By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik
June 28, 2025
Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025
June 28, 2025
Nëse nuk ke guxim ta thuash të vërtetën në sy, je veçse një aktor i keq në skenën e hipokrizisë
June 28, 2025
Dënime të forta nga diplomacia malazeze: “Ne kërkojmë nga institucionet e Serbisë…”
June 28, 2025
Danas: Vidovdani, rruga nga një kult pagan në një besëlidhje kombëtare
June 28, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Senatorja Shaheen: Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Senatorja Shaheen: Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut
Ballina 1Lajme

Senatorja Shaheen: Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut

Kosova Times
Last updated: 2023/11/01 at 10:15 PM
Kosova Times Published November 1, 2023
Share
SHARE

Senatorja amerikane, Jeanne Shaheen, anëtare e lartë e Komisionit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit amerikan, u bëri thirrje Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç t’u rikthehen përpjekjeve për të zgjidhur mosmarrëveshjet ndërmjet dy vendeve dhe paralajmëroi se ato rrezikojnë të humbin mundësinë që u është ofruar për të përparuar drejt integrimeve evropiane.

Në një intervistë me shërbimin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës pas kthimit nga vizita në Kosovë, senatorja Shaheen tha se “një mundësi e tillë mund të mos ofrohet pafundësisht duke pasur parasysh sfidat me të cilat Evropa po përballet për shkak të luftës në Ukrainë si pasojë e sulmit të paprovokuar të Rusisë.”

“Bashkimi Evropian po shqyrton mënyra se si mund të ndihmojnë shtetet që nuk duan të bëhen vende autokratike, që nuk zgjedhin të përkrahin diktatorë si Vladimir Putin, në rrugën e tyre drejt demokracisë. Kjo është një mundësi që nuk do të ekzistojë përgjithmonë,” deklaroi ajo.

Senatorja Shaheen tha se shpreson “që Serbia dhe Kosova të ulen dhe të gjejnë mënyrën se si mund të jetojnë së bashku.”

“E kuptoj që nuk e njohin njëra-tjetrën, por mendoj se është e rëndësishme të sigurohen se qytetarët e tyre nuk janë të zhytur në konflikt, që nuk jetojnë me frikë, që nuk kanë nevojë të brengosen,” shtoi ajo.

Senatorja Shaheen vizitoi Kosovën bashkë me senatorin Peter Welch nga Vermonti disa javë pas sulmit të 24 shtatorit në fshatin Banjskë në veri, ku u vra një oficer i policisë.

Ajo vlerësoi se tensionet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë mbesin ndër shqetësimet kryesore në rajon.

Në intervistë, zonja Shaheen tha se autorët e sulmit të grupit të armatosur serb në pjesën veriore të Kosovës më 24 shtator duhet të mbahen përgjegjës.

“Duhet të sigurohemi që nuk do të ndodhë sërish. Na duhet një kufi i sigurt, por nuk është në interes të askujt që të kemi një konflikt të tillë në kufirin ndërmjet Serbisë dhe Kosovës,” tha senatorja Shaheen.

Shaheen: E shqetësuar për drejtimit e Malit të Zi

Senatorja Shaheen u shpreh e shqetësuar për situatën në Mal të Zi pas vendimit të forcave politike në Mal të Zi, që të përfshijnë në koalicionin qeverisës parti politike dhe udhëheqës me prirje pro-serbe dhe pro-ruse.

“Nuk e kuptoj se si dikush mund të shohë atë që Vladimir Putin bëri në Ukrainë, pushtimin e një shteti, vrasjen e civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës vetëm sepse si shtet donte të bëhej pjesë e BE-së dhe demokracisë, nuk e di pse ndonjë palë në Evropë mendon se aty duhet të jetë e ardhmja e tyre,” theksoi ajo.

Ajo tha se institucionet amerikane duhet të ushtrojnë vigjilencë të shtuar për situatën në Mal të Zi, një shtet anëtar i NATO-s.

“Jam shumë e shqetësuar që në Mal të Zi mund të kemi dikë që do të ndante me Vladimir Putinin çdo gjë që ndodhë në NATO,” shtoi ajo.

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë gjoba në trafik

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Moti në Shqipëri i kthjellët në gjithë territorin

Sot parashihet të mbajë mot me diel dhe vranësira të pakta

Kosova Times November 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi takon ministrin danez, diskuton për zhvillimet në vend

Kosova Times Kosova Times February 12, 2024
Rusia nis manovra ushtarake në Detin Baltik, mes tensioneve me fqinjët evropianë
Arrestohet një person i dyshuar për armëmbajtje pa leje
Qerkini: Brukseli e ka stagnuar procesin e personava të pagjetur
“The Times”: Shqipëria, destinacioni i pazbuluar i Mesdheut
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?