i Komitetit për Punë të Jashtme në Dhomën e Përfaqësuesve në SHBA kanë bërë thirrje për lirimin e menjëhershëm të Kurmashevës.

You Might Also Like

Bombarduesi Su-34 rrëzohet në Rusi

“Ligji i Madh i Bukur” miratohet me një diferencë të ngushtë votash. Trump feston, Musk ndan postime per tradheti

Rubio njofton mbylljen zyrtare të USAID-it

Axhenda Ndërkombëtare

Evropa Lindore po planifikon një fushë minash kundër Putinit

Kosova Times October 31, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Teknologji

Gjykata në Spanjë pezullon dënimin prej 209 milionë dollarësh ndaj kompanive Apple dhe Amazon

Kosova Times Kosova Times February 8, 2024
Regjistrohet kryeministri Kurti: Ishte proces i lehtë dhe i shpejtë
Vuçiq pas takimit me Kurtin: “Takim i vështirë”. Siç pritej. Nuk ka dorëzim”
Tanket Leopard pritet të arrijnë në Ukrainë “rreth fundit të marsit”
Vidhnin sende me vlerë nëpër banesa, arrestohen tre shqiptarë në Spanjë!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?