By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 14 maj
May 14, 2025
Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025, Rama: Shndrit, shndrit
May 13, 2025
`Zjerm në Eurovision`, Kurti fton shqiptarët të votojnë
May 13, 2025
Rama dhe qeverisja e katert e tij,ne raport me Kosoven ?!
May 13, 2025
Kancelari gjermane nuk përjashton sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë
May 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Afganët trajtojnë sëmundjet me opium
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ballina 2 > Afganët trajtojnë sëmundjet me opium
Ballina 2Rajon / Botë

Afganët trajtojnë sëmundjet me opium

Kosova Times
Last updated: 2023/11/04 at 6:16 PM
Kosova Times Published November 4, 2023
Share
SHARE
Që nga sulmi i Hamasit në jug të Izraelit, më 7 tetor, autoritetet dhe disa organizata joqeveritare në shumë vende të botës kanë raportuar rritje të antisemitizmit.Ndërkaq, numri i madh i viktimave civile në Gazë, të shkaktuara nga sulmet hakmarrëse të Izraelit, i ka rritur edhe më shumë tensionet, shkruajnë mediat botërore.Një sërë incidenteshNë Llos Angjelles, një burrë duke bërtitur “vritni hebrenjtë”, ka tentuar të hyjë në një shtëpi familjare. Në Londër, disa vajzave në një shesh lojërash u është thënë se janë “hebraike të qelbura”. Në Kinë, postimet që i krahasojnë hebrenjtë me parazitë, vampirë apo gjarpërinj, janë duke u shumuar në rrjetet sociale dhe duke tërhequr mijëra “pëlqime”.Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, këta janë shembuj të incidenteve të antisemitizmit që janë rritur ndjeshëm në mbarë botën që nga sulmi i militantëve të Hamasit në jug të Izraelit, më 7 tetor, si dhe pas luftës që ka nisur pastaj Izraeli kundër këtij grupi në Rripin e Gazës.Në vendet ku ka të dhëna nga policia ose grupet e shoqërisë civile, përfshirë këtu Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Francën, Gjermaninë dhe Afrikën e Jugut, modeli është i qartë: numri i incidenteve antisemitike është rritur me disa qindra për qind që nga 7 tetori, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Shumica e incidenteve antisemitike përfshijnë abuzime verbale, fyerje ose kërcënime në internet, mbishkrime dhe dëmtime të pronave, bizneseve ose lokacioneve me rëndësi fetare hebraike, shkruan Reuters, duke shtuar se sulmet fizike përbëjnë, po ashtu, një pjesë të konsiderueshme.Incidenti më i rëndë antisemitik ka qenë sulmi në një aeroport në rajonin e Dagestanit të Rusisë, më 29 tetor, nga një turmë e zemëruar që ka bërë përpjekje t’i dëmtojë hebrenjtë, pas mbërritjes së një fluturimi nga Tel Avivi.Në përgjigje të këtij incidenti, rabini Alexander Boroda, president i Komuniteteve Hebraike në Rusi, ka thënë se ndjenjat kundër izraelitëve janë kthyer në agresion të hapur ndaj hebrenjve rusë.Në Buenos Aires, nxënësve të një shkolle të njohur hebraike u është kërkuar të mos i veshin uniformat e tyre të zakonshme, në mënyrë që të mos njiheshin lehtë, kanë thënë prindërit.Shkolla të tjera i kanë anuluar udhëtimet e planifikuara dhe aktivitetet jashtë ambienteve të tyre.Në Johanesburg, demonstruesit pro-palestinezë kanë marshuar në një zonë me një komunitet të madh hebraik, duke hequr fotografitë e pengjeve izraelite në Gazë nga muret e një qendre shoqërore.Në Kinë, ku autoritetet censurojnë vazhdimisht fjalë ose fraza që i konsiderojnë të ndjeshme në mediat sociale, nuk ka pasur asnjë