By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti: Qeveria i trajton seriozisht deklaratat e Ambasadës Amerikane
September 19, 2025
A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato
September 19, 2025
Defekt në rrjet, mungesë uji në disa lagje të Prishtinës
September 19, 2025
Policia kontrollon autobusët që nuk ndalen në stacione të caktuara
September 19, 2025
72 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
September 19, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shqipëri: Shoqëria civile vijon betejën gjyqësore për zonat e mbrojtura natyrore
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Shqipëri: Shoqëria civile vijon betejën gjyqësore për zonat e mbrojtura natyrore
Ballina 2Rajon / Botë

Shqipëri: Shoqëria civile vijon betejën gjyqësore për zonat e mbrojtura natyrore

Kosova Times
Last updated: 2023/11/01 at 10:41 PM
Kosova Times Published November 1, 2023
Share
SHARE

11 organizata mjedisore dhe në fushën juridike u shprehën bashkërisht të mërkurën se po bëjnë përpjekje ligjore për të kundërshtuar vendimet e qeverisë shqiptare që kanë zvogëluar sipërfaqet dhe kanë ulur statusin e disa prej Zonave të Mbrojtura natyrore në Shqipëri.

Organizatat mjedisore thanë se “kanë fituar betejën e parë ligjore në Gjykatën Administrative të Apelit, atë të legjitimimit për të kundërshtuar gjyqësisht vendimet e qeverisë që zvogëluan sipërfaqe me vlerë nga Zonat e Mbrojtura, pasuri kombëtare”.

Kristi Bashmili i Organizatës AOS i tha Zërit të Amerikës se dy paditë e organizatave mjedisore janë bërë në fillim të këtij viti për të shfuqizuar pjesërisht dy vendime të qeverisë për Zonat e Mbrojtura natyrore të marra në janar të vitit 2022.

Vendimi i parë i qeverisë shqiptare përfshin miratimin e ndryshimit të statusit dhe sipërfaqes për disa kategori të Zonave të Mbrojtura ndërsa vendimi i dytë përfshin shpalljen e Ekosistemeve Natyrore, dhe miratimin e ndryshimit të statusit të sipërfaqeve ekzistuese të Zonave të Mbrojtura”.

“Këto vendime kanë ngritur shqetësime të mëdha për organizatat mjedisore, dhe publikun e gjerë, lidhur me pasojat afatgjata për Zonat e Mbrojtura”, tha zoti Bashmili.

Me njohjen e legjitimitetit të 11 organizatave, gjykata njeh sipas tij rëndësinë e zërit të shoqërisë civile në çështjet e interesit kombëtar mjedisor”.

Zoti Bashmili i tha Zërit të Amerikës se deri tani janë zhvilluar disa seanca përgatitore lidhur me të dy paditë ku po pyeten ekspertët e disa fushave.

Qeveria si palë e paditur përfaqësohet në këtë fazë nga Avokatura e Shtetit dhe përfaqësues të institucioneve nga ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia e Zonave të Mbrojtura.

Sipas padisë së organizatave mjedisore “ndryshimi i statusit, heqja nga kategoria dhe ndryshimi sipërfaqes dhe kufijve për Zonat e Mbrojtura është bërë në kundërshtim flagrant me ligjin.

Organizatat thonë se nuk ka një hetim dhe vlerësim të thellë dhe të detajuar, nuk janë respektuar procedurat e parashikuara në aktet ligjore, njësitë e qeverisjes vendore janë anashkaluar tërësisht nga dhënia e opinionit në lidhje me këtë proces dhe nuk është marrë parasysh opinioni i akademikëve, ekspertëve të fushës, organizatave të shoqërisë civile”.

Përfaqësuesit e Qeverisë kanë deklaruar se vendimet do të përmirësojnë statusin e Zonave të Mbrojtura dhe ato janë rritur nga 18% që ishin më parë në 21 % të territorit kombëtar dhe se procesi i rishikimit të kufijve të tyre sipas qeverisë kishte njohur konsultime me grupet e interesit dhe ekspertët e fushës.

Efektet negative të rishikimi të Zonave të Mbrojtura kanë nisur të duken në disa Parqe Kombëtare si në atë të Butrintit ku filluan ndërtimet e resorteve në pjesën që u hoq nga sipërfaqja e mbrojtur, ndërsa në Parkun Kombëtar Divjakë – Karavasta impaktet kanë qenë kryesisht në zhvillimin e bujqësisë intensive në zonat ku u ul statusi i mbrojtjes.

Ndërkohë një vendim i qeverisë shqiptare për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar u vlerësua gjerësisht për mbrojtjen e këtij lumi dhe nëndegëve të tij, sidomos nga ndërtimi i digave të hidrocentraleve që parashikoheshin.

Krahas dy padive te organizatave mjedisore për vendimet e qeverisë për hartën e zonave të mbrojtura në gjykatë është edhe një tjetër padi e tre organizatave mjedisore që kundërshtojnë ndërtimin e Aeroportit të Vlorës në zonën e Mbrojtur Vjosë – Nartë.

Tre organizata mjedisore nuk ishin legjitimuar nga Gjykata Administrative e Tiranës, por më pas vendimi i shkallës së parë ishte rrëzuar në Gjykatën Administrative të Apelit dhe edhe për këtë padi organizatat do të vijojnë betejën në gjykatë.

 

You Might Also Like

A i mbani mend Javelins që shpëtuan Ukrainën në fillim të luftës? Tani Polonia po i blen ato

Trump pezullon ndihmën ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Tajvanin

Për herë të parë që nga fillimi i luftës: Një rezolutë mbi njohjen e shtetit palestinez u paraqit në Senatin e SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

MI6 do të kërkojë informatorë të rinj në rrjetin e errët

Kosova Times November 1, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Gërxhaliu: Kosova do të përfitojë nga çmimi tavan për naftën ruse

Kosova Times Kosova Times December 10, 2022
Sulmohet fizikisht një punëtor në një kafiteri në Dardani
Kori i Filarmonisë gati për koncertin e 20-vjetorit, Rudi jep detaje
Gjendet i vdekur një person në shtëpinë e tij në Kllokot
Bild: SHBA dhe Gjermania i dhanë Ukrainës gjashtë muaj për të rimarrë territore!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?