By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 tetor
October 25, 2025
Moska e paralajmëroi Vuçiçin, mund të fillojë të nxisë rebelim në radhët e tij
October 24, 2025
Shkencëtarët tregojnë si lindi jeta në Tokë: “Nuk ka të bëjë fare me një fuqi më të lartë – ja prova”
October 24, 2025
Qyteti evropian ku duket si diçka nga një përrallë
October 24, 2025
Zjarri tragjik në Maliq të Shqipërisë, ndërron jetë edhe 6-vjeçarja
October 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Arrestohet Kilaj reagon Kastrati: Të ndërpritet ndjekja e luftëtarëve
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Arrestohet Kilaj reagon Kastrati: Të ndërpritet ndjekja e luftëtarëve
Lajme

Arrestohet Kilaj reagon Kastrati: Të ndërpritet ndjekja e luftëtarëve

Kosova Times
Last updated: 2023/11/03 at 11:45 AM
Kosova Times Published November 3, 2023
Share
SHARE

Pas bastisjes së shtëpisë së tij, Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj. E Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), nuk e përmend arrestimin e tij, por thotë se po kryen operacione në vazhdimësi në Kosovë në një proces hetimor që përqendrohet në vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

“Operacionet e ZPS-së këtë javë janë autorizuar nga ana gjyqësore prej Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) dhe janë mbështetur nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në një përgjigje të shkurtër të Dhomave të Specializuara.

Kundër arrestimit të Kilajt, ka reaguar Komuna e Malishevës, e cila në një përgjigje thotë se e ka marrë me shqetësim të madh informacionin se EULEX-i ka arrestuar ish-kryetarin Kilaj. Në reagim thuhet se policia e EULEX-it ka bastisur shtëpinë e Kilajt, e rrjedhimisht ka shkaktuar edhe panik dhe shqetësim të të gjithë qytetarëve.

“Ne si komunë, besojmë dhe jemi thellë të bindur se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka qenë luftë e pastër dhe mbi të gjitha ka qenë luftë çlirimtare, madje lufta e popullit të Kosovës, është lufta më e pastër që ka ndodhur ndonjëherë në histori të njerëzimit”, ka shkruar Ekrem Kastrati, kryetar i Malishevës.

Kastrati kërkon nga Gjykata Speciale, që të ndërpresë këtë mënyrë të përndjekjes së çlirimtarëve dhe në të njëjtën kohë, kërkon që kjo Gjykatë dhe gjykatat tjera kompetente, të merret me ndjekjen, arrestimin dhe dënimin e autorëve të vrasjes së civilëve të Komunës së Malishevës gjatë viteve 1998-1999 nga ushtria dhe policia e shtetit të Serbisë.

Në Komunën e Malishevës, sipas Kastratit, janë vrarë afër 400 civil të pafajshëm, madje janë vrarë në mënyrën më mizore të mundshme dhe deri më sot, nuk është dënuar askush dhe nuk është zhvilluar asnjë proces gjyqësor për këto vrasje, as për dy masakrat e mëdha, atë të Burimit dhe të Gollubovcit.

“Edhe njëherë, shprehim shqetësimin tonë për këto veprime të pandërprera të Gjykatës Speciale dhe policisë së EULEX-it, për përndjekjen e luftëtarëve të lirisë dhe kërkojmë ndërprerjen e menjëhershme të këtyre arrestimeve të pakuptimta. Isni Kilaj, dhe të gjithë bartësit e luftës çlirimtare, janë të pafajshëm dhe të gjitha këto veprime të gjykatave, i konsiderojmë si veprime politike, që për qëllim kanë njollosjen e luftës për çlirim”, thuhet në reagim.

You Might Also Like

Zjarri tragjik në Maliq të Shqipërisë, ndërron jetë edhe 6-vjeçarja

Spiunazhi-lufta nën hije

Osmani takon Ministrin e Arabisë Saudite, flasin për bashkëpunim ekonomik

Qytetari thotë se u grushtua nga deputeti Zemaj dhe kërkon drejtësi

Osmani: Nëse nuk ka marrëveshje për qeveri, do t’i ftojë partitë

Kosova Times November 3, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Liverpool rrëmben trofeun EFL Cup, mposht Chelsean

Kosova Times Kosova Times February 25, 2024
Izraeli rrethon qytetin e dytë më të madh në Gazë
Gjykata në Shqipëri shpall fajtore nëntë gra të riatdhesuara nga Siria
Publikohet videoja e vrasësit të Kirkut. Historia e sloganeve transgjinore mbi plumbat vihet në dyshim
Suspendohen katër policë për rastin e vrasjes së gruas shtatzënë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?