tregues se ato kanë ndërmarrë ndonjë hap për të kufizuar shprehjen e zemërimit antisemitik në mediat sociale, vë në dukje Reuters.Përveç këtyre, siç shkruan Reuters në një artikull tjetër, incidente antisemitike janë regjistruar muajin e kaluar edhe në ShBA, Kanada, Brazil, Britani të Madhe, Francë, Gjermani dhe Holandë.Antisemitizmi në ShBAAntisemitizmi në ShBA po arrin “nivele historike” pas dhunës në Izrael dhe Gazë, citon BBC fjalët e drejtorit të FBI-së, Christopher Wray.Duke folur para Senatit amerikan më 31 tetor, Wray ka thënë se 60 për qind e të gjitha krimeve të urrejtjes me bazë fetare, i kanë në shënjestër hebrenjtë.Ai ka thënë se shifra ka të ngjarë të jetë rritur, për shkak të zemërimit të shkaktuar nga dhuna në Gazë.“Komuniteti hebre është duke u shënjestruar nga terroristët në të gjithë spektrin”, ka thënë Wray.Zyrtarët në të gjithë ShBA-në dhe në vende të tjera kanë vënë re rritje të madhe të kërcënimeve të drejtuara kundër hebrenjve, shkruan BBC, duke shtuar se, më 31 tetor, zyrtarët e Nju Jorkut kanë marrë në pyetje një person pas kërcënimeve ndaj studentëve hebrenj në Universitetin Cornell.Duke ofruar shembuj të kërcënimeve me të cilat përballet komuniteti hebre, Wray ka përmendur një burrë të arrestuar në Teksas, javën e kaluar, pas përpjekjeve të tij për të bërë një bombë dhe pas mbështetjes së shprehur për vrasjen e hebrenjve.Wray ka përmendur edhe një burrë tjetër, të arrestuar në Illinois, për vrasjen e një djali mysliman gjashtëvjeçar.“Racizëm me rrënjë”Një sondazh i kryer mes komuniteteve hebraike në Evropë ka treguar se 90 për qind e të anketuarve, besojnë se antisemitizmi po përkeqësohet, shkruan gazeta The Guardian.Shumë ekspertë të krimeve të urrejtjes flasin për ide të rrënjosura negative për hebrenjtë, të cilat, edhe pse gjithmonë të pranishme, dalin në sipërfaqe në momente të stresit social.Michael O’Flaherty, drejtor i Agjencisë së BE-së për të Drejtat Themelore, ka thënë se “momentet dramatike në shoqëritë tona provokojnë përgjigje antisemitike” dhe se “antisemitizmi është një racizëm i rrënjosur thellë në shoqërinë evropiane” që paraqet një kërcënim ekzistencial për komunitetin hebre në kontinent dhe për qëllimet themelore të Bashkimit Evropian.Të dhënat e fundit të mbledhura nga Lidhja Kundër Shpifjes (ADL) kanë zbuluar rritje për 300 për qind të incidenteve antisemitike në Austri.Një studim i kësaj organizate ka zbuluar, po ashtu, se qëndrimet antisemitike mbeten të rrënjosura në dhjetë vende evropiane, me rreth një në katër njerëz që kanë besime antisemitike, veçanërisht besime të rreme për hebrenjtë dhe paratë dhe se hebrenjtë kontrollojnë qeveritë.ADL-ja ka zbuluar se, midis gjashtë vendeve të anketuara në Evropën Perëndimore, Spanja mbetet vendi me nivelin më të lartë të qëndrimeve antisemitike – me 26 për qind të popullsisë me besime të gjera antisemitike – e ndjekur nga Belgjika (24 për qind), Franca (17 për qind), Gjermania (12 për qind) dhe Britania e Madhe (10 për qind). Në Holandë, vetëm 6 për qind e të anketuarve kanë shprehur pikëpamje antisemitike.Në Evropën Lindore, ADL-ja ka gjetur nivele të larta të besimeve antisemitike në Hungari (37 për qind) dhe Poloni (35 për qind).Në Mbretërinë e Bashkuar, policia e Londrës ka thënë se 218 krime të urrejtjes antisemitike, janë raportuar midis 1 dhe 18 tetorit, që do të thotë 13 herë më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Atmosferë e frikës akuteNdoshta që nga Holokausti, i cili ka shkatërruar rreth dy të tretat e komunitetit hebre evropian, hebrenjtë e Evropës nuk kanë jetuar në një atmosferë të frikës akute si sot, shkruan New York Times.Sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor ka zgjuar tmerrin e ndrydhur të popullatës hebraike.Në një tubim të mbajtur te Porta e Brandenburgut në Berlin, më 22 tetor, në mbështetje të Izraelit, presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier, ka thënë se “është e patolerueshme që hebrenjtë të jetojnë sot sërish në frikë”.Një javë pas sulmit të Hamasit, agjencia federale gjermane që monitoron antisemitizmin, ka dokumentuar 202 incidente – një rritje për 240 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.Në një fjalim më 22 tetor, kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë se është “i indinjuar” nga përhapja e urrejtjes antisemitike dhe se është e turpshme që policia, edhe një herë, duhet t’i mbrojë sinagogat dhe institucionet tjera hebraike.Frika është e dukshme në të gjithë kontinentin, shkruan New York Times, duke shtuar se tensionet “nga Britania në Itali” janë rritur ndjeshëm.Në Francë, e cila është shtëpi e komunitetit më të madh hebre në Evropë, sulmet antisemitike janë shtuar që nga sulmi i 7 tetorit me 819 vepra të regjistruara dhe 414 arrestime, ka thënë ministri i Brendshëm francez, Gerald Darmanin.Një pasqyrim i forcave shkatërrueseVala e urrejtjes globale, e drejtuar kundër hebrenjve, nuk duhet parë vetëm si reagim ndaj ngjarjeve në Lindjen e Mesme, por edhe si reflektim i forcave shkatërruese që po i copëtojnë shoqëritë amerikane dhe evropiane, ku stabiliteti dhe demokracia tashmë janë nën presion, sipas analizës së rrjetit televiziv CNN.Përpjekjet për t’i frenuar incidentet antisemitike, mund të jenë problematike, pasi terrori në Lindjen e Mesme vazhdon të shpaloset, raporton CNN, duke theksuar se skenat e masakrës në komunitetet palestineze, kërcënojnë ta gërryejnë më tej simpatinë publike për Izraelin jashtë vendit.Studimet akademike kanë treguar se antisemitizmi në ShBA shpesh shpërfaqet në kohë krize – gjë që tregon se është një forcë latente nënsipërfaqësore, që i duhet vetëm shtysa e një ngjarjeje për të dalë jashtë.Në një botë ideale, përfundon CNN, kritikat ndaj reagimit ushtarak të Izraelit në Gazë do t’i drejtoheshin vetëm Qeverisë së tij dhe jo hebrenjve në mbarë botën – shumë prej të cilëve e kundërshtojnë Qeverinë e linjës së ashpër të vendit.

You Might Also Like

`Zjerm në Eurovision`, Kurti fton shqiptarët të votojnë

Kancelari gjermane nuk përjashton sanksione të reja të ashpra kundër Rusisë

Sirianët në të gjithë vendin festojnë pasi Trump heq të gjitha sanksionet

Kandidati për kryetar bashkie në Meksikë qëllohet për vdekje, të gjitha filmohen drejtpërdrejt

Lituania vendos sanksione ndaj Dodikut

Kosova Times November 4, 2023
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

BE-së do t’i duhen deri në 800 miliardë euro në vit për të qenë konkurrues

Kosova Times Kosova Times September 10, 2024
Shërbimet franceze të inteligjencës arrestuan një çeçen 18-vjeçar në lidhje me përgatitjen e një sulmi terrorist në Lojërat Olimpike
Tepiq: Radoiçiq e kontrollin Vuçiqin dhe jo anasjelltas
I nxehti në Kosovë: Punëtorët në kulme e në skele
Kuvendi diskuton për dialogun Kosovë-Serbi
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